Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mazniku argumentoi se PS nuk ka nevojë për ndryshimin e hartës territoriale për të siguruar rezultat elektoral, duke theksuar se socialistët kanë fituar 55 nga 61 bashkitë.
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend akuzat e opozitës se Reforma Administrativo-Territoriale po hartohet për interesa elektorale të Partisë Socialiste. Mazniku argumentoi se PS nuk ka nevojë për ndryshimin e hartës territoriale për të siguruar rezultat elektoral, duke theksuar se socialistët kanë fituar 55 nga 61 bashkitë.
Ministri kritikoi propozimin e PD-së për 100 bashki, duke e cilësuar atë si një model që do të dobësonte pushtetin vendor dhe vetëqeverisjen. Sipas tij, një numër më i madh bashkish nuk do të garantonte shërbime më të mira për qytetarët, ndërsa modeli i propozuar nga mazhoranca synon krijimin e njësive vendore më të fuqishme.
"PS nuk ka interesa elektorale në këtë çështje. PS ka fituar 55 bashki nga 61 dhe i fiton sërish, me ose pa reformë. PS ka vetëm një interes: si u shërbehet qytetarëve, si përmirësohen rrugët, uji, si pastrohet më mirë qyteti, si i bëjmë bashkitë më të forta që të shkojnë në BE, që të marrin më shumë financime. Interesi i vetëm real elektoral është ai që sollët ju: duam 100 bashki. Të thuash këtu, si lojë kungulleshkash, t'i bëjmë 100 se është numër i bukur, i rrumbullakët. Pse i duam 100 bashki? Që të marrim më shumë në zgjedhje. Projekti me 100 bashki dobëson bashkitë, vetëqeverisjen dhe fuqinë e qytetarëve për të marrë vendime.
Juve dhe atyre që janë jashtë, ju them se do të jemi këtu pas 4 apo 8 vitesh. Territori shqiptar do të ketë më shumë investime, çerdhe, kopshte, zjarrfikëse. Bashkitë më të forta do të sjellin cilësi më të mirë jete për njerëzit. E vetmja rrugë që kemi për të ecur para është duke bërë bashki më të forta. E vetmja gjë që kemi mësuar nga historia është një. Bashkimi bën fuqinë. Kur bëhemi bashkë i shërbejmë më mirë qytetarëve," tha Mazniku./Dosja.al
Arbjan Mazniku TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend pretendimet e opozitës s...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu drejtua në Kuvend ministrit Arbjan Mazniku, duke e pyetur se p&eum...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në parlam...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar efektivët e policisë që janë me maska dhe të paidentif...
Diella TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, të cil&e...
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi TIRANË- Një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spropalit ka ndodhur në seancën e sotm...
Kuvendi TIRANË- Mazhoranca ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e tij ndaj mazhorancës nga foltorja e Kuvendit, duke iu refe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar në Kuvend projektligjin për Reformën Admi...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Policia e Shtetit të ndalë menj&eum...