LIVE UPDATES
Politike

Kathimerini: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin, Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej

Amerikanët dhe europianët ende nuk janë të bindur se çështja Beleri është çështje demokracie dhe sundimi të ligjit dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Për më tepër, me përjashtim të disa rezolutave të paraqitura dhe të koordinuara nga Greqia, asnjë organizatë serioze ndërkombëtare nuk është marrë me çështjen (si p.sh. komisioneri i lartë për pakicat kombëtare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë).

15 March 2024, 15:23 Nga h.k
Kathimerini: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin, Europa
Foto ilustruese

Nga Angelos Syrigos

GREQI-Gjërat gjykohen sipas rezultateve dhe në rastin e Fredi Belerit gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, qyteti me shumicë grekësh etnikë, në Shqipërinë e jugut do të qëndrojë në burg deri më 12 shtator 2024. Synimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është që gjyqi i apelit të përfundojë gjithashtu brenda shtatorit, në mënyrë që Beleri të dënohet njëherë e përgjithmonë dhe të skualifikohet.

Rama më pas mund të shpallë zgjedhje të reja në Himarë dhe shpreson që klima e frikës dhe formave të ndryshme të presionit të lejojë që të zgjidhet një kryetar bashkie që ai e pëlqen.

Amerikanët dhe europianët ende nuk janë të bindur se çështja Beleri është çështje demokracie dhe sundimi të ligjit dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Për më tepër, me përjashtim të disa rezolutave të paraqitura dhe të koordinuara nga Greqia, asnjë organizatë serioze ndërkombëtare nuk është marrë me çështjen (si p.sh. komisioneri i lartë për pakicat kombëtare në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë).

As në mediat ndërkombëtare të kalibrit të lartë nuk është shkruar asgjë për rastin. Edhe organizatat joqeveritare që kanë kaq shumë për të thënë për raste të tjera të ngjashme, nuk janë marrë me këtë çështje. Kryeministri shqiptar, praktikisht, ka ndjerë se nuk është nën asnjë vëzhgim ndërkombëtar. I vetmi presion që është ushtruar ndaj Shqipërisë ka qenë falë Greqisë dhe kjo ka pasur një kosto diplomatike.

Mirëpo, çështja Beleri ka të gjitha shenjat e një afere që duhet të zgjojë interesin e publikut ndërkombëtar. Interesat e mëdha ekonomike të financuara nga paratë e drogës shkelin sistematikisht – me bekimin e Ramës – pronat private në një zonë me bukuri të veçantë natyrore që është shtëpia e një pakice etnike. Një përfaqësues i këtij komuniteti kandidon për kryetar bashkie dhe arrestohet dy ditë para votimit me akuza të rreme.

Pavarësisht nga kjo atmosferë frikësimi, ai zgjidhet nga zgjedhësit e qytetit. Ai mbahet në burg për 10 muaj për një aferë prej 340 eurosh dhe i ndalohet të betohet si kryebashkiak. Gjyqi i tij është një parodi, por gjithsesi përfundon me një dënim për kryebashkiakun e zgjedhur nga një gjykatë e kryesuar nga një gjyqtar që dihet se ka hyrë ilegalisht në Greqi në të kaluarën. Ndërkohë, humbësi i zgjedhjeve vendore, njëherësh i zgjedhur i kryeministrit, vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Himarës. Është një rast shumë tërheqës, por ne ende nuk kemi arritur të bëjmë që dikush tjetër të interesohet.

Ndaj, tani që Beleri është dënuar, pyetja është se çfarë synon të bëjë Athina, sidomos pasi ne jemi në rrezik të konsiderohemi (siç jemi konsideruar në të kaluarën) si pjesë e problemit ballkanik. Greqia dhe Shqipëria kanë dy mosmarrëveshje kryesore. E para është zvarritur prej vitesh dhe ka të bëjë me të drejtat e minoritetit etnik grek dhe mbrojtjen e tyre. Roli i Ramës në aferën Beleri e ka rikthyer pa dashje çështjen në plan të parë. Mosmarrëveshja e dytë ka të bëjë me përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve, të cilat u rishfaqën pasi Tirana u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar në 2009.

Një rrugë që mund të ndjekë Athina është të mos i shkojë më thellë çështjes Beleri duke argumentuar se është një kauzë e humbur në të cilën nuk duhej të ishim përfshirë kurrë. E kemi bërë këtë në shumë raste me Shqipërinë në të kaluarën. Me shfaqje të vazhdueshme të "epërsisë europiane" ekstreme, ne kemi pranuar të gjitha llojet e tërheqjeve e lëshimeve, sepse i kemi siguruar interesat tona në çështje të tjera. Prej vitesh kemi supozuar se ishim vetëm disa hapa nga arritja e një lloj marrëveshjeje për zonat detare, duke e lënë çështjen të zvarritet. Madje ne e mbajtëm marrëveshjen e 2009 që të mos ratifikohej nga Parlamenti i Greqisë për hir të kësaj perspektive.

Ne shkuam edhe një hap më tej nën qeverinë SYRIZA-Grekët e Pavarur, duke bërë sikur kishim mashtruar disi shqiptarët dhe kishim nevojë për një marrëveshje të re, kur marrëveshja e 2009-ës është në fakt një paradigmë e përvijimit detar. Ajo tërheq kufirin midis brigjeve të dy vendeve; jep ndikim të plotë mbi ishujt në çdo juridiksion; është reciprokisht e dobishme duke zbatuar dispozitat e Ligjit të Detit në mënyrë të plotë; dhe konfirmon qëndrimet e vjetra të Greqisë në zonat detare. Për më tepër, është e qartë se Turqia qëndron pas vendimit të Shqipërisë për t'u tërhequr nga marrëveshja dhe kjo është arsyeja pse, nëse nuk ushtrohet presion serioz mbi Tiranën, një marrëveshje nuk do të arrihet kurrë.

Për sa i përket çështjes Beleri, e vetmja rrugë për palën greke është një politikë e udhëhequr nga parimet. Ne e humbasim besueshmërinë kur Shqipëria shkel parimet dhe detyrimet themelore dhe nuk ka pasoja. Për më tepër, Tirana nuk i kupton gjestet e vullnetit të mirë; i merr si shenjë dobësie. Nëse tërhiqemi në çështjet parimore si sundimi i ligjit, demokracia apo mbrojtja e të drejtave të pakicave, çfarë lloj mesazhi do t'i dërgonte kjo Turqisë (por edhe aleatëve tanë)?

Nëse e kufizojmë çështjen në sferën dypalëshe, do të jemi vërtet pjesë e problemit ballkanik. Është detyrimi ynë, pra, të nxjerrim në pah dimensionin e saj europian, por edhe t'i hedhim një vështrim të ri marrëdhënieve tona me Shqipërinë (dhe të shkundim pluhurin nga marrëveshja e nënshkruar e 2009-ës). Dhe një gjë tjetër: Për sa u përket parimeve, Rama është shndërruar në mënyrë të shpejtë në llojin e liderit me tipare autokratike të ngjashme me Rexhep Tajip Erdogan-in e Turqisë apo me Vladimir Putin-in e Rusisë, dhe Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej.

*Angelos Syrigos është një deputet i Demokracisë së Re dhe profesor i asociuar i së drejtës ndërkombëtare dhe politikës së jashtme në Universitetin Panteion të Athinës.

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin