LIVE UPDATES
Politike

"Neomalsorja" në listat e kandidatëve të PS-së për deputetë, BIRN: Bagëti e propagandë

Duke i uruar suksese Neomalsores Marjana Koçeku për mandatin e deputetes, dëshiroj gjithashtu t’i bëj me dije se, për momentin, ajo nuk është përfaqësuese e popullit të Malësisë në parlament, por, dukshëm është përfaqësuese e Edi Ramës te populli i Malësisë, ndërsa fotoja e saj me një kec është asgjë më shumë se sa një ushtrim propagande.

15 March 2025, 10:02 Nga Gjergj Erebara
"Neomalsorja" në listat e kandidatëve të PS-së
Marjana Koçeku

SHKODRA- Në vitin 29 p.e.s., poeti romak Virgjili, i njohur sot më së shumti për epikën në vargje Eneida, botoi një poemë tjetër, e cila quhet Gjeorgjika, ose Bujqësia, sepse rastësisht qëllon që emri i autorit të këtij shkrimi në greqishten e vjetër do të thotë bujk. Eneida është e njohur për shqiptarët për shkak se Henrik Lacaj i  hyri punës drithëruese të sjelljes së saj në shqip, ndërsa Gjeorgjika, vepra e dytë e madhe e Virgjilit, me sa kam dijeni, nuk është sjellë kurrë.

Gjeorgjika ka rëndësi të madhe në historinë e njerëzimit për shkak se, për aq sa dihet, është hera e parë që ndërgjegjja shpirtërore e botës, që është letërsia, e sheh bujqësinë dhe blegtorinë, bujkun dhe blegtorin, si dhe punën me baltë e me bajga, jo me përbuzjen e zakonshme që i rezervohet kësaj pjese të shoqërisë nga elitat, por si një idil, një ëndërr, një botë e paqme që përfaqëson lirinë, pavarësinë nga autoriteti, dinjitetin.

Një nga rrëfenjat e përfshirë në poemë flet për një ish-pirat, tashmë i moshuar, me ditët e tij të plaçkitjes dhe dhunimit pas krahëve, duke u kujdesur për të mbjellat e veta, ekspert në hortikulturë dhe bletari. Ai i përshkruan këto të mira të thjeshta si po aq madhështore sa pasuritë e mbretërve.

Virgjili ishte gjithashtu një poet oborri. Poema e tij Eneida u financua nga themeluesi i sundimit me një njeri në Romë, Augusti. Eneida rrëfen përrallën që romakët i treguan vetes për origjinën mitike të vetes dhe pushtetit të tyre. Një histori që nis me arratisjen e heroit legjendar Enea nga Troja në flakë, braktisjen e dashurisë së tij për hatër të fatit të paracaktuar për famë dhe pushtet dhe themelimit të Romës, për të përfunduar me sundimin e Augustit.

Edhe supozimi i tij që, kur je bujk a blegtor, të jep mundësinë të mos e çash kokën për të parë në mënyrë pyetëse se kush është njeriu që po sundon dhe se si po e bën punën e menaxhimit të të mirave të përbashkëta ky që është në krye, është qartazi një model propagande. Augusti të ka dhënë mundësinë që të jesh i lirë me delet e me dhitë e tua, kështu që mos e vrit mendjen se nuk është puna jote se kush qeveris e si qeveris.

Struktura e Eneidës u përdor shekuj më vonë nga Marin Barleti për të sjellë Historinë e Skënderbeut diçka që u vërejt nga studiuesja daneze Minna Skafte Jensen.

Nejse!

Ndjenjat njerëzore që zbuloi Virgjili mbi dy mijë vjet të shkuara dhe dëshirat e njeriut për bollëk dhe liri dhe gjetja e realizimit të këtyre dëshirave te bujqësia e blegtoria janë bërë përgjatë të gjithë historisë, shënjestër e propaganduesve.

Idilizimi i bujqësisë nga Virgjili dhe të shumtë më pas tij, vështirë se i mbijeton dot këndvështrimit kritik të përdorimit të ndjenjave njerëzore për propagandë. Për shembull, një fotografi keci përcjell ndjenjat e rinisë, gjallërisë, jetës së lumtur dhe mungesës së nevojës për mendime të komplikuara. Ajo që nuk shfaqet në foto është që, me gjasa, disa muaj pasi kjo foto të jetë bërë, keci në fjalë do jetë therur për t’u ngrënë. Por propaganduesit kanë pasur gjithnjë e më shumë efekt në jetët e njerëzve  duke nisur nga shekulli i njëzetë, kur, mbi të gjitha, Mussolini, përdori radion për të përcjellë propagandën e vet brenda shtëpisë së çdo qytetari, ndërsa rrjetet sociale dhe celulari sot mundësojnë që propaganda të depërtojë jo thjeshtë brenda shtëpisë, por edhe në krevat apo hale. Në krahasim me këtë, leximi i Virgjilit nga popullsia përgjithësisht analfabete e botës së lashtë ngjan si një ushtrim propagande tmerrësisht i ngathët.

Të qenit bujk nuk të sjell doemos çlirim nga sikletet njerëzore, sepse sërish mund të biesh në varfëri, të sëmuresh e të kesh nevojë për ilaçe e mjekësi. Në mënyrë kyçe, të qenit fermer, pavarësisht se jetesën e ke të lidhur me tokën, nuk të çliron nga nevoja që çdo anëtar i një trupe politike, qoftë bujk, qoftë inxhinier avionësh, të shohë me vëmendje se kush po qeveris dhe si po qeveris, nëse po shpërdoron paratë që nevojiten për të mbuluar këto sikletet si rrugë, ujë, kanalizime, kujdes shëndetësor, shkolla e përkujdesje sociale, duke i futur në xhep apo duke i bërë vila të njëpasnjëshme.

Mussolini ishte ai që, pasi një kënetë u tha, (nuk duhet ta harrojmë që këneta u tha me paratë dhe punën e italianëve), ai u shfaq në telekronikat televizive duke korrur drith, pra duke siguruar bukën për popullin. Dhe në vitet 1970 e 1980, sundimtarët komunistë shqiptarë u përpoqën të rinonin veten duke rekrutuar disa fermere dhe blegtore nga fshati drejtpërsëdrejti për në Byronë Politike, një strukturë që në atë kohë ishte ekuivalenti i parlamentit të sotëm.

Kur Lenka Çuko u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, ajo ishte 33 vjeç. Edhe ajo u  mor nga fshati, jetoi gjatë të gjithë kohës me sharje, fyerje dhe tallje për fillesat modeste të karrierës së saj, sqaroi në një intervistë se nuk kishte qenë mjelëse, siç përbuzej rëndom nga elita ish-proletare e kohës, por “bujkeshë”. Rekrutimi nga fshati vështirë se ndryshoi gjë në strukturën qeverisëse, as nuk ndaloi dhunimin, burgosjen e internimet dhe as nuk solli ndonjë përmirësim në nivelin e jetesës.

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë pritet të jetë Marjana Koçeku, e cila është njohur në median sociale si blegtore. Ajo deklaroi se dëshiron të përfaqësojë bashkësinë e Dukagjinasve dhe zgjodhi, në mënyrë shumë simbolike, të përdorë gegnishten në deklaratën e parë.

Një gjë është mirë t’ia kujtojmë znj. Koçeku dhe të gjithë deputetëve të të gjitha partive, deputetë që sakaq janë bërë të tillë pavarësisht se zgjedhjet nuk janë bërë ende, është që kjo puna e përfaqësimit të një bashkësie, qoftë ajo fshatare apo qytetare, gegë apo toskë, me dhi apo me mercedezë, është pak më e komplikuar se sa kaq. Sepse deputetët në Republikën e Shqipërisë emërohen dhe nuk zgjidhen.

Gjithsesi, secili nga këto deputetë, përfshirë edhe znj. Koçeku, i ka mundësitë që, duke nisur nga sot, meqë letrat janë depozituar sakaq në KQZ dhe nuk mund të zhbëhen, të bëhen përfaqësues të denjë, jo vetëm e malsorëve të Dukagjinit, por të të gjithë shqiptarëve, duke u ngritur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke mos toleruar korrupsionin, duke respektuar shtetin e së drejtës dhe mbi të gjitha, duke pyetur kryetarët që i kanë emëruar për deputetë se pse nuk ka ilaçe te onkologjiku, pse rrugët janë të shkatërruara, pse vendi është ndarë me llokma për oligarkët.

Si deputete e emëruar në zonën e Shkodrës, znj. Koçeku mund ta nisë mbarë duke vajtur një ditë aty në brinjë të katedrales në qytetin e Shkodrës, ku një menzë e kishës që quhet “Buka e Shna Ndout” i ofron të varfërve një vasketë të vogël supe, e një copë fare të vockël bukë. Me aq sa marr me mend, supa në fjalë duhet të kushtojë rreth 20 apo 30 lekë, ndërsa copa e bukës, rreth 10 lekë.

Znj. Koçeku mundet të bëhet përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve në rast se shkon te ai që e ka emëruar për ta pyetur se pse, në vitin 2025, në Shqipëri, ka njerëz që kanë nevojë për një vakt falas që nuk kushton as një gjysmë euro, e madje janë dukshëm të uritur edhe për kaq, në një qytet ku as 100 metra më larg planifikohet të ndërtohet një kullë Babeli. Deri sa ta bëjë këtë apo gjëra të tilla, ajo nuk është përfaqësuese e Dukagjinit në parlament, por është e deleguara e Edi Ramës në Dukagjin./ BIRN

listat e ps

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin