Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Enkelejd Alibeaj tha se do të donte që në sallë të ishte dhe ministrja në mënyrë që t'i drejtonin pyetje për çështjen që ajo akuzohet se ka shkelur ligjin.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin se edhe sot ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka munguar në Komisionin e ngritur për mandatin e saj. Në fjalën e tij, Alibeaj tha se do të donte që në sallë të ishte dhe ministrja në mënyrë që t'i drejtonin pyetje për çështjen që ajo akuzohet se ka shkelur ligjin.
"Seancën e kaluar, siç unë e kisha kërkuar duhet të operonim me dëgjesën e zonjës ministre. E thirrët zonjën Xhaçka, ka të drejtën e saj që të përfaqësohet nga një avokat. Kur jepet e drejat për të dëgjuar përfshihet e drejta për të bërë pyetje. Në mënyrë që të kuptojmë dhe ne nëse kemi të drejtë apo jo. Ju u ngritët ikët dhe kjo nuk iu bën nder. Së pari juve dhe më pas parlamentit. Të ikësh me bisht ndër shalë, nuk është pjesë e rregullores, nuk i shërben të vërtetës. E dëgjova me durim avokatin, por do të doja që t'i bëja disa pyetje. Të fshihesh nuk bëhet shërbim,"-tha ai në fjalën e tij.
Pse akuzohet ministrja?
Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".
Delina Ibrahimaj, ministre TIRANE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot nismën e qeverisë për aminist...
Komisioni i ligjeve TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zh...
Belind Kellici, deputet TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar sot se një tjetër kompani është e lidhur me çështje...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në ekspozitën e hapur në ...
Gjirokastër TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me qytetin e Gjirokastrës dhe dy muzetë e rinovuar, atë t&...
Aleanca për Mbrotjen e Butrintit TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Butrintit po proteston prej 12 orësh para Parlamentit. Ata protestojn&e...
Rudina Hajdari TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, ka komentuar deklaratwn e kryedemokratit Sali Berisha,...
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali TIRANË- Një debat i fortë me replika e ofendime ka sjellë përplasjen mes ministres Elisa Spiropal...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut...
Merita Hajdari TIRANË- Merita Hajdari, e cila prej vitesh mbledh kanaçe për të siguruar jetesën por së fundmi ka ...