LIVE UPDATES
Politike

Lidhjet e zv/drejtorit të policisë me Ergys Agasin! Gerond Meçe: Erion Ismaili më ka çuar lajm dikur të rrija sa më shumë larg tenderave të AKSHI-t

Meçe dyshonte mbi lidhjet e zv/ drejtorit të Policisë së Tiranë, Erion Ismaili, që sot është një nga personat e ndaluar, me grupin e strukturuar kriminal që lidhet me tenderat në AKSHI.

23 December 2025, 21:08 Nga E. D

Lidhjet e zv/drejtorit të policisë me Ergys Agasin! Gerond

TIRANË- Në dosjen hetimore për skandalin me tenderat e AKSHI-t, në dëshminë e tij, Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në polici, rrëmbimin e tij, çfarë e pengoi atë t’i drejtohej këtij institucioni.

Meçe dyshonte mbi lidhjet e zv/ drejtorit të Policisë së Tiranë, Erion Ismaili, që sot është një nga personat e ndaluar, me grupin e strukturuar kriminal që lidhet me tenderat në AKSHI.

“Gjatë kohës së rrëmbimit, unë dëgjova nga pengmarrësit e mi që nuk është bërë denoncim në polici.

Arsyeja përse nuk bëmë denoncim në polici është se nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, disa kohë më parë, më ka çuar lajm nëpërmjet një personi që të rrija sa më shumë larg tenderave të AKSHI-t.

Por rastësisht rreth muajve prill-maj 2025, mua më vjen një zarf i hapur, ku brenda kishte një letër, ku brenda saj Prokuroria e Tiranës kërkonte informacion bankar dhe informacion  nga sigurimet për të dhe familjen e tij.

Fill pas kësaj unë u interesova dhe mora vesh që kjo praktikë hetimore ishte iniciuar nga Erion Ismaili, që ishte nëndrejtor i Policisë së Tiranës”, thuhet në dëshminë e Gerond Meçes.

Të gjitha këto dëshmi të ofruara nga biznesmeni Gerond Meçe, u provuan edhe nga pamjet filmike që ai kishte mundur të siguronte nga rrëmbimi.

Siç e shikoni edhe në këto foto që tregojnë momentin e shoqërimit të tij nga persona të veshur me bluza me stampën e policisë apo të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por cila është lidhja e Mirlinda Karçanaj me Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqirin.

Cilat janë takimet që të tre kanë zhvilluar me njëri-tjetrin në njërin prej bizneseve të Agasit; takime të cilat Ergys Agasi jo vetëm i ka filmuar por i ka ruajtur me kujdes.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ pikërisht nga kqyrja e këtyre pamjeve filmike, grupi hetues ka mundur të sigurojë të dhëna interesante në lidhje me mënyrën se si kjo treshe paracaktonte tenderat brenda AKSHI-t.

Ku po kaq interesante janë edhe komunikimet midis tyre.

Takime që janë dokumentuar që nga viti 2023 dhe në vazhdim.

Ergys Agasi: Merret me kokainë Gysi, ça po bo me kokainë…

Ermal Beqiri: Informacioni është gjë shumë më e madhe se numrat.

Ergys Agasi: Nuk e diskutoj fare o burrë, tani jemi goxha, shumë, shumë më lart.

Takime në të cilat shfaqet edhe Erioni Ismaili, nëndrejtori i Policisë së Tiranës.

Zyrtari i Policisë që biznesmeni Gerond Meçe, e akuzonte në dëshminë e tij si të lidhur me kundërshtarin e tij në biznes, Ermal Beqirin.

Lidhje midis të dyve që faktohet edhe nga pamjet filmike të ruajtuara nga Ergys Agasi në biznesin e tij.

Ergys Agasi: Ky po na e dekonspiron…

Erion Ismaili: O vëlla si je…

Ermal Beqiri: Deklaratë Noteriale

Ergys Agasi: I ka thënë ky i gjykatës?

Ergys Agasi: Tja bojmë yzmetin njëherë

Erion Ismaili: Është edhe profesionist, dhe i0 zoti

Ergys Agasi që në një moment të bisedave del se merr informacione të sakta për operacionet policore.

Dhe pasi merr këtë informacion, njofton miqtë e tij që të kenë kujdes dhe të ruhen.

Siç është edhe kjo bisedë e datës 5 Dhjetor 2023.

Që ka lidhje me një operacion ku në qëndër të goditjes janë fallsifikimet.

Ergys Agasi: Hë mo vëlla, ça bën ti, mirë. Shiko do vi E***** se do bëhet një aksion për disa fallsifikime

Dhe që të mos dali fjala, se dun me i plas mrena. Kupto ti, me kujdes…

Kështu vjen edhe takimi midis Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasit në ambientin e biznesit të tij.

Takim që mban datën 17 Janar 2024.

Ku nga konteksti i bisedës lihet të kuptohet se flasin për një tender dhe paracaktimin e tij.

Mirlinda Karçanaj: Ja ta tregoj pse

Ke procedura SPA, që na çoj kjo A****

Ergys Agasi: Po tja fillosh ti e tja them unë, do digjem unë…

Mirlinda Karçanaj e cila shfaqet edhe në vazhdim në ambientet e shoqërisë ‘EA Tabaço’

Siç është edhe ky takim që mban datën 16 Mars 2024.

Ayty ku i pranishëm është edhe biznesmeni Ermal Beqiri.

Ku edhe këtu janë të shqetësuar lidhur mbi një tender, ku në fund Ergys Agasi thotë se nga 2 do e bëjnë 4 milionë euro.

Ku thotë se ka marrë garanci, por pa e përcaktuar se nga kush.

Ergys Agasi: Hej ça bën ti …

Do ta them unë copë, trembëdhjetë i kishe bo

Mirlinda Karçanaj: Me izraelitët testin, ok Ermal

Ergys Agasi: Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë katër milion

Shife çdo bëj unë tashi, kë do tja japim projektin.

Mirlinda Karçanaj: Kaq garanci

Komunikimet midis Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj që kanë qenë të vazhdueshme, edhe nëpërmjet bisedave të zhvilluara nëpërmjet telefonit apo ëhats app. Gjë që është provuar edhe nga zbardhja e tabulateve telefonike si edhe nga qelizat telefonike që kanë provuar vendndodhjen e tyre të njëjtë në zonën ku ndodhen ambientet e biznesit të Ergys Agasit.

Prova e lidhjes së Ergys Agasit me biznesmenin Ermal Beqiri, dhe mënyrën se si ai përfitonte paratë nga AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ishte kompania ‘EA Solution’. Një kompani fiktive e cila fshihej pas ‘Soft Solution’ me administrator Ermal Beqirin.

E cila nga hetimi del se ka fituar miliona euro pa bërë asnjë punë.

Gjë që doli edhe nga kërkimet e SPAK, të cilat pasi shkuan në zyrat e EA Solution, panë që në këtë zyrë nuk kishte as drita.

Dhe se EA Solution ishte krijuar fiktivisht me qëllim kalimin e pagesave të përftuara nga shoqëria Soft Solution në drejtim të shtetasit Ergys Agasi./ Në Shënjestër, BW

gerond meçe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin