LIVE UPDATES
Politike

“Karriera ime politike ende nuk ka filluar”, Meta: Shqiptarët duhet të bashkohen për të larguar një të marrë nga pushteti që të jetojnë të lirë

Gjatë intervistës, Meta ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se po ndjek një regjim ushqimor të caktuar.

10 May 2026, 11:36 Nga E.d
“Karriera ime politike ende nuk ka filluar”, Meta: Shqiptarët
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për emisionin "Më lër ta mbaroj" të Romeo dhe Donald Veshaj në X-Media. Gjatë intervistës, Meta ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se po ndjek një regjim ushqimor të caktuar. Meta tha se ditën e kalon duke lexuar libra, pasi kontaktet njerëzore i ka shumë të kufizuara. Ai shtoi se gjatë ditës bën ushtrime fizkie, informohet mbi aktualitetin dhe botën përmes televizorit dhe gatuan sa për konsum vetiak.

Ish-presidenti tha se kjo perjudhë kohe ka shërbyer si për reflektim dhe për të sistemuar kujtimet e të kaluarës sipas temave të ndryshme. Ai theksoi se reflektimi është në funksion të projektimeve për të ardhmen, për të cilën tha se ende ka filluar. I pyetur për marrdhënien e tij aktuale me Monika Kryemadhin, Meta zgjedh ti përgjigjet shkurt. Ai tha se që na maji i vitit 2024 nuk ka zhvilluar një komunikim me të.

Meta tha se më shumë forcë gjatë këtyre ditëve i jep patriotizmi, për të cilin tha se është burimi i fuqisë së tij. I pyetur se cili do të ishte mesazhi që do t'u jepte qytetarëve shqiptarë, Meta thotë se ata duhet të bashkohen për të larguar 'një të marrë' nga pushteti që të jetonë të lirë në vendin e tyre.

Intervista e Ilir Metës

Z.Meta, si është gjendja juaj shëndetesore aktualisht? Është komentuar se jeni dukur i dobësuar ne paraqitjen e fundit publike… a keni ndonje shqetësim konkret shëndetësor? A po merrni kujdesin e nevojshëm mjekesor gjatë qëndrimit në burg?

Shëndeti im kurrë nuk ka qenë më i mirë se këtë periudhë. Kjo shpjegohet me jetën e disiplinuar që i kam imponuar vetes dhe natyrisht edhe me kujdesin ndaj vetes, sidomos në aspektin e regjimit, ushqimit të përzgjedhur dhe stërvitjes fizike të vazhdueshme. Tensioni im si në mëngjes, si në drekë, si para stërvitjes dhe pas saj, mbetet gati fiks 7 – 11.

Si e përballoni stresin dhe presionin psikologjik ne këto kushte izolimi?

Këtu stresi është në nivelin zero, sepse ua theksova që në fillim parametrat e tensionit 7 – 11.
Po kështu edhe presioni psikologjik, pasi në jetën time kam përballuar situata shumë herë më të rënda dhe dramatike. Këtë periudhë e përjetoj si shkrimtar që ka marrë leje krijuese ose si një sportist që grumbullohet përpara një gare të madhe.

Si kalon një ditë tipike për ju në burg? Me çfarë aktivitetesh e mbani veten të angazhuar? A lexoni apo shkruani gjate kesaj periudhe? Nëse po, çfarë?

Dita kalon pa e kuptuar, shokët më të mirë janë librat pasi kontaktet njerëzore i kam shumë të kufizuara. Leximi dhe të shkruarit më merr pjesën më kryesore të kohës. Natyrisht që ndjek lajmet nga TV se çfarë ndodh këtu dhe në botë. Përveç ajrosjes edhe në qeli bëj disa herë në ditë stërvitje dhe ushtrime fizike. Natyrisht që edhe gatuaj vetë dhe pastroj. Pastrimi është shumë i mirë edhe për stretching. Nuk dua t’ju heq kuriozitetin për të lexuar librin tim të parë, ku do të kuptoni se cilët faktorë e kishin të domosdoshëm pengmarrjen time politike, e cila në fakt është gjeopolitike, pasi synonte dhe synon asgjësimin e faktorit më koherent për integrimin e vërtetë europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Por jo vetëm kaq, por edhe si bllokues edhe për shkak të detyrës si President të projektit për copëtimin e Kosovës që shitej nga Rama e Soros si projekt “amerikan” dhe “europian”, duke përdorur mbështetjen e Sorosit, fondacioni i të cilit kishte bërë edhe studimin e fizibilitetit për “shkëmbimin e kufijve” që nuk ishte i tillë, pasi kurrë tre komunat në Veri të Kosovës nuk do të këmbeheshin me tre komunat e Kosovës Lindore në Serbi (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë). Por “shkëmbimi” ishte mbulesa për të justifikuar gjymtimin e Kosovës dhe rrëmbimin e burimeve natyrore më vitale të saj. Asnjëherë në administratën amerikane nuk ishte diskutuar një ndryshim i tillë i politikës ndaj Kosovës. Por falë lobimit të fortë të Serbisë dhe Sorosit, disa diplomatë amerikanë në Departamentin e Shtetit u vunë në funksion të kësaj ideje destabilizuese për rajonin tonë, por edhe antiamerikane në thelb, pasi shteti i Kosovës ishte dhe mbetet një investim së pari i SHBA-ve. Këta diplomatë shfrytëzuan zëvendësimin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, të gjeneralit McMaster me ambasadorin Bolton dhe i shkëputën këtij një deklaratë shumë evazive për ta trumbetuar si mbështetje të Presidentit Tramp për shkëmbimin e kufijve.

Po kështu shfrytëzuan Znj. Mogherini atë kohë si shefe e politikës së jashtme të BE për të pranuar temën e “ndryshimit të kufijve”, e cila minon vetë themelet e krijimit të Bashkimit Europian. Por reagimet në Kosovë, Shqipëri (përveç Ramës) Berlin, Londër e vetë Uashingtoni kur e kuptuan se çfarë pasojash mund të vinin, e paralizuan atë projekt që ende sillet si fantazmë sot për t’u rishfaqur si alternativë nesër nëse rrethanat do të jenë të favorshme. Sepse është e qartë se në Serbi ndodhi një vrasje gjeopolitike në Mars 2003 siç qe ajo e Kryeministrit të atëhershëm Zoran Gjingjiç, i vetmi që kishte vizionin dhe vullnetin për ta nxjerrë Serbinë nga rrethi vicioz as Lindje, as Perëndim dhe që donte seriozisht ta integronte në Bashkimin Europian.

Që tëherë Serbia vetëm ka bërë manovra për t’i marrë fondet BE-së, por për t’iu shmangur anëtarësimit real, sepse nuk ka vullnet për të pranuar realitetin e ri që është shteti i Kosovës. Ndaj Serbia shpiku edhe “Ballkanin e Hapur” si një alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe vetë anëtarësimit në BE, i cili kërkon plotësimin e disa kritereve politike e në fushën e shtetit të së drejtës dhe ligjit që cmontojnë autokratët duke garantuar demokraci funksionale dhe llogaridhënie. Kjo është edhe arsyeja pse Rama u bë një ndjekës i “Ballkanit të Hapur”, e madje shtirej edhe si bashkëautor, kur de facto ishte vetëm një shërbëtor i idesë së projektuar në Beograd.
Mos harroni se qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës i kushtoi karrierën politike edhe Ministrit të Jashtëm socialist, Z. Bushati, përgjithmonë.

Ishin ata diplomatë amerikanë dhe europianë që mbështesnin “Ballkanin e Hapur”, ku në çdo samit ishte Aleks Soros që mbështetën kapjen antikushtetuese të “drejtësië së re” nga Edi Rama si domosdoshmëri që ky të zhdukte nga skena politike të gjithë kundërshtarët e tij politikë që mbronin interesat kombëtare. Ndaj edhe SPAK-u merrte direktivat nga Asambleja e PS nga Edi Rama për të arrestuar Berishën dhe Metën. Pra unë jam rrëmbyer si dikur Aldo Moro në Itali dhe mbahem peng vetëm për arsye gjeopolitike. Sepse nëse kjo do të ishte për ti shërbyer luftës kundër korrupsionit, Shqipëria do të ishte përmirësuar me 11 vende në renditjen e Transparency Internacional gjatë vitit të fundit dhe nuk do të ishte përkeqësuar me 11 vende siç e ritheksoi edhe dje rezoluta e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Si mund të akuzohet për korrupsion një politikan kur nuk ekziston asnjë fakt penal dhe asnjë akt, shkresë, vendim në cënim të ligjit apo interesit publik. Po kështu kur nuk i është sekuestruar asnjë qindarkë? Ndërsa për Edi Ramën do mjaftonte vetëm shkresa e tij për të shpallur fituese kompaninë e inceneratoarëve, që nuk ishte krijuar ende, që gjykata ta shpallte fajtor. E në këtë rast nuk ka nevojë fare as për hetim dhe as për dëshmitarë.

A keni pasur momente reflektimi për karrierën ose vendimet tuaja? A ka diçka që do ta kishit bërë ndryshe në të kaluarën?

Natyrisht që kjo periudhë shërben edhe për reflektim dhe sidomos për të sistemuar kujtimet e të kaluarës sipas temave të ndryshme. Por reflektimi është në funksion të projektimeve për të ardhmen, e cila për mua nuk ka filluar akoma. Unë këtë periudhë nuk e përjetoj si periudhë mundimi, por si periudhë trainimi për sfidat që më presin. Për të kaluarën nuk kam arsye të ndryshoj dicka, por për të ardhmen patjetër. Cilet jane miqte qe ju qendrojne afer ne keto kohe? Miqtë janë të pafund dhe ata pavarësisht se ku ndodhen, bëjnë më të mirën dhe unë u jam shumë mirënjohës për kujdesin e tyre pa zhurmë. A keni folur ne telefon me zotin Berisha?
Jo, pasi këtu nuk mund të flasësh as me Tedi Blushin që e kishte numrin të regjistruar dhe që prej një viti ia çregjistruan në mënyrë të paligjshme siç ka konstatuar edhe Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Por me Z. Berisha kemi qenë dhe mbetemi në komunikim.

Po kështu me Znj. Albana Vokshi që dua ta falenderoj për angazhimin e saj ndërkombëtar për çështjen time.
Apo me Z. Klevis Balliu që insistoi heroikisht derisa hyri brenda burgut.

Si po e përjeton familja juaj këtë periudhë? A keni mundësi të komunikoni ose takoheni rregullisht me fëmijet tuaj?

Me fëmijët dhe motrën takohem 4 herë në muaj normalisht. Me prindërit u bënë 20 muaj që nuk i kam takuar, pasi nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Por ata janë të fortë, pasi edhe prindërit e tyre kanë qenë shumë të fortë dhe kanë kaluar situate shumë më të vështira.

Si ështe sot marredhenia juaj me zonjën Kryemadhi? A keni pasur komunikim gjatë kësaj kohe?

Që nga Maji 2024 nuk kam asnjë komunikim.

Cfare ju jep me shumë force në këtë moment te vështirë?

Patriotizmi është burimi i fuqisë time të pashtershme. Po kështu vlerat e larta morale, jo vetëm të dy prindërve të mi, por në veçanti të dy gjyshërve të mi, të cilët kanë qenë burra të rrallë e shumë të respektuar. Besimi në të ardhmen është një burim tjetër i fuqisë time. Pa sakrifica, nuk ka begati. Cfare do te beni diten qe do dilni nga burgu? A e shihni veten serish aktiv ne politike? Karriera ime politike ende s’ka filluar. Gjithçka deri tani është vetëm një trainim për të Ardhmen.

A keni ndonjë mesazh për mbështetësit tuaj në këtë moment?

Kohët më të mira janë përpara nesh. Por ato vijnë duke lëvizur dhe jo duke pritur, duke luftuar dhe jo mënjanuar, duke besuar dhe jo justifikuar, duke marrë përgjegjësi dhe jo shpikur “alibi”.

Çfarë mesazhi do t’i jepnit qytetarëve shqiptarë sot?

Luftoni për fëmijët tuaj që të mos vriten në oborret e shkollave, që të mos drogohen pa e filluar jetën, që të mos ëndërrojnë largimin nga vendi, që të mos mbeten pa Atdhe. Zgjidhja është e thjeshtë, bashkohuni për të larguar një të marrë nga pushteti që të jetoni të lirë në vendin tonë të mrekullueshëm që duhet të ketë Diell për të gjithë shqiptarët./Dosja.al

ilir meta interviste burg

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin