LIVE UPDATES
Politike

Meta: Shëndetësia falas një mashtrim i “Rilindjes”, synimi i Ramës të pasurojë oligarkët

. Në takimin me Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, ku ka ka folur edhe rreth çështjes së shëndetësisë, ka thënë se shqiptarët paguajnë 60% më shumë nga xhepi për shëndetësinë se në të gjithë Europën.

1 February 2024, 17:37 Nga S.N
Meta: Shëndetësia falas një mashtrim i “Rilindjes”,
Ilir Meta

Tiranë- Ilir Meta ka akuzuar Ramën se koncepti i “Shëndetësisë falas” është një mashtrim dhe pabesi e “Rilindjes”. Në takimin me Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, ku ka ka folur  edhe rreth çështjes së shëndetësisë, ka thënë se shqiptarët paguajnë 60% më shumë nga xhepi për shëndetësinë se në të gjithë Europën.

Gjatë periudhë së pandemisë  COVID-19, sipas Metës shqiptarët paguan nga xhepat e tyre 250 milionë euro, e Qeveria nuk dha asnjë mbështetje financiare për kurimin e atyre që trajtoheshin në banesë. Ai ka prekur dhe çështjen e largimit të mjekëve dhe infermierëve, ku thotë se largimi masiv i tyre ka ndodhur në 10 vjeçarin e fundit. Për këtë Meta akuzon Qeverinë, e cila thotë ai nuk e  ka vëmëndjen tek shëndeti dhe jeta e qytetarëve, por tek oligarkët dhe zhvatësit publikë. Sipas tij qëllimi i Qeverisë është varfërimi i familjeve shqiptare, falimentimi i sipërmarrësve të ndershëm dhe përqëndrimi i ekonomisë përmes oligarkisë.

Në fjalën e tij ai ka prekur edhe çështjen e blegtorisë, ku thotë se sipas INSTAT, në vitin 2017 vendi kishte 349 mijë lopë, e sot ka 200 mijë, gjë që ka bërë që të rritiet çmimi i bulmetit me 40% , ku sipas tij shak i kësaj është ndalimi me ligj në 2018 i krijimit të fermave të vogla dhe ringritja e baxhove dhe pikave therrëse. Partia e Lirisë propozon që Qeveria të mbështesë blegtorinë duke dhënë një grant prej 10 mijë eurosh çdo familjeje për krijimin e një ferme lopësh, si dhe përjashtimin e tyre nga taksat për 5 vite.  Përsa i përket bujqësisë ai thotë se situata është skandaloze dhe subvencionet janë shumë herë më të ulta se në Kosvovë dhe në Maqedonine e Veriut. Teksa prodhimi i produkteve “Made in Albania” ka rënë me 9.5%.

"Shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një nga mashtrimet më të mëdha dhe të pabesa të “Rilindjes”. Shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin më shumë se të gjithë në Europë. Madje OBSH përllogarit se në periudhën 2015-2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82%. Në momentin më kritik për jetën e qytetarëve, siç ishte pandemia COVID-19, që solli 20 mijë humbje jete, shqiptarët paguan nga xhepat e tyre mbi 250 milion euro, ndërkohë që Qeveria nuk dha asnjë mbështetje financiare për kurimin e të prekurve që trajtoheshin në banesë.

Largimi kritik më masiv i mjekëve dhe infermierëve ka ndodhur në 10 vitet e fundit, ndërkohë që vdekshmëria foshnjore është rritur në dyshifrore nga minimumi historik një shifror i arritur në vitin 2012. Kjo ndodh sepse vëmendja nuk është tek ekonomitë familjare, as tek shëndeti dhe jeta e qytetarëve, por vetëm tek oligarkët dhe zhvatësit publikë.

Mjafton një krahasim i thjeshtë! Investitorët miliarderë dhe “strategjikët” e Qeverisë, që ndërtojnë pallate, kulla dhe resorte dhe që ju falet edhe prona publike me çmim 1 euro e kanë detyrimin tatimor 6%, kur ndërkohë bizneset e ndershme paguajnë tatim 15% dhe profesionet e lira do të paguajnë deri në 23%. Dhe po kështu paguhet 20% TVSH për ushqimet e shportës. Dy herë është rrëzuar propozimi i Partisë së Lirisë për ta ulur në 5% TVSH e shportës. Ndërsa qytetarët e thjeshtë që nuk përballojnë dot koston e lartë të jetesës në vendin më të varfër të rajonit paguajnë 20% TVSH për ushqimet më bazike të jetesës dhe 60% nga xhepi për shëndetin. Varfërimi i çdo familjeje shqiptare, falimentimi i çdo sipërmarrësi të ndershëm dhe përqëndrimi i ekonomisë përmes oligarkisë ka qenë dhe mbetet qëllimi i vetëm ekonomik i Qeverisë.

Është kjo arsyeja pse defiçiti tregtar i Bujqësisë në krahasim me vitin 2020 është rritur me 31,6 %. Jemi defiçitarë në bilancin tregtar madje edhe në perime e fruta, aty ku duhet të jetë pika jonë më e fortë. Në vitin 2017, për herë të parë u eksportuan 14 % me shumë fruta dhe perime nga sa u importuan.  Por për gjashtë vite bilanci është përmbysur dhe është thellësisht negativ në favor të importit. Vetëm vjet importet e perimeve dhe frutave u rritën me 46 %.

Është kjo arsyeja pse fermerët në Korçë dhe në shumë rajone të tjera simbol të prodhimit janë detyruar të sharrojnë drurët frutorë dhe të mendojnë si të vetmen zgjidhje, largimin nga vendi. Ndaj dhe për fat të keq prodhimi i ushqimeve “Made in Albania” ka rënë me 9.5%. Dështimi më i madh dhe dramatik i Bujqësisë këto 6 vite është shfarosja e blegtorisë!

Sipas INSTAT, në vitin 2017, vendi kishte 349 mijë lopë. Në vitin 2022 kishte 245 mijë dhe sot ka vetëm 200 mijë krerë. Pra, gati përgjysmim të krerëve. E njëjta gjë edhe për dhentë dhe dhitë. Reduktimi i numrit të krerëve të bagëtive ka bërë që çmimi i bulmetit të rritej me rreth 40% prej mungesës së qumështit.
Është lehtësisht e realizueshme alternativa që Partia e Lirisë propozon, siç është nxitja dhe mbështetja, veçanërisht për kodër dhe mal, për krijimin e fermave të vogla blegtorale, shoqëruar me ringritjen e baxhove dhe pikave të therrjes, që u ndaluan me ligj në 2018 për të favorizuar oligarkët. Apo alternativa tjetër që propozojmë: dhënie grant 10 mijë euro çdo familje të re për krijimin e një ferme lopësh race 5-6 krerë (çmimi i një lope 1700 euro) ose një tufë 50 - 60 dele dhe dhi race. Si dhe përjashtimi i këtyre fermave nga taksat për 5 vite.

Për fermat blegtorale të Myzeqesë mund të realizohej kthim urgjent i rimbursimit në masën 20% të TVSH në dorëzim, e jo në mënyrë selektive dhe korruptive. Është skandaloze situata me subvencionet për bujqësinë. Subvencionet janë shumë herë më të ulta se në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut dhe si të mos mjaftonte kjo, por edhe fondet europiane të IPARD janë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë flagrante ndaj dhe janë bllokuar. Ndryshimi rrënjësor i masës së subvencionit është një nga masat më prioritare për t’i bërë produktet bujqësore shqiptare konkurruese dhe me çmime kompetitive në tregun vendas dhe ndërkombëtar," tha Meta.

ilir meta partaia e lirise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin