LIVE UPDATES
Politike

Konferenca Ndërqeveritare, Marta Kos: Shqipëria vendi i dytë që ka arritur të plotësojë piketat e ndërmjetme

Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërqeveritare, Kos u shpreh se janë hedhur hapa përparimi që shqiptarët të kenë një shtet të rregullt.

26 May 2026, 20:37 Nga E.d
Konferenca Ndërqeveritare, Marta Kos: Shqipëria vendi i dytë
Marta Kos

BRUKSEL- Komisonerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të plotësojë piketat e ndërmjetme. Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërqeveritare, Kos u shpreh se janë hedhur hapa përparimi që shqiptarët të kenë një shtet të rregullt.

Ajo theksoi se arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin dhe bën të mundur që Shqipëria të shkojë drejt rrugës për mbylljen e grupkapitujve. Kos vlerësoi edhe SPAK duke e cilësuar si një institucion flamurtar, i cili sipas saj mund të japë rezultate dhe mund të bëhet institucioni i besueshëm.

"Ishte një nder dhe privilegj kaq i madh të kryesoja sot Konferencën e 8 për anëtarësimin me Shqipërinë me kryeministrin Rama dhe komisioneren Kos. Gjatë presidencës së Qipros, Këshilli ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë për grup kapitullin e themeloreve mbështetur në raportin e vlerësimit të piketave të ndërmjetme të Komisionit Europian dhe në vijim të këtij vlerësimi Konferenca sot e anëtarësimit doli në përfundimin që Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grup kapitullin e themeloreve. Kjo është një arritje vërtetë domethënëse dhe një vlerësim i rëndësishëm i përpjekjeve të qëndrueshme për reforma të Shqipërisë dhe angazhimit politik nga Shqipëria në rrugëtimin e saj europian.

Ky gur kilometrik e lejon Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit dhe në momentin kur të plotësohen kushtet përkatëse ne të nisim të mbyllim provizorisht kapitujt. E kemi thënë hera herës që zgjerimi është një përparësi strategjike për presidencën e Qipros dhe që ne do të jepnim rezultate dhe është pikërisht ajo çfarë po bëjmë sot. Ne besojmë thellësisht te zgjerimi si një prej politikave më transformuese të BE dhe jemi për rrjedhojë veçanërisht të kënaqur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë po ecën përpara në mënyrë vendimtare e të përhershme në përputhje të plotë me qasjen të bazuar në meritë të BE me vlerësim rigoroz dhe të drejtë dhe me kushtëzim rigoroz dhe të drejtë.

E sotmja kështu është dhe një shenjë e angazhimit tonë të palëkundur për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Do doja të përgëzoja qeverinë shqiptare, autoritetet, institucionet dhe qytetarët për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre për të çuar përpara reformat, reforma të vështira. E dimë që procesi i anëtarësimit është një rrugëtim i mundimshëm, por një rrugëtim që ia vlen dhe që kanë dëshmuar një angazhim kaq të qartë ndaj një të ardhmeje të përbashkët europiane.

Në të njëjtën kohë konferenca e sotme shënjon fillimin e një faze të re ndoshta dhe më sfiduese dhe kërkuese të procesit të anëtarësimit sepse grup kapitulli i themeloreve mbetet në themel të negociatave. Progresi në këtë fazë nuk matet vetëm me miratimin e reformave apo të legjislacionit por gjithmonë e më tepër me zbatimin e tyre efektiv me një bilanc të konsoliduar dhe të besueshëm dhe nga rezultatet të prekshme të cilat janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. Kjo nënkupton përpjekje të vazhdueshme për të forcuar shtetin e së drejtës, për të garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshi të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe për të garantuar që institucionet demokratike të funksionojnë efektivisht dhe me transparencë.

BE pret me padurim për të vazhduar këtë vrull reformash nga Shqipëria me të njëjtën vendosmëri që e ka sjellë Shqipërinë në këtë gur kilometrik kaq të rëndësishëm sot. Në këtë drejtim arritja e sotme përfaqëson si vlerësimin e përparimit që është bërë si dhe nisjen e fazës tjetër. Komisioni Europian mbetet tërësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit dhe presidenca e Qipros do të vazhdojë të punojë deri ditën e fundit të presidencës së vet me të njëjtën përkushtim dhe me të njëjtën shpejtësi. Konferenca e sotme dëshmon edhe një herë që politika e zgjerimit jep rezultate konkrete kur reformat nga partnerët për zgjerimin ndiqen me vendosmëri, transparencë dhe besueshmëri," tha Kos./Dosja.al

marta kos be shqiperia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin