LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike në Kosovë/ Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kishin propozuar Sejdiun si kandidat të përbashkët më 31 gusht. Por, një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së u shprehën kundër kandidaturës së tij.

30 September 2026, 13:49 Nga G.M
Kriza politike në Kosovë/ Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për president, pavarësisht tërheqjes së tij nga gara. Ai kërkoi takime të reja me opozitën gjashtë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu nga marrëveshja”, tha Kurti në një konferencë për media.

LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kishin propozuar Sejdiun si kandidat të përbashkët më 31 gusht. Por, një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së u shprehën kundër kandidaturës së tij. Sejdiu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-diplomat, njoftoi tërheqjen më 14 shtator, duke përmendur mungesën e mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe përplasjet e brendshme politike. Kurti, ndërkaq, e interpretoi vendimin e Sejdiut si të kushtëzuar nga situata e krijuar pas moszbatimit të marrëveshjes, për të cilin fajësoi gjashtë deputetët e LDK-së.

“Nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi marrëveshje politike dhe unë besoj që duhet ta respektojmë atë”, tha ai, duke shtuar se partia e tij nuk ka emër tjetër.

Kurti nuk sqaroi nëse kishte biseduar me Sejdiun për një rikthim të mundshëm në garë apo nëse ai ishte i gatshëm të kandidonte sërish. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Sejdiun për ta pyetur nëse është i gatshëm të rikthehet në garën për president dhe është në pritje të përgjigjes.

Takime të domosdoshme, por pa datë të caktuar

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 shtatorit, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Kosova rrezikon zgjedhje të reja nëse deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin kreun e shtetit brenda këtij afati. Kurti tha se është në komunikim të drejtpërdrejtë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Megjithatë, ai tha se nuk ishte takuar me ta më 29 dhe 30 shtator dhe nuk njoftoi ndonjë datë për takimin e ardhshëm.

“Është e domosdoshme që të kemi takime të reja”, tha ai.

Optimizmin për një marrëveshje Kurti e lidhi me miratimin, më 28 shtator, të deklaratës së Kuvendit për gjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Deklarata mori 99 vota për. Sipas tij, ky dakordim dëshmon se partitë mund të bashkëpunojnë edhe më tej, ndërsa hyrja në rivalitete të ashpra zgjedhore do t’u shërbente kundërshtarëve të Kosovës.

“Prandaj duhet të ketë takime dhe unë besoj që do të mund të ulemi, diskutojmë dhe dakordësinë e së hënës ta vazhdojmë edhe më tej”, tha Kurti.

Ai kërkoi që bisedimet të zhvillohen mes udhëheqësve politikë dhe që rezultatet të bëhen publike më pas.

“Garanci nuk ka, por vullnetin e kam parë”, tha ai.

Zgjedhja e presidentit të Kosovës ka qenë në qendër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të parakohshme në qershor. Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor, atëherë vendi do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të katërt në dy vjet.

Përgjigjja për nismën e PDK-së pritet këtë javë

PDK-ja e ka lidhur vazhdimin e diskutimeve për presidentin me miratimin e projektligjit të saj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Pas takimit me Kurtin më 27 shtator, Hamza kishte thënë se nuk kishin diskutuar emra konkretë për president.

“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera”, kishte deklaruar ai një ditë më pas.

I pyetur nëse PDK-ja kishte ofruar mbështetje për presidentin në këmbim të miratimit të ndryshimeve ligjore, Kurti tha se nuk kishin diskutuar “këmbim e shkëmbim as të pozicioneve, as të qëndrimeve”. Për nismën e PDK-së, e cila i është dërguar Qeverisë për mendim më 25 shtator, Kurti tha se vlerësimet juridike dhe financiare pritet të përfundojnë brenda kësaj jave. Sipas tij, Zyra Ligjore e Kryeministrisë ka kërkuar mendim nga Ministria e Drejtësisë dhe vlerësim financiar nga Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave.

“Menjëherë mandej do t’ia japim përgjigjen Kuvendit të Republikës dhe aty do të vazhdojë më tutje procedura”, tha ai.

Ai përsëriti kritikat ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilin e cilësoi të padrejtë. Kurti kërkoi një strategji të përbashkët shtetërore dhe angazhim të ekspertizës juridike për procesin e apelit.

Ndërkohë, LDK-ja është shprehur e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit. Shefja e grupit të saj parlamentar, Jehona Lushaku, tha më 28 shtator se partia nuk ishte në pozitë të deklarohej pro apo kundër një kandidati, por kishte vullnet për zgjidhjen e çështjes. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar takimet me Kurtin për presidentin. Deputeti i saj, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin se synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja./REL

albin kurti bekim sejdiu lvv rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin