LIVE UPDATES
Politike

Lapaj: Në shtet prishin pajisjet që t’i çojnë pacientët qëllimisht në privat

Ai tha se kjo bëhet sepse në privat shërbimet ofrohen, por me çmime shumë të larta.

19 October 2023, 23:00 Nga r.ll
Lapaj: Në shtet prishin pajisjet që t’i çojnë
Adriatik Lapaj

TIRANË-Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar i revoltuar lidhur me sistemin shëndetësor në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Lapaj ka deklaruar se në shtet prishin pajisjet për t’i çuar pacientët qëllimisht te privati. Sipas Lapajt kjo bëhet sepse në privat shërbimet ofrohen, por me çmime shumë të larta.

Pjesë nga intervista:

Lapaj: Këtu nuk bëhet fjalë se sa dënohen me gjoba përgjithësisht, bëhet për vlerat e dëmshpërblimit nga pas.

Duma: Dëmshpërblimin, paraprirjen e situatës…

Lapaj: Ajo po e po, por po themi për vlerën e dëmit. Paraprirjen, do të ndodhë gjithmon të ketë raste të tilla sepse ka një marzh ajo që ndodh. Ka një marzh dëmi.

Duma: Por e gjithë çështja e sistemit të mirë është të ul marzhin.

Lapaj: Ne nuk kemi një sistem që merr masat sepse me mjekim të pakujdeshëm ti e kishe gjobë deri në 5 vite burg, dhe në përgjithësi me gjobë janë dënuar. Për neglizhencën e ke gjobë deri në 1 vit, kur pacienti vdes e ke gjobë deri në dy vite. Pra nuk është çështja se sa dënohen penalisht, por familjet nga pas. A e gjejnë ato drejtësinë, në kuptimin që dikush të mbajë përgjegjësi qoftë penale, qoftë edhe të dëmit financiar. Që do të thotë që mungon një ligj që të bëjë sigurimin e përgjegjësisë profesionale, çka tregon se ai mjeku kur te shkojë në punë do të jetë i siguruar dhe ai qytetari kur i ndodh dëmi nuk ka pse rri gjyqeve 14 vjet, por të shkojë si zotëri me gjithë fatkeqësinë që i ka ndodhur dhe të marrë dëmin.

Duma: Pra sistemi nuk e ka sigurimin, pavarësisht se shqiptarët paguajnë 1 herë e dy herë e 20 herë. 72%…

Lapaj: Po mor po, paguajnë edhe ato dëmet që vijnë nga spitali. Por ato dëmet e di sa shkojnë? 500 mijë euro – 600 mijë euro një dëm.

Duma: Por po flasim për 35 milionë lekë të vjetëra në rastin konkret.

Lapaj: Po pra po, por këto rastet me humbje jete shkojnë sepse janë me unifikues domethënë.

Duma: Adriatik, të flasim për rastin konkret. Pacienti ka qëndruar me fasho brenda trupit.

Lapaj: Po të kishte humbur jetën, do të ishte vlera shumë më e madhe.

Duma: Në këtë rast një spital privat nuk paguan dot 35 milionë lekë të vjetëra?! A ka mundësi që publiku shqiptar të pranojë agumentimin e deri më tanishëm që meqënse nuk janë në buxhet dhe do të falimentojë sistemi, ata do t’u thonë familjarëve të viktimës që ai/ajo humbi jetën, por do na prisni për t’u dëmshpërblyer sepse ne s’kemi buxhet. Që do të na prisni s’është njëra gjë, por ju do të na prisni pa asnjëlloj afati…

Lapaj: Ajo që unë po them është se çdo spital, qoftë publik apo privat, po të miratohet ky ligji që po them për sigurinë e përgjegjësisë profesionale, nuk shkon më t’i marrësh lekët as tek spitali i shtetit dhe as tek i privatit ku ndodh dëmi, por shkon në siguracion. Nëse është i siguruar mjeku, në momentin që ai kryen dëmin njerëzor, t’i shkon dhe i merr të ardhurat tek siguracionet ashtu sikurse ndodh në rastin e sigurimit të dëmeve të makinës. Përveç këtyre, ajo që ndodh sot dhe që është traumatike apo mund ti vini çfardo emri që doni, është se në shtet sot të prishen pajisjet e rëndësishme me qëllim që njerëzit të shkojnë tek privati. Kjo bëhet sepse në privat këto shërbime ofrohen, por me çmime shumë të larta.Po ju jap një shembull, tromaektomia për personat që pësojnë hemorragji cerebrale ka 3 vite që nuk punon në shtet. A e dini sa kushton në privat? 20 mijë euro. Kyriterapia, pra një radioterapi që bëhet për sëmundjet kancerogjene, është i prishur sot në shtet. E thotë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe njerëzit – bëhet fjalë për 600 pacient – po rrinë pa e marrë këtë shërbim duke shkuar drejt varrit. Ortavoltazhi për tumoret e lëkurës, melanomat, është i prishur sot në shtet e thotë edhe KLSH-ja dhe 200 pacient sot në Shqipëri nuk po e marrin këtë shërbim. Ata detyrohen të shkojnë tek private, nëse nuk përballojnë dot kostot, shkojnë tek varri. 

adriatik lapaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin