LIVE UPDATES
Politike

Media britanike: Starmer njofton qendrat e emigrantëve gjatë vizitës në Tiranë, por Shqipëria nuk i do ato! Çfarë po ndodh?

Vetëm pak ditë pasi shpalli planin për të ulur migracionin e ligjshëm drejt Britanisë së Madhe, kjo lëvizje në lidhje me emigracionin e parregullt është një tjetër dëshmi e shqetësimit të Starmerit për humbjen e votuesve që i kanë shkuar partisë Reform UK, një parti që lobon fort kundër emigracionit.

16 May 2025, 21:28 Nga N.F
Media britanike: Starmer njofton qendrat e emigrantëve gjatë
Starmer dhe Rama

TIRANË- Keir Starmer është kryeministri i parë britanik që viziton Shqipërinë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1921. Gjatë vizitës, ai njoftoi se Britania e Madhe planifikon të krijojë “qendra rikthimi” për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve refuzohen.

Vetëm pak ditë pasi shpalli planin për të ulur migracionin e ligjshëm drejt Britanisë së Madhe, kjo lëvizje në lidhje me emigracionin e parregullt është një tjetër dëshmi e shqetësimit të Starmerit për humbjen e votuesve që i kanë shkuar partisë Reform UK, një parti që lobon fort kundër emigracionit.

Para se të takohej me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik mes dy vendeve, Starmer deklaroi se Britania e Madhe ka nisur bisedime zyrtare me disa vende për krijimin e qendrave të rikthimit të migrantëve, për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit që marrin përgjigje negative. Detajet ende nuk janë shpallur, por është raportuar se këto qendra do të vendosen me shumë gjasë në Ballkanin Perëndimor.

Ky plan është krahasuar me skemën e qeverisë konservatore për Ruandën, por ka dallime të qarta.

Sipas planit për Ruandën, personat që mbërrinin në Britani në mënyrë të paligjshme do të dërgoheshin menjëherë në Ruandë, ku do të shqyrtoheshin kërkesat e tyre për azil. Nëse pranoheshin, atyre do t’u jepej azil në Ruandë, jo në Britani. Starmer e anuloi këtë plan si një nga masatt e tij të para si kryeministër.

Sipas planit të Laburistëve, azilantët do të dërgohen në një vend tjetër vetëm nëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar dhe nëse ata i kanë shteruar të gjitha rrugët ligjore për të qëndruar në Britani. Qëllimi është që ata të mos kenë mundësi të zhduken në ekonominë informale dhe aktivitetet e paligjshme në Britani pas refuzimit të azilit.

Qëllimi i të dy planeve është të veprojnë si një mjet parandalues për emigrimin e parregullt dhe të ulin kostot e larta të mbajtjes së migrantëve të paregjistruar dhe azilkërkuesve, që është kthyer në një çështje të madhe politike në Britani.

Plani për qendrat e rikthimit ka marrë gjithashtu miratimin e Agjencisë për Refugjatët të OKB-së, e cila dënoi zbatueshmërinë e skemës për Ruandën.

Megjithatë, ky plan ka hasur tashmë në një pengesë. Shqipëria ishte një nga opsionet e preferuara të Britanisë për ngritjen e një qendre rikthimi, por gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Starmer, Rama tha se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në një skemë të tillë.

Kjo ndoshta sepse një marrëveshje e ngjashme me Italinë deri tani ka rezultuar e pazbatueshme, si ligjërisht, ashtu edhe politikisht.

Sipas marrëveshjes për migracionin mes Italisë dhe Shqipërisë të nënshkruar në nëntor 2023, Shqipëria pritej të hapte dy qendra italiane, ku do të dërgoheshin azilkërkues të kapur në det. Por për shkak të sfidave të shumta ligjore, Italia po i përdor këto qendra si ambiente riatdhesimi për ata që u është refuzuar azili dhe që presin deportimin.

Partneriteti me Shqipërinë

Britania ka pasur një marrëveshje të suksesshme për rikthimin e shtetasve shqiptarë, e krijuar nga qeveria e mëparshme. Në vitin 2022, shqiptarët përbënin mbi një të tretën (rreth 12,500) e të gjithë hyrjeve me gomone, më shumë se çdo komb tjetër. Mbërritjet nga Shqipëria kanë rënë me 95% gjatë tre viteve të fundit. Ndërkohë, numri i shqiptarëve të rikthyer është më shumë se dyfishuar në dy vitet e fundit, me 5,294 kthime të regjistruara në vitin 2024.

Të dy vendet krijuan një task-forcë të përbashkët për të luftuar rrjetet e krimit të organizuar që lehtësonin hyrjet e paligjshme të shqiptarëve në Britani. Starmer e nisi vizitën në Portin e Durrësit, ku oficerë britanikë dhe shqiptarë janë vendosur si pjesë e Task-Forcës së Përbashkët për Migracionin.

Starmer sinjalizoi se kjo task-forcë do të zgjerohet edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo sepse rruga e Ballkanit Perëndimor është një nga korridoret kryesore të migracionit drejt Evropës. Vlerësohet se në vitin 2023, rreth 100,000 persona përdorën këtë rrugë për të shkuar në Britani.

Vizita, e cila vjen pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, hedh dritë mbi disa nga tensionet politike mes Britanisë dhe Shqipërisë. Diaspora shqiptare në Britani, vitet e fundit, ka shprehur ndjesinë e stigmatizimit dhe të shënjestrimit për shkak të retorikës nxitëse të qeverisë së kaluar.

Suella Braverman, ish-ministre e Brendshme, i quajti shqiptarët “kriminelë”, duke pretenduar se emigrantët po “pushtonin” Britaninë. Robert Jenrick, ish-ministër për emigracionin, publikoi video ku u bënte thirrje policëve që të gjenin shqiptarët dhe “t’i mbyllnin” e “t’i dëbonin”.

Në vitin 2024, shqiptarët përbënin përqindjen më të lartë (13%) të të huajve në burgjet britanike, me mbi 1,272 persona në paraburgim. Bashkë me shqiptarët, kombësi të tjera si polakët (9%), rumunët (7%), irlandezët (6%) dhe xhamajkanët (4%) përbëjnë rreth 12% të popullsisë së përgjithshme të burgjeve.

Rama, i cili sapo ka fituar zgjedhjet, është plotësisht i vetëdijshëm për ndjeshmëritë e elektoratit ndaj Britanisë. Në vend ka pasur edhe protesta kundër marrëveshjes aktuale për migracionin me Italinë. Çdo marrëveshje e re, veçanërisht me Britaninë, mund të jetë politikisht e rrezikshme për qeverinë shqiptare.

Kjo vizitë mund të shënojë një pikë kthese për rregullimin e marrëdhënieve. Starmer deklaroi se qeveria e tij është plotësisht e përkushtuar për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik, me fokus në mbrojtjen dhe sigurinë.

Starmer dhe Rama deklaruan se partneriteti do të zgjerohet në Samitin Britani-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Londër këtë vjeshtë, dhe do të përfshijë shtimin e tregtisë, investimeve ekonomike, arsimit dhe menaxhimit të migracionit./ The Coversation

rama starmer

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin