LIVE UPDATES
Politike

Nga grabitja e Avokatit të Popullit te amnistia fiskale/ Berisha: Rama ka zëvendësuar standardet me lobime korruptive

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama ka qenë një faktor shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

12 December 2025, 13:16 Nga E.d
Nga grabitja e Avokatit të Popullit te amnistia fiskale/ Berisha: Rama ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama ka zëvendësuar standardet me lobime korruptive. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama ka qenë një faktor shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Berisha tha se një proces i instaluar prej shumë vitesh, u përmbys dje duke rrëmbyer dhe institucionin e fundit, që kishte ngelur gjysmë. Në fund, Berisha tha se opozita mbron interesat jetike të shqiptarëve dhe se Edi Rama pra ka zëvendësuar respektimin e kritereve me lobime korruptive.

"Nuk ka asnjë bazë që ajo çështje të mbahet për shqyrtim. Ajo gjykatë refuzoi të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve në rastin tim, duke thënë në mënyrë antikushtetuese që nuk legjitimohen, në një kohë kur një nen i saktë i Kushtetutës u jap atyre pikërisht këtë të drejtë. Dhe tani, të legjitimojë Edi Ramën për të mbrojtur dosjen e vet. Është ditë e vështirë shumë sot. Shumë ditë e vështirë. Megjithatë, besimi im është tek qytetarët shqiptarë. Së fundi, duhet të denoncoj me forcën më të madhe zëvendësimin e standardeve me lobime korruptive nga Edi Rama. Ky ka qenë një faktor shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria dhe shqiptarët kanë paguar çmimin më të lartë në tërë historinë e tyre. Do marrim vetëm zhvillimet e 10 ditëve të fundit, asgjë tjetër.

Zëvendëskryeministrja shndërron Këshillin e Ministrave në zyrë avokatie për korrupsionin e saj, në fakt të Ramës.
Nuk ka ndodhur kurrë në Europës, as në histori. Po në këtë hark kohor, Edi Rama kalon amnistinë fiskale për të cilën partnerët ndërkombëtarë në unison ishin kategorisht kundër si një masë që kërcënonte sigurinë e vendeve të tyre, dhe që duhet të pranojmë këtu se brenda një jave, Komisioni Europian ka reaguar dy herë për këtë masë, kundër kësaj amnistie, dhe administrata e SHBA. Por Edi Rama nuk pyet. Nuk pyet sepse ka zëvendësuar standardet me lobim korruptiv.
Së treti, një proces i instaluar prej shumë vitesh, u përmbys dje duke rrëmbyer dhe institucionin e fundit, që kishte ngelur gjysmë, se ajo ka qenë një kandidaturë konsensuale. Zonja Ballanca ka qenë një kandidaturë e pranuar nga të dy palët.
Megjithatë ne kemi vlerësuar punën. Ky pushtet, kjo grimë, ky segment kishte ngelur.

Refuzoi në mënyrë kategorike zotin Besim Ndregjoni, refuzoi në mënyrën kategorike zonjën Adriana Kalaja, refuzoi në mënyrë kategorike çdo kandidaturë tjetër të mbështetur nga PD dhe grabiti opozitën që donte. Në kundërshtim, duke i futur një thikë të madhe një procesi shumë delikat, shumë të vështirë, por që dëshmon se Edi Rama është i gatshëm të shkelmojë çdo gjë. Pra, imagjinoni ju, një person në një hark kohor 10-ditor, nuk po ndalem në zgjedhjen e kreut të Skapit, se edhe përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik në sallën e zgjedhjes, se ajo u bë me qëllimin e vetëm për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe presionet ndaj anëtarëve të KLP-së. Ku i bazon ai këto? I bazon në lobime korruptive. Por ne do qëndrojmë siç kemi qëndruar, edhe ndaj atyre të cilët mbulojnë këto vepra të Edi Ramës, kudo që janë. Ne mbrojmë interesat jetike të shqiptarëve. Edi Rama pra ka zëvendësuar respektimin e kritereve me lobime korruptive." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin