LIVE UPDATES
Politike

"Kulmi i korrupsionit"/ HuffPost: Rama krijoi Diellën për t’i dhënë fund ryshfetit, por krijuesit e saj arrestohen për korrupsion

Në artikull thuhet më tej se, Shqipëria donte t’i shiste botës një ide të fuqishme, të përdorte inteligjencën artificiale për të ulur korrupsionin struktural të shtetit, por kjo nuk u arrit. HuffPost thekson gjithashtu se misioni i saj ishte të ulte ryshfetet dhe të bënte më transparente prokurimet publike, por problemi është se vetë agjencia shtetërore, që e zhvilloi, tani është nën hetim për korrupsion të dyshuar.

28 January 2026, 22:23 Nga E. D
"Kulmi i korrupsionit"/ HuffPost: Rama krijoi Diellën për
Edi Rama

TIRANË- Gazeta HUFFINGTON POST i ka kushtuar një artikull vendit tonë, këtë herë duke u ndaluar tek korrupsionet në qeverinë e Ramës. HuffPost shkruan se të krijosh një inteligjencë artificiale (IA) për të luftuar korrupsionin dhe pastaj të dalë e përfshirë në një skandal ryshfeti, ky është ‘kulmin e korrupsionit’.

Në artikull thuhet më tej se, Shqipëria donte t’i shiste botës një ide të fuqishme, të përdorte inteligjencën artificiale për të ulur korrupsionin struktural të shtetit, por kjo nuk u arrit. HuffPost thekson gjithashtu se misioni i saj ishte të ulte ryshfetet dhe të bënte më transparente prokurimet publike, por problemi është se vetë agjencia shtetërore, që e zhvilloi, tani është nën hetim për korrupsion të dyshuar.

Gazeta thekson se nuk ka metrika të qarta për të matur sa ka ulur korrupsionin Diella. Pra, sistemi është dizajnuar për të parandaluar, jo për të zbuluar krime të kryera tashmë dhe kjo mungesë të dhënash e vështirëson vlerësimin e ndikimit të saj real përtej mesazhit politik. Në fund, HuffPost shkruan se Shqipëria vazhdon të përpiqet të bindë Europën se është serioze dhe diella është pjesë e tregimit, por faktet dhe hetimet gjyqësore peshojnë më shumë se çdo avatar.

Artikulli i HUFFINGTON POST: 

Shprehja e famshme “cili është kulmi i…?” mund të aplikohej pikërisht në këtë rast. Të krijosh një inteligjencë artificiale (IA) për të luftuar korrupsionin dhe pastaj të dalë “e përfshirë” në një skandal ryshfeti. Dhe, sigurisht, IA-të krijohen për momentin nga njerëzit, që nga natyra janë të korruptueshëm. Kjo është ajo që ndodhi në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama u bë protagonisti i këtij rrëshqitjeje që do të mund të shërbente për një komedi-triller futuristike.

Shqipëria donte t’i shiste botës një ide të fuqishme: të përdorte inteligjencën artificiale për të ulur korrupsionin struktural të shtetit. Projekti kishte emër: Diella, një avatar virtual i prezantuar si “ministrja” e parë e krijuar nga IA në botë. Misioni i saj ishte të eliminonte ndërmjetësit, të ulte ryshfetet dhe të bënte më transparente prokurimet publike. Problemi është se vetë agjencia shtetërore, që e zhvilloi, tani është nën hetim për korrupsion të dyshuar.

Rasti është kthyer në një paradoks të vështirë për t’u injoruar. Ndërsa Diella promovohej në forume ndërkombëtare si shembull i inovacionit institucional, drejtuesit kryesorë të Agjencisë Kombëtare të Informacionit organi që menaxhon infrastrukturën digjitale të shtetit u vunë nën arrest shtëpiak, të akuzuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal që supozohet se ka manipuluar tenderët publikë përmes intimidimit.

Diella, fytyra digjitale e luftës kundër korrupsionit

Skena është mjaft bizare. Diella u shfaq publikisht e veshur me kostum tradicionale, me një estetikë të dizajnuar me kujdes dhe një fjalim të kujdesshëm. Madje arriti të merrte pjesë në Parlamentin shqiptar në vjeshtë, duke mbrojtur rolin e saj pas kritikave mbi kushtetutshmërinë e veprimtarisë së saj.

“Nuk jam një qenie njerëzore,” thoshte ajo në një video institucionale, “nuk kam interesa personale; vetëm të dhëna, algoritme dhe objektivin për të shërbyer qytetarët në mënyrë të paanshme”.

Në praktikë, avatar-i funksionon si një ndërfaqe digjitale për shërbime administrative: kërkesa për dokumente, takime dhe shërbime publike. Qëllimi është të eliminohet kontakti njerëzor që gjatë dekadave ka favorizuar pagesën e ryshfeteve për të përshpejtuar proceset.

Sipas qeverisë, hapi tjetër do të jetë që Diella të vlerësojë ofertat në konkurse publike bazuar ekskluzivisht në të dhëna objektive, me sisteme të auditueshme. Projekti u nxiti drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, që qeveris që nga 2013 dhe ka bërë luftën kundër korrupsionit një nga shtyllat e fjalimeve të tij, sidomos përpara Brukselit.

Korrupsioni, kusht kyç për integrimin në BE

Ulja e korrupsionit nuk është një premtim elektoral i zakonshëm. Është një kusht eksplicit që Shqipëria të përparojë në procesin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas raporteve të BE-së, vendi ka shfaqur “disa përparime”, por korrupsioni mbetet “i përhapur në sektorë të cenueshëm”, sidomos në prokurimet publike, ndërtim dhe turizëm.

Një raport i BE-së i nëntorit vlerësonte përparime të një prokurorie speciale të krijuar në 2019 për të ndjekur korrupsionin e nivelit të lartë. E njëjta njësi po heton Agjencinë Kombëtare të Informacionit, përgjegjëse direkt për zhvillimin dhe operimin e Diellës.

Të dhënat zyrtare japin një kontekst. Në 2024, prokuroria bëri ndalime paraprake për rreth 2.800 persona, por vetëm 14 raste lidhen me korrupsion publik. Megjithatë, hetimet kanë përfshirë figura të nivelit të lartë: një ish-president, kryebashkiakun e Tiranës dhe një zv.kryeministre me peshë politike brenda partisë së Ramës.

Dilema politike dhe kufijtë e IA-së

Rama ka mbrojtur publikisht pavarësinë e prokurorisë, edhe pse pranon tensionet. Shqipëria ka një nga normat më të larta të arrestimeve parandaluese në Evropë, një fakt që shqetëson organizatat e të drejtave të njeriut.

Kryeministri insiston se lufta kundër korrupsionit është e papërsosur, por e nevojshme. “Nuk mund të planifikohet gjithçka,” ka thënë me ironi duke folur për kalendarin e anëtarësimit në BE, sipas deklaratave që përcolli New York Times.

Rasti Diella shton një shtresë tjetër në debat: a mund të jetë vërtet i pavarur një mjet inteligjence artificiale nëse ata që e programojnë janë nën dyshim? Ekspertët e qeverisjes paralajmërojnë një rrezik të dukshëm: një sistem i tillë mund të trajnohet me të dhëna të paragjykuara ose të programohet për të injoruar disa sinjale mashtrimi.

Andi Hoxhaj, profesor i Drejtësisë dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor në King’s College të Londrës, e përmbledh me kujdes: avatar-i lejon qeverinë të thotë BE-së se e kupton problemin dhe po përpiqet ta adresojë. Por historiku i Shqipërisë mbetet “problematik”.

Zgjidhje reale apo ekspozitë teknologjike?

Nuk ekzistojnë metrika të qarta për të matur sa ka ulur korrupsionin Diella. Sistemi është dizajnuar për të parandaluar, jo për të zbuluar krime të kryera tashmë. Kjo mungesë të dhënash e vështirëson vlerësimin e ndikimit të saj real përtej mesazhit politik.

Megjithatë, ka një element të rëndësishëm: hetimi ndaj agjencisë që kontrollon Diellën nuk është fshehur dhe nuk është ndalur. Për disa analistë, kjo tregon se shteti shqiptar po fillon të kuptojë se korrupsioni nuk luftohet vetëm me teknologji apo me gjeste simbolike, por me institucione që funksionojnë, edhe kur fokusi bie tek vetë qeveria.

Shqipëria vazhdon të përpiqet të bindë Europën se është serioze. Diella është pjesë e tregimit. Por faktet dhe hetimet gjyqësore peshojnë më shumë se çdo avatar./Dosja.al

edi rama diella

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin