LIVE UPDATES
Bota

"Lavdërim nga Presidenti i Komisionit Evropian!" Analiza: A po e inkurajon BE Serbinë të sillet në mënyrë agresive?

Sulmet e fundit në Kosovë ende nuk janë zbardhur. Por një gjë është e qartë, Beogradi nuk është i interesuar për stabilitet në Kosovë. Ndërsa BE po "vëzhgon" gjendjen.

8 December 2024, 10:34 Nga M.B
"Lavdërim nga Presidenti i Komisionit Evropian!" Analiza: A po e
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Javën e kaluar, Republika e Kosovës përjetoi një seri sulmesh: së pari, granata dore shpërthyen pranë stacionit policor të Kosovës në Zveçan në veri të vendit, i populluar kryesisht me serbë. Disa ditë më vonë, një granatë dore shpërtheu në bashkinë e Zveçanit. Menjëherë pas kësaj, një shpërthim dëmtoi një kanal të rëndësishëm uji jo larg qytetit të Mitrovicës, i cili është i rëndësishëm për furnizimin me ujë të banorëve të veriut të Kosovës dhe për ftohjen e termocentralit.

Ende është e paqartë se kush qëndron pas sulmit. Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësi. Por sulmi në kanalin Ibër-Lepenc u dënua nga Bashkimi Evropian si një "sulm terrorist": "Është një akt i neveritshëm sabotimi kundër infrastrukturës kritike civile të Kosovës," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së në largim, Josep Borrell.

Pavarësisht nga rezultati i hetimeve, mund të thuhet se nga viti 2022 ka pasur një sërë veprimesh dhe kërcënimesh të dhunshme nga Serbia kundër Kosovës. Në shtator të vitit të kaluar, një grup paraushtarak i infiltruar nga Serbia dhe i armatosur me armët e forcave të armatosura serbe sulmoi policët e Kosovës. Një polic dhe tre sulmues u vranë në një "akt terrorist" të dënuar nga BE. Brukseli kërcënoi me sanksione, por kaq ishte. Më vonë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i zhvendosi forcat e tij të armatosura afër Kosovës. Vetëm ndërhyrjet e SHBA-së dhe NATO-s e detyruan Vuçiqin të ndalonte tanket e tij. Një skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe në dhjetor 2022.

"Bota serbe"

Gjatë ndërmjetësimit të BE-së në mars 2023, Vuçiqi dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ranë dakord verbalisht për të përmirësuar marrëdhëniet. Në të njëjtën mbrëmje, i pyetur se kur do të nënshkruhet marrëveshja, Vuçiç tha në televizion: "Kam dhimbje të padurueshme në dorën time të djathtë, e unë mund të nënshkruaj vetëm me dorën time të djathtë. Pritet që këto dhimbje të zgjasë edhe në katër vitet e arshshme".

Në maj të vitit 2023, pasuan sulmet serbe ndaj forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR-it, në të cilat u plagosën 90 ushtarë, disa prej tyre rëndë. Pasi KFOR-i u rrit në gati 5000 ushtarë në fund të vitit të kaluar, dhuna në Kosovë u zvogëlua.

Në qershor të vitit 2024, në Beograd u mbajt një konferencë ndërqeveritare nën udhëheqjen e Vuçiç me qëllim zbatimin e konceptit "Bota Serbe". Nocioni bazohet në termin "Bota Ruse". "Bota Serbe" është një përshkrim i ri i projektit "Serbia e Madhe" që presidenti serb Slobodan Millosheviç zbatoi gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990, domethënë bashkimin e të gjitha zonave të banuara nga serbët.

Lavdërim nga Presidenti i Komisionit Evropian

Në prill të vitit 2024, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Christopher Cavoli, paralajmëroi urgjentisht për konflikte të reja të armatosura në Ballkanin Perëndimor. Rusia, tha ai, po përdor aktorët serbë për të ndezur tensionet në rajon dhe për t'i kthyer grupet e ndryshme etnike kundër njëri-tjetrit. "Sulmet ndaj policëve të Kosovës dhe grumbullimi i trupave serbe në kufirin me Kosovën veriore përfaqësonin kërcënimin më të madh të dhunës ndërshtetërore që nga fundi i luftës së vitit 1999 dhe demonstruan një nivel shqetësues kërcënimi në rajon," tha Cavoli.

Këto ngjarje nuk u diskutuan gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe bisedës me Vuçiqin në Beograd në tetor 2024. Vuçiç dhe qeveria e tij u lavdëruan dhe u shpërblyen në mënyrë eksplicite: Von der Leyen konfirmoi se Vuçiç kishte bërë një "punë të shkëlqyer" me një " program të shkëlqyer të reformave” dhe paralajmëroi ndihmë financiare për Serbinë në qindra milionë euro.

"I dashur Aleksandar," tha von der Leyen, "ju keni treguar se jeni të vendosur të nxisni për reforma, veçanërisht në aspektin e shtetit ligjor dhe demokracisë. Ju keni treguar se fjalët tuaja pasohen nga vepra!"

Modaliteti hibrid

Lavdërimet e presidentit të BE-së janë në kontrast të plotë me analizat e shumta të instituteve dhe organizatave joqeveritare të njohura. Sipas Projektit Botëror të Drejtësisë, Serbia renditet e 94-ta midis Beninit dhe Kinës për sa i përket sundimit të ligjit. Të gjitha vendet e krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë janë në pozitë më të mirë, ndër to edhe Kosova, e cila është në vendin e 58-të. Sipas Transparency International, Serbia renditet e 104-ta nga 180 vende në indeksin e korrupsionit. Dhe Human Rights Watch përshkruan një pamje të zymtë të lirisë së medias dhe vëzhguesit e zgjedhjeve i kanë kritikuar zgjedhjet e dhjetorit 2023 - si as të lira dhe as të drejta. Freedom House e ka quajtur prej kohësh regjimin serb "hibrid", do to thotë diçka  midis demokracisë dhe autokracisë.

Qeveria serbe aktualisht po merr masa shtypëse kundër shoqërisë civile pas protestave kundër minierave të planifikuara të litiumit dhe rrënimit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në të cilat vdiqën 14 persona. Në të njëjtën kohë, regjimi i Vuçiç, i cili po reagon gjithnjë e më me nervozizëm nga brenda, po intensifikon në mënyrë dramatike kontaktet me qeveritë e Rusisë, Kinës, Bjellorusisë dhe Iranit në nivel ushtarak, sigurisë, në nivelin politik dhe ekonomik. Duket se mungesa e kritikave nga BE-ja, së bashku me ndihmën e madhe financiare të pakushtëzuar, po arrin pikërisht të kundërtën e qëllimit të dëshiruar, që është qetësimi i Ballkanit Perëndimor.

Sundimi i drejtësisë dhe litiumi

"Siç e dini, Serbia nuk është vetëm një partner strategjik, por edhe një aleat i Rusisë," i tha i besuari më i afërt i Vuçiçit, zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, presidentit rus Vladimir Putin në një takim në Vladivostok në shtator, i cili u sanksionua nga SHBA për afërsinë e tij me Moskën.

Në një intervistë për "Rusia Today" në kuadër të samitit të BRICS, Vulini u ankua edhe për përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s, të cilët vazhdimisht i bënë thirrje qeverisë serbe të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Moskës. Megjithatë, Vulini i premtoi audiencës ruse se Serbia nuk do të bënte kurrë një "tradhti të madhe" të tillë. "Jam krenar për marrëdhëniet e mia me Rusinë dhe do të luftoj deri në ditën e fundit të jetës sime për t'i afruar ato".

Që kur kancelari gjerman Olaf Scholznisi një marrëveshje miliarda eurosh për litium midis Brukselit dhe Beogradit në korrik, gjërat kanë filluar të ziejnë në Ballkanin Perëndimor. Një ish-diplomat gjerman dhe ekspert për Ballkanin, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se BE e sheh tani Ballkanin vetëm si "një rajon nga i cili vijnë kujdestarët" me "burime të tilla si litiumi". "Autokratët si Vuçiç" janë të dobishëm këtu, sepse ata mund të shtyjnë më së miri projektet e diskutueshme vendase si biznesi i litiumit.

Një ekspert për Ballkanin në Universitetin e Gracit, profesor Florian Bieber, komenton në llogarinë e tij X: "Sot, BE dhe Gjermania kanë shkëmbyer demokracinë, shtetin e së drejtës dhe perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE me litium. Në Serbi nuk ka institucione apo media të pavarura, as vend për një shoqëri civile kritike”.

Siç është paralajmëruar, Vuçiç do të takohet me kancelarin Olaf Scholz të martën e ardhshme në Freiberg të Saksonisë. Tema e takimit është "Shfrytëzimi i qëndrueshëm i litiumit"./ DW

serbia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin