1 April 2025, 18:02
Nga N.F

KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë. KFOR-i tha se personeli i dislokuar do të operojë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë që veçse janë dislokuar në Kosovë nga brigada italiane “Sassari”.
“Këto përforcime – së bashku me trupat e KFOR-it – rrisin aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës së sigurisë në përputhje me mandatin që buron nga Kombet e Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u tha në njoftim.
KFOR-i përsëriti qëndrimin se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
KFOR-i ka rritur praninë sa herë që situata ka qenë e tensionuar në Kosovë, sikurse ishte sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Kur u dislokua për herë të parë në Kosovë, pas përfundimit të luftës, KFOR-i kishte 50.000 trupa, ndërkaq sot ky numër është afër 4.600 ushtarë./ REL
kfor nato kosove
Politike
1 April 2025, 18:02
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në një takim me banorët e njësis&e...
Politike
1 April 2025, 17:42
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Në fillim të javës së ardhshme pritet që në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhë...
Politike
1 April 2025, 17:45
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adr...
Politike
1 April 2025, 17:27
r.ll
foto ilustruese
HAGË- Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Z...
Politike
1 April 2025, 17:06
r.ll
agron shehaj, adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka paditur për shpifj...
Politike
1 April 2025, 16:54
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë kandidatëve për deputetë, duke i kërkuar ...
Politike
1 April 2025, 16:48
r.ll
kuvendi i kosove
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive t&e...
Politike
1 April 2025, 16:01
r.ll
edi rama, sali berisha
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka postuar në rrjetet sociale nj&e...
Politike
1 April 2025, 14:22
I.A
TIRANË- Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka paditur ditën e sotme në SPAK, kreun e Partisë &ldqu...
Politike
1 April 2025, 13:52
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Durrës se ish-kryebashkaku Vangjush Dako ka ndër...