LIVE UPDATES
Politike

"Ligjet e investimeve bien ndesh me parimet dhe direktivat e Bashkimit Evropian"/ Zhupa nga Kuvendi: Po gllabërohet prona publike me ligje klienteliste

Ajo tha se Parlamenti ka miratuar në mënyrë klienteliste pesë ligje me porosi, të cilat janë: ligji i investimeve strategjike, ligji i zonave të mbrojtura, ligji i porteve turistike, ligji i paketës së maleve dhe ligji i korporatës të investimeve shqiptare. 

14 May 2026, 15:15 Nga E.d
"Ligjet e investimeve bien ndesh me parimet dhe direktivat e Bashkimit
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur alarmin për ligjet e investimeve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se po gllabërohet prona publike me ligje klienteliste.

Ajo tha se Parlamenti ka miratuar në mënyrë klienteliste pesë ligje me porosi, të cilat janë: ligji i investimeve strategjike, ligji i zonave të mbrojtura, ligji i porteve turistike, ligji i paketës së maleve dhe ligji i korporatës të investimeve shqiptare. 

Zhupa theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian nuk arrihet vetëm duke hapur kapituj negociatash, por kërkon një misioni, i cili mbyll korrupsionin. Deputetja demokrate tha se ligji për investimet strategjike ka lehtësuar kalimin e pronës publike dhe private në duart e përfituesve të privilegjuar.

Deklarata e plotë:

Në fakt në Bashkimin Evropian nuk futesh vetëm sepse hap kapituj, po ka një mision më të madh të mbyllësh gropën e madhe të korrupsionit, për të cilën ju punoni në mënyrë të përditshme ta thelloni çdo ditë duke dhënë një kontribut të pandalshëm.

Ky parlament ka miratuar si në asnjë vend tjetër të Bashkimit Evropian dhe kundër çdo direktive, kundër çdo parimi, kundër kartës themelore të Bashkimit Evropian, kundër marrëveshjes së stabilizim-asociimit, pesë ligje që përbëjnë paketën e gllabërimit të pronës private dhe publike.

Ky parlament ka miratuar në mënyrë klienteliste pesë ligje me porosi, të cilat janë: ligji i investimeve strategjike, ligji i zonave të mbrojtura, ligji i porteve turistike, ligji i paketës së maleve dhe ligji i korporatës të investimeve shqiptare. Të pesë këto ligje janë vjedhje dhe gllabërim i pronës publike dhe private.

Ligji i investimeve strategjike jepte pronën publike duke gllabëruar dhe ca nga ato private me të gjithë benefitet e shtetit tek oligarkët e preferuar të qeverisë.

Kur i mbaruat të gjithë tokat bregdetare me ligjin e investimeve strategjike, i shtuat ligjin e paketës së maleve për të shtrirë gllabërimin e pronave publike, duke shtuar në këtë rast edhe futjen e elementëve të pronës private.

Pra, mund t'i vësh syrin dhe një prone private dhe ta marrësh, ta investosh, sepse i pasuri ka më shumë të drejta në këtë vend se i varfri. Se i pasuri mund të bëhet pronar ndryshe nga ai që e ka pronën trashëguar nga të parët e vet por nuk ka atë pasuri dhe atë lidhje me pushtetin.

Ligji tjetër ishte ligji i zonave të mbrojtura. I vetmi ligj që ju thotë Bashkimi Evropian që duhet ta shfuqizoni, sepse nuk ka më asnjë ndalesë. Mbasi mbaruat detet, kaluat tek malet, ju duheshin dhe zonat e mbrojtura. Dhe bëtë ligjin ku sot kanë hyrë fadromat në Pishporo, mund të hyjnë fadromat kudo nëpër Shqipëri sepse s'ka më zona të mbrojtura.  Dhe në fund për ta mbyllur paketën e dhurimit të Shqipërisë si një plaçkë pa asnjë kriter dhe pa asnjë moral, bëtë edhe ligjin e korporatës së investimeve shqiptare.

Ky ligji tjetër dhuron dhe ato që ishin prona publike të cilat do t'u jepeshin oligarkëve për të ndërtuar kryesisht kulla. Siç keni planin në Pallatin e Brigadave, siç keni planin në Pallatin e Kongreseve dhe siç doni të gllabëroni prona shtetërore./Dosja.al

ina zhupa be kuvend

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin