LIVE UPDATES
Politike

“O me ne, o me ata”/ Frederik Ndoci del hapur kundër Bardh Spahisë: Monizmi i dytë në Shkodër, paralajmërojnë artistët që guxojnë të mos jenë militantë

Këngëtari shprehet hapur se mbështet kandidatin Benet Beci, të zgjedhur nga Partia Socialiste, pasi sipas tij, ata që përdorin shprehjen ‘o me ne, o me ata’, e kanë në dorë një ‘pushkatim’ të vogël, duke përmendur këtu emrin e Voltana Ademit.

17 April 2023, 21:24 Nga F.M
“O me ne, o me ata”/ Frederik Ndoci del hapur kundër Bardh
Frederik Ndoci

SHKODËR- 14 maji po vjen dhe situata në Shkodër është ‘nxehur’ edhe në radhët e artistëve. Artisti Frederik Ndoci është ndjerë i pakënaqur nga mënyra se si është trajtuar nga Bashkia e Shkodrës, drejtuar nga Bardh Spahia. Në një postim shterues, ai tregon se është ftuar në një koncert të Bashkisë Shkodër vetëm tre ditë para se të mbahej me aergumentin se nuk e dinin nëse këngëtari ndodhej në Shqipëri apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndoci thotë se ftesa i është dhënë përmes një telefonate, gjatë të cilës sipas tij janë përpjekur t’i sugjeronin me detyrim edhe se çfarë duhet të këndonte. Këtë gjë, sipas Ndocit, s’ka arritur që t’ia bëjë askush para viteve ’90.

Këngëtari shprehet hapur se mbështet kandidatin Benet Beci, të zgjedhur nga Partia Socialiste, pasi sipas tij, ata që përdorin shprehjen ‘o me ne, o me ata’, e kanë në dorë një ‘pushkatim’ të vogël, duke përmendur këtu emrin e Voltana Ademit. Ndoci e mbyll statusin duke shkruar se ky është monizmi i dytë në vend, të paralajmërosh artistësh që guxojnë të mos jenë militant.

Reagimi i Frederik Ndocit:

Koncert qe e merr persiper Bashkia Shkoder, si ide e Bujar Qamilit… me tematike ne forme e permbajtje te kandshme. Mu si Frederik me ftuen vetem para 3 ditesh, duke u justifikue “se nuk e kena dijt se je ketu por ne Amerike”! Ideatori per me ruejt formatin pat edhe guximin e me m’sugjeru me detyrim percaktim se cfar e si me i kendu, pikerisht mu qe edhe para 90-tes nuk e ka provu askush me e ba nji gja te tille. Nuk ia vuna re pasi telefonata kishte shum ma vler edhe pse me vonese, se sa niveli i sugjerimit. Mesova qe pas shume shume provash qe kishin ba krejt grupi i artisteve te merituem e te pa merituem qe do te ishte e bollshme koha per te ken edhe un ne at spektakel. Sigurisht e pranova per etike, edhe pse s’me than se nuk mundena me ta vu emnin se gjoja kena kujtu se je ne USA. Mbrame ne mesnat kur e pash emnin tem shum te tejdukshem mu duk pak utopi pjesmarrja e jeme. Ka shum dashamirsi nga artistat mendoj dhe se jan te interresuem kur je e kur nuk asht Rriiku ne Shqiperi, pasi konkurenca ne lokalet ku bahet muzike edhe ne Shkoder, nuk asht aq e shperndare dhe e kamuflueme, ku prania e jeme nuk ka mungu qysh ne marsin e 2022 it, se paku dy her ne jav ne Shkoder. Portale, media, gazeta e lajme u kan merzite spektatorin se vazhdon a live koncertet Rrik Ndoci ne Shkoder e gjithkund.

Nuk ka mbet media ne Shqipni portal e gjith ata intervista neper tana mediat shqiptare vendimi i jem per me ken si familje amerikane vetem ne shqipni, vetem keta perfshi edhe Bashkine e punonjesit e saj, nuk e kishin marr vesh “ende”. Bashkia qe ne gusht, shtator ka organizu koncerte recitale me mu, nuk u ra ndermend qe Rriku nuk asht ne Shqiperi. E verteta asht se skenes se Teatrit Migjeni prej vitesh nuk ka ken prezente per shum aresye por e vecanta asht politike. Ne vere vjet çuditerisht u ftova ne koncert recital para Bashkise. Mendoj se vazhdon lufta e klasave. Voltana Vademi e ata qe e dine se “o me ne o me ata” e kan ne dor nje pushkatim sa do te vogel ne se shfaq mendimin demokrak te te drejtes se mendimit dhe votes, kjo menyr meskine qe me kenaq vedvedin, monizmi i dyte shkodran e me paralajmeru edhe ndonji artist te vogel qe guxon mos me ken militant. Pra me ofruen por oferta ishte si ajo:-“i kishte çue nana me la gojen”. Vazhdojn me dal do sorra sa her gjuhet lisi me gur.

Kjo inisiative mbetet e bukur, por ne kornizat e mendimit artistik koherent asht pak e vaket pasi evoulimi i muzikes se sotme nuk mund ti sjell asnji gervishtje kanga e kompozueme dhe e levrueme si para 100 vjetesh me nji ndryshim 11%. Automatikisht ve ne disekuiliber mundesine per mos me u krenue prap me vlerat e para 100 vjeteve ne forme e ne permbajtje. Me kritikoni pa asnji hezitim ne se ju dukem antikonformist. Un e due Shkodren. I uroj fitore Benet Beci. Pas bisedes me te kishte shum ide pozitive, per levrimin e artit bashkohor ne Shkoder. Prandaj e dua Benetin, sepse e njeh dhe e do Shkodren.

frederik ndoci voltana ademi benet beci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin