LIVE UPDATES
Politike

"Korrupsioni shfaqet në mënyrë të përsëritur në raportet KE"/ Media spanjolle: Të akuzuarit e AKSHI-it thellojnë skandalin, zotërojnë kështjellë me vlerën e milionave eurove

Bazuar në hetimet e SPAK, media spanjolle rithekson se përgjegjës të AKSHI-t dyshohet se kanë manipuluar tenderë në favor të një grupi kriminal që ka përfituar kontrata me vlerë dhjetëra milionë euro, në këmbim të ryshfeteve.

18 September 2026, 14:04 Nga E.d
"Korrupsioni shfaqet në mënyrë të përsëritur
Edi Rama

SPANJA- Skandali i AKSHI-t vijon të tërheq vëmendjen e mediave të huja, nisur nga ngjarjet e fundit të cilat lidhen me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ermal Beqiraj në Francë. Në një artikull të gjatë dhe shpjegues, mediat spanjolle "La Voz de Galicia", shkruan Shqipëria ka një ministre të krijuar me Inteligjencën Artificiale për të luftuar korrupsionin, por ajo po hetohet pikërisht në lidhje me këtë të fundit. 

Artikulli shpjegon se Diellën e zhvilloi dhe e menaxhon AKSHI, por një vit më vonë autoritetet nisën hetimin për  një skemë të dyshuar korrupsioni në të. Shkrimi vëren se korrupsioni dhe veçanërisht parregullsitë në prokurimet publike, shfaqet në mënyrë të përsëritur në raportet vjetore të Komisionit Evropian për Shqipërinë. 

Bazuar në hetimet e SPAK, media spanjolle rithekson se përgjegjës të AKSHI-t dyshohet se kanë manipuluar tenderë në favor të një grupi kriminal që ka përfituar kontrata me vlerë dhjetëra milionë euro, në këmbim të ryshfeteve. Ajo që "trondit" median e huaj është fakti që Ermal Beqiraj zotëronte një kështjellë në Francë me vlerë rreth 2,6 milionë euro. 

Artikulli i plotë nga LA VOZ DE GALICIA

Qeveria e Shqipërisë ka një ministre të krijuar me Inteligjencën Artificiale për të luftuar korrupsionin. Emri i saj është Diella, që do të thotë “diell” në shqip, dhe po mbush një vit e rrethuar nga polemikat, me ironinë se agjencia që e zhvilloi atë po hetohet për një skemë të dyshuar manipulimi të tenderëve. Diella lindi si një chatbot me pamje femërore për t’i ndihmuar qytetarët të përdornin portalin elektronik e-Albania, por kryeministri socialist Edi Rama vendosi ta ngrinte në rangun e “ministres” në qeverinë e tij të katërt, të miratuar nga Parlamenti më 18 shtator 2025.

Diellën e zhvilloi dhe e menaxhon AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit të Shqipërisë, me teknologji të Microsoft dhe OpenAI. “Ministrja” nuk ka një ministri të pavarur me godinë, staf apo buxhet të vetin. “Nuk kam ambicie dhe as interesa personale”, deklaroi avatari femëror, i veshur me një kostum tradicional shqiptar, në një video të regjistruar paraprakisht dhe të shfaqur në dy ekrane të mëdha gjatë seancës parlamentare që miratoi qeverinë e katërt të Ramës.

Një vit më vonë, projekti është përballur me një realitet të pakëndshëm: Prokuroria shqiptare po heton një skemë të dyshuar korrupsioni në AKSHI, pikërisht institucioni përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e Diellës. Korrupsioni, dhe veçanërisht parregullsitë në prokurimet publike, shfaqet në mënyrë të përsëritur në raportet vjetore të Komisionit Evropian për Shqipërinë, vend kandidat për anëtarësim në BE.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përgjegjës të AKSHI-t dyshohet se kanë manipuluar tenderë në favor të një grupi kriminal që ka përfituar kontrata me vlerë dhjetëra milionë euro, gjoja në këmbim të ryshfeteve. Deri tani, nuk ka të dhëna që vetë platforma e Diellës të jetë përdorur për të kryer parregullsi.

Drejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u mor nën akuzë dhe u vendos në arrest shtëpie së bashku me persona të tjerë, ndërsa u akuzuan gjithashtu dy biznesmenë të lidhur me kompani teknologjike që kishin marrëdhënie tregtare me agjencinë. Njëri prej tyre u arrestua në Francë në korrik dhe hetuesit zbuluan më pas se ai zotëronte atje një kështjellë me vlerë rreth 2,6 milionë euro, sipas raportimeve të disa mediave.

Autoritetet kanë ngrirë gjithashtu më shumë se 40 milionë euro në prona, automjete, llogari bankare dhe para cash, ndërsa një zëvendësshef i Policisë së Tiranës u pezullua për dyshime se kishte mbrojtur rrjetin.

Një post pa përmbajtje

Përtej hetimit gjyqësor, një raportim i publikuar këtë muaj nga rrjeti Balkan Investigative Reporting Netëork (BIRN) arriti në përfundimin se, gati një vit pas emërimit të saj, ende nuk është e qartë se cili është në të vërtetë roli i Diellës në tenderët publikë.

Reida Kashta, drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, i shpjegoi BIRN-it se projekti “vazhdon të jetë në zhvillim” dhe se përgjegjësit mezi kanë përfunduar hartimin e specifikimeve teknike.

Partia Demokratike e opozitës e ka çuar gjithashtu në Gjykatën Kushtetuese çështjen se kush duhet të mbajë përgjegjësinë për vendimet që mund të marrë Diella.

“Pavarësisht se sa e avancuar është një IA, ajo do të jetë po aq e besueshme sa njerëzit që e menaxhojnë”, deklaroi përmes telefonit Ilir Kristaqi, ekspert i teknologjisë dixhitale që jeton në Tiranë, i cili konsideron se, për momentin, Diella nuk është shumë më tepër se një mjet promovimi për qeverinë.

“Në thelb, është një shërbim elektronik standard, të cilit i është dhënë një fytyrë njerëzore dhe një emër”, tha Kristaqi.

Eksperti theksoi se, në fund të fundit, duhet të ekzistojë një person konkret, me emër dhe mbiemër, që të mbajë përgjegjësi ligjore për vendimet e mundshme që mund të marrë Diella.

Përvetësim i paautorizuar i imazhit

Pamja e “ministres” virtuale ka shkaktuar gjithashtu problemet e veta ligjore.

Aktorja shqiptare Anila Bisha, zëri dhe fytyra e së cilës u përdorën për krijimin e avatarit të Diellës, paditi qeverinë në prill, duke deklaruar se kishte autorizuar përdorimin e tyre për një asistente të inteligjencës artificiale, por jo për të përfaqësuar një ministre.

Bisha pretendon se ka pësuar ngacmime që kur zbuloi ndryshimin e funksionit të avatarit, për të cilin kishte marrë vesh përmes një edicioni televiziv të lajmeve, dhe ka frikë se imazhi i saj mund të përdoret përsëri pa lejen e saj.

“Kam frikë se, me zhvillimin që ka arritur teknologjia, nuk e di më se në çfarë mënyrash të tjera mund të përdorin fytyrën dhe zërin tim”, deklaroi aktorja për Organized Crime and Corruption Reporting Project, një rrjet ndërkombëtar gazetarie investigative./Dosja.al

akshi media e huaj diella

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin