LIVE UPDATES
Politike

Malltezi: Edi Rama grabit 22 hektarë tokë të tjera në Himarë, SPAK nuk guxon as ti përmendë emrin

Po ashtu Malltezi thekson se Rama është emri që nuk duhet përmendur asnjëherë në Prokurorinë e Posaçme.

11 October 2024, 15:39 Nga I.A
Malltezi: Edi Rama grabit 22 hektarë tokë të tjera në
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka akuzuar Edi Ramën se është duke grabitur çdo tokë në Himarë. Me anë të një deklarate për mediat, Malltezi akuzon SPAK se nuk vepron për asnjë lloj arsye ndaj denoncimeve të PD-së, kundër Edi Ramës.

Po ashtu Malltezi thekson se Rama është emri që nuk duhet përmendur asnjëherë në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë që më tej ka theksuar se edhe pse Rama është kryehajdit, për SPAK-un ai është si Voldemort.  

Deklarata e Plotë:

Kryehajduti quhet Edi Rama. Por për SPAK-un, ai është si Voldemort – “he who should not be named”! (ai të cilit nuk i duhet përmendur emri). Epshi i Edi Rames për të vjedhur tokat e himarjoteve nuk ka kufi. Kur i doli një pengesë e quajtur Beleri, e burgosi me dëshmitarë të rremë të paguar dhe me dreqtësinë e kapur peng. Vodhi toka e i ndau me vendime te personalizuara qeverie per bandat plaçkitëse te tij. Fillimisht grabiti tokë publike me Xhaçkën, dhe ndonëse Jorgo Goro është në burg, hoteli i Xhaçkës rritet çdo ditë dhe vetë ministres nuk i hyn gjemb në këmbë se nuk lejon Voldemorti.

Pa harruar vendimin e personalizuar të qeverisë për gaztorin e tij Paja. Edi Rama vodhi 224,000 m2 tokë në Vuno-Gjipe pa asnjë letër kadastrale, por përsëri SPAK nuk guxon as t’i përmendë emrin hajdutit. Së fundmi, Edi Rama ka nxjerrë një vendim tjetër të personalizuar: NDRYSHIM DESTINACIONI të 22 hektarëve tokë që ishin pyje dhe kullota dhe GRABITJE për ndërtim hoteli për shoqërine “ëhite Roads Hotel” me pronarin e të cilit, Gjikurinë e famshëm, ndan trastat. Të nderuar qytetarë, Dhënia e 22 mijë metrave tokë kullotë për ndërtim është vetëm hapja e siparit të skemës së Edi Ramës për Himarën. Kjo është arsyeja se pse e dënoi Belerin sepse donte të kishte dorë të lirë në ndarjen e Himarës, territorit të fundit ende të paprekur të bregut jonian.

Kjo është një cështje e shkeljes së ligjirt, është një shkelje e mjedisit, por mbi të gjitha është cështje korrupsioni dhe vjedhjeje. Investitorët që Rama i quan strategjikë janë të tillë vetëm për pasurimin e Kryeministrit dhe oborrit të tij. Himara dhe gjithë Shqipëria vetëm zhvaten. Çdo ditë shqiptarët shohin vjedhjet e pacipa të Edi Ramës dhe bandës së tij dhe çdo dite shqiptarët ndihen të pafuqishëm dhe largohen nga vendi i tyre. Ndaj çdo ditë Edi Rama ndihet më i fuqishëm dhe kryen grabitjen e rradhes. Ndërsa “palaçot e fëmijëve tanë” janë bërë lecka ku Edi Rama fshin këmbët.

Këto vendime janë në dhunim të plotë të MSA që kërkon garë të hapur nëse ke një tokë e do të ndërtosh hotel duhet t’a shpallësh me garë të hapur pasi mund te kete oferta me te mira (1) për banorët vendas, (2) për nxitjen e ekonomisë e turizmit, por dhe (3) më miqësore per mjedisin. Pse nuk behet gare? Pse dhunohet MSA? Thjesht, sulltanit nuk ia ndjen as për banorët, as për MSA e as për ekonominë. Veç të vjedhë me bandat e tij që pastaj t’i përdorë për të blerë vota siç e demonstroi në Shkodër. Disa kanë zgjedhur ikjen nga ky vend si të kish rënë kolera, disa ulin kokën e fshihen, ndërsa ne, Partia Demokratike, kemi zgjedhur të përballemi dhe t’i themi të vërtetat në sy. Të përballemi me të keqen me çdo cmim. Nuk fitojmë asgjë, përkundrazi burgosje politike, por është detyrim ndaj Shqipërisë, është betejë për dinjitetin e kombit.

jamarbër malltezi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin