LIVE UPDATES
Politike

'Modeli ekonomik i Rilindjes bazohet në PPP'/ Meta: Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana

Meta u shpreh se kjo qeveri po shpopullon vendin dhe se po financon fëmijët e zyrtarëve dhe oligarkëve e jo të rinjtë e talentuar.

21 December 2022, 17:53 Nga A.B
'Modeli ekonomik i Rilindjes bazohet në PPP'/ Meta: Rama ka
Ilir Meta

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se kjo qeveri po shpopullon vendin dhe se po financon fëmijët e zyrtarëve dhe oligarkëve e jo të rinjtë e talentuar.

“Ti jepet fund shpopullimit të vendit dhe kësaj qeverisje skizofrenike në nivel qëndron e lokal. Edhe sot dëshmoi me aktin e nisjes së punimeve për Teatrin se ka hedhur përfundimisht çdo normë kushtetuese dhe vetë vendimin e GJK për çështjen e teatrit në koshin e plehrave, në vend që të përfundojë vetë atje siç e meriton çdo regjim që kërkon të instalojë regjimin kriminal policor. Është kjo e vetmja rrugë për ti dhënë fund shpopullimit. Kohët e fundit u njohët edhe me skandalin e Ministrisë së Sipërmarrësve që financon fëmijët e oligarkëve dhe zyrtarëve por jo të rinjtë e talentet që paraqesin projekte për të çuar para teknologjinë. Lista e fituesve tregoi se edhe ato pak para që shkojnë për inovacionin, shkojnë për fëmijët e qeveritarëve e oligarkëve e jo për bizneset me ide të qartë start upi. Shkelet konkurrenca e demotivohen të rinjtë.

E njejta skemë është ndjekur edhe me fondet e shpërndara nga Bashkia Tiranë ndaj Organizatave të ndryshme me rastin e vitit të rinisë. Ndaj lufta ndaj korrupsionit mbetet një prioritet madhor i Partisë së Lirisë. Korrupsioni Skizofrenik i Rilindjes po varfëron çdo familje, po dëmton ëndrat çdo të riu, po mban në këmbë te keqen që po gërryen Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqet modeli ekonomik i Rilindjes për stabilitetin financiar të Shqipërisë. FMN njoftoi rrezikun që mbart modeli ekonomik i Rilindjes i bazuar në PPP. Një denoncim më të qartë për mungesën e transparencës së kësaj qeverie nuk ka. Rilindja është kaq e pashpirt sa mirëpret fatkeqësitë që ti shfrytëzojë”, tha Meta.

Meta tha se vendi është në nevojë urgjente për marrjen e masave për daljen nga lista gri e pastrimit të parave. Meta shtoi se tanimë IKMT është kthyer në kamxhikun ndëshkues të kryeministrit Rama, ndërsa tha më tej se ai ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana dhe institucione të tjera pasi sipas tij korrupsioni është provuar me zë e figurë nga investigimet.

“Është nevojë urgjente marrja e masave për daljen nga lista gri për pastrimin e parave ku kullat në Tiranë janë kthyer në lavatriçen kryesore të pastrimit të parave të pista. Banditët e rilindjes nuk prisnin dot as të linin banorët te pallati te Myslym Keta dhe nuk pritën të merrnin një vendim gjykate. Horrave të bashkisë nuk u priste ora dhe e dinë që IKMT është kthyer në kamxhikun ndëshkues të Ramës dhe rilindjes ndaj të pambrojturve dhe të tjerëve. E kanë parë të gjithë se si Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë së pacipë në dogana e çdo institucion. Realiteti tregon qartë që kemi një drejtësi me regji ndërsa grabiten miliarda dhe pastrohen para sheshit në aferën e portit të Durrësit ndërsa inceneratorët gllabërojnë dhjetëra milionë euro. Sot nisën dhe punimet e teatrit në mënyrë të jashtëligjshme, po paguhen qindra miliona euro për arbitrazhet e humbura sepse Rama ka prishur kontratat. Korrupsioni i provuar me zë e figurë në dogana ku bëhet batërdia vazhdon i pa shqetësuar nga drejtësia, korrupsioni me energjinë vazhdon në kulmin e krizës, korrupsioni i provuar në ujësjellësa vazhdon dhe uji nuk vjen. Korrupsioni me gjoja investime strategjike është kudo sheshit ku oligarkët dhe Edi Rama vjedhin me qindra miliona euro, ndërsa justifikim për rritjen e çmimeve është lufta në Ukrainë, ku çmimi i naftës është më i lirë se këtu. Shqipëria është me e dështuar nga vendet e Evropës, kjo qeveria ka një administratë të paaftë, qeveria nuk i do projektet e BE-së sepse ato kanë rregulla dhe procedura transparente. Ato kanë edhe monitorim, kjo është arsyeja që refuzohen shumë fonde e projekte nga BE në mënyrë që rilindja me borxhet që merr të bëjë autostrada me kilometër 20 milionë euro”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin