LIVE UPDATES
Politike

“Një copë bukë e një gotë kos"/ Korreshi i tregon menynë Ministres Sala në spitalin e Lushnjes: Ikim dorë për dore bashkë të vizitojmë ambientet

Gjatë fjalës në Kuvend, Korreshi u shpreh se pacientët jo vetëm që po trajtohen në godina të rrënuara, por po përballen edhe me mungesën e elementeve më jetike mjekësore.

21 May 2026, 11:03 Nga I.A
“Një copë bukë e një gotë kos"/ Korreshi i
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka treguar sot kushtet e mjerueshme dhe mungesat ekstreme të ilaçeve dhe aparaturave në spitalin e Lushnjës. Gjatë fjalës në Kuvend, Korreshi u shpreh se pacientët jo vetëm që po trajtohen në godina të rrënuara, por po përballen edhe me mungesën e elementeve më jetike mjekësore.

Deputeti i PD tha se spitali i Lushnjës vuan nga probleme të thella infrastrukturore dhe higjienike, që nga lavanderia, magazina qendrore dhe kuzhina. Sipas tij këto godina janë konstatuar me lagështi dhe myk, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm infeksionesh për stafin dhe të sëmurët.

“Mirëmëngjes zonja ministre. Pyetja e parë e ime drejtuar për ju është: a keni ngrënë mëngjes? Se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit Lushnje, pacientëve. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientët e spitalit Lushnje. Dhe nga auditimi që keni bërë ju, ju, Ministria juaj, në punë nuk është kuzhiniere, po është infermiere. E keni këtu. E keni lënë ju me shkrim. Në kuzhinë thotë, punon infermierja si kuzhiniere. Çfarë do bëhet o, presim Facebook-un ta mbushim n'pëlqime edhe të bërtasin njerëzit, si të marrin vitamina? Një kjo ndërkohë. E keni tre zonjat e grupit të auditimit, është ky Gjergji Qeramixhi, Zogulla Poto, Sonila Rreshka. Thonë prej disa vitesh u verifikuan ambientet e spitalit Lushnje, nga ku rezultoi se: lavanderia, magazina qendrore dhe kuzhina ishin në kushte të këqija, muret me lagështi, me myk dhe të pamirëmbajtura. Kushtet e ruajtjes së mallrave në magazinë, kushtet e gatimit dhe kushtet e lavanderisë ishin të papërshtatshme duke rritur rrezikun e shkaktimit të infeksioneve dhe dëmtimeve të shëndetit të punonjësve dhe pacientëve. Tani këto i fillova me atë të tuajën unë, që e keni lënë me pjesën e juaj, tani po të them, po ju deklaroj të miat.

Së pari, pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnje? Pse e keni zhvendosur dhe e latë prej tetë muajsh në një godinë, në një qenefhane, ku është dhe sot, kur dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit prej tetë muajsh. Kush e mban këtë përgjegjësi? Që të gjithë pacientët e spitalit Lushnje të rrinë në qenefhane. Kush? E dyta, si jeni me gjeografinë? Kaq të vështirë e keni që të kuptoni që ekzistojnë dhe qytete të tjera përveç Tiranës? Lushnja për shembull. Po pse nuk vini mbas kaqe kaq deputetësh, bërtet, gërthet, kërkon, pse nuk vini bashkë me mua dorë për dore të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje? Pyetje e drejtpërdrejtë nga pacientët dhe nga qytetarët e Lushnjës: Çfarë pune bën Ministrja e Shëndetësisë? Rri në aeroplan apo do të shikojë dhe spitalet që ka në varësinë e saj? Se në avion maksimumi mund të kontrollosh ndihmën e shpejtë, ka kuti, s'ka kuti, mbaroi hesapi. Se prapë nga ky raporti që thoni ju janë mbi 100 milionë lekë ilaçe të skaduara në magazinë, e keni kapur ju, jo unë.

E dyta, po mirë te kjo godina që po bëni që është mbyllur në kohë. Shyqyr që po e bëni se ka prej tre vitesh, para zgjedhjeve normalisht. Po si ka mundësi që para tre vitesh këtu u dhanë 300 milionë lekë për urgjencën e re? Nga këto 75 milionë i dha Raiffeisen Bank. Pse u prishën këto? Ku iku ky investim? Kush mban përgjegjësi që në krye të katër viteve këto u zhveshën prapë muret nga e para? Sepse për prokurimet dhe për të gjithë burimet njerëzore e keni këtu t'i prapë. Ata e kanë në errësirë thonë. Ja ke lënë vetë ti atyre drejtorit. Ore të bëj një pyetje. Çfarë i mungon spitalit të Lushnjës sot? Alkooli, vigoni, edhe këto dorezat se ka dalë barsoletë atje. I thotë doktoresha infermieres: bjere një çikë alkoolin ta mbushim me alkool. Shikoni infermierja vjen vërdallë s'ka alkool thotë opingat. Po bjere pra shpejt! E lyejnë me ujë, kush ma ka lënë hapur alkoolin se i ka ikur era.

Deri barsoletë është kthyer në spitalin e Lushnjës kjo se s'ka as alkool. Dëgjo tani çfarë mungon. Se dole këtu, dole këtu dhe the që janë të gjitha, shumë mirë, e unë po t'i listoj. Paracetamol intravenoz për temperaturë të lartë dhe dhimbje. Omeprazol intravenoz. Tramadol ampulë. Di... kërkoj ndjesë sepse nuk jam mjek, por... diklofenak ampulë, buskopan ampulë. Prometazinë ampulë, amiodarone ampulë, vigonat, serumet ringer, sidomos vigonat në pediatri. Antibiotiku levofloksacinë intravenoz, antibiotiku amikacinë, antibiotiku cefriakson intravenoz. Mungojnë! Tani e dyta, në vitin 2024 keni nxjerrë një urdhër, ose ai drejtori këtu i përgjithshëm. Drejtori i përgjithshëm i ka nxjerrë një urdhër për lirim nga detyra. Me numër 148 datë 1.7.2024. Thotë: lirim nga detyra," tha Korreshi./Dosja.al

saimir korreshi seance plenare 21 maj 2026

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin