LIVE UPDATES
Politike

Kërcënimet e Majlinda Bufit ndaj qytetarëve, Berisha e paralajmëron: Do të përgjigjesh deri në ditën e fundit të jetës, brenda do shkosh

Sali Berisha i premtoi se ajo do të paguajë për kërcënimet e saj ndaj qytetarëve dhe do të përfundojë në burg. 

7 May 2023, 18:58 Nga k.m.
Kërcënimet e Majlinda Bufit ndaj qytetarëve, Berisha e
Sali Berisha

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri i ka përcjellë një mesazh kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufit, e cila ka kërcënuar 2 persona për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, Berisha i premtoi se ajo do të paguajë për kërcënimet e saj ndaj qytetarëve dhe do të përfundojë në burg. 

"Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë,"-tha Berisha.

Në emisionin "Piranjat" janë shfaqur 2 audio-përgjime ku Bufi kërcënon një sanitare dhe një qytetar pasi nuk e kanë mbështetur atë në fushatë, por kanë shkuar në mitingun e kryedemokratit Sali Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS: 

Çfarë është Subashi i Fierit. Është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar në kadastrën e Sarandës, është me mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka fyerje më të madhe se kjo. A ka krim më të shëmtuar se kjo. Ajo është një kriminele, që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Po pse? Patosi nuk paska një socialist, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafias. Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën. Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë. Po në Mallakastër? Përfaqësuesi i Edi Ramës i cili u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi e moli me mafian e vet. Por këtu në rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetarët e këtij qarku do ti presin faturën ka vendosur edhe kandidaturat e Alibravës dhe Alibashës. Ajo është një turp i madh. Ata janë turpe politike sepse kanë kandiduar vetëm e vete për të mbështetur Edi Ramën, për shkak të lidhjeve në krim që Lulbrava dhe Alibasha kanë dhe me të cilat Edi Rama i mban peng. Unë i bëj thirrje qytetarëve, demokratëve; të gjitha votat për Edvar Kodhelin, Sofije Allushajn, Resmi Shanajn, Endrit Hazizaj. Sepse duke votuar për këta kandidatë ju keni votuar më së pari për veten tuaj. Ju keni votuar ndryshimin dhe ndryshimi në këtë rast do të thotë, rivendosje e pluralizmit, do të thotë me votën tuaj i rrëmbeni nga duart e zeza, një pjesë të pushtetit të grabitur, Edi Ramës. Duke votuar ndryshimin, votoni për liritë dhe të drejtat tuaja, para së gjithash, sepse duke kontrolluar çdo pushtet, asnjë shqiptar nuk ka më të drejta me këtë drejtësi të paralizuar. Por nesër rivendosja e pluralizmit do të krijojë krejt kushte të tjera për një funksionim të drejtësisë sipas ligjit, dhe funksionim i drejtësisë sipas ligjit do të thotë, liri dhe të drejta të garantuara për ju.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023 fushata 2023 majlinda bufi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin