LIVE UPDATES
Politike

“Kim hesht se është e korruptuar”, Berisha: Motër siameze e McGonigal për shkatërrimin e opozitës

Ambasadoren ai e cilësoi atë një motër siameze të ish-agjentit të akuzuar të FBI-së, Charles McGonigal.

7 February 2023, 21:15 Nga F.M
“Kim hesht se është e korruptuar”, Berisha: Motër
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është e korruptuar. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se Kim është pjesë e skenarit për shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës. Ambasadoren ai e cilësoi atë një motër siameze të ish-agjentit të akuzuar të FBI-së, Charles McGonigal.

“Kam me qindra fakte për këtë dhe unë jam sot këtu për t’u rikujtuar shqiptarëve se shpallja non e Sali Berishës, të cilin e kam deklaruar si një vendim të bazuar në lobim korruptiv të Edi Ramës e Soros. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk i di përpjekjet antikushtetuese e antiligjore, antidiplomatike të guvernatores Yuri Kim, njeriun që ajo donte kryetar opozite për të vendosur në kontroll të plotë opozitën e një vendi, e cila tani hesht. Kim hesht, sepse është sjellë si motër siameze me McGonigal, ashtu siç u korruptua McGonigal dhe u angazhua me fuqinë e postit të tij kundër opozitës po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme dhe pa princip për të shkatërruar opozitën shqiptare. E kam denoncuar me kohë, po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme ëpr të shkatërruar opozitën shqiptare.  Duke mos paraqitur dot shqiptsrëve dhe komunitetit ndërkombëtar qoftë edhe një provë të vetme, kur opozita ishte dhe është popullata më proamerikane, i tregoi barin, i bëhej thirrje për të mos votuar këtë apo atë. Kur emisarë vinin dhe thoshin se kishin dosje për t’ua sjellë. Mediat kanë denoncuar për vakancat e saj me qeveritarë dhe afër tyre, nuk mohohen këto dhe këto janë thënë publikisht disa herë. Nuk ka një Agron Nezë që të çojë paratë dhe të japë në restorant a parking, por korrupsioni ka qenë në forma të ndryshme. Kanë qenë veprime korruptive të mirëfillta që nuk shprehnin parimet e mëdha mbi të cilat është ndërtuar kushtetuta e SHBA. Pse hesht zonja tani? Ajo që u ka fol shqiptarëve detin e malet, për Enkelejdin e Lul Bashën, për Ramën e të gjithë ministrat me radhe, pse nuk u thotë një fjalë në këtë moment krize më të thellë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga Enver Hoxha me SHBA. A ka një detyrim ajo? Ajo nuk kishte respekt për shqiptarët, ndiqte një agjendë që synonte shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës, më të korruptuar. Ajo është pjesë e këtij skenari. Pjesë e këtij skenari është dhe Alastair King-Smith, ambasador i Britanisë së Madhe, që thërret gazetarë dhe u thotë se kush duhet dhe kush s’duhet të jetë në politikën shqiptare. Ky ndan shumë gjëra me Erjon Veliajn dhe Lul Bashën dhe ai është një siamez McGonigal në qëndrimet ndaj opozitës dhe shkatërrimit të saj. Nuk pranoj kurrë që një ambasador të sillet sikur është një koloni e vendit të tij, ky është një vend sovran. Dhe unë garantoj se ky ambasador me mbështetjen pa kushte që i ka dhënë regjimit dhe këtyre individëve është një shkak i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptarëve nga Shqipëria,"- tha Berisha. 

sali berisha yuri kim charles mcgonigal

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin