Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas VLEN, shqiptarët nuk i detyrohen askujt për pushtet të përhershëm, ndërsa akuzojnë BDI-në se po bllokon Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe po dëmton Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Më tej ata thonë se gjatë 25 viteve në pushtet, BDI ka pasur mundësinë që këto çështje t’i rregullonte përmes ligjeve, por sipas tyre ka vendosur prioritete të tjera.

MAQEDONI E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka hedhur akuza ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se po përdor çështjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për interesa politike dhe personale. Me anë të një deklarate zyrtare, VLEN thekson se BDI nuk po mbron kauzën shqiptare, por sipas tyre po e mban atë peng, duke e lidhur zhvillimin e vendit me rikthimin e saj në pushtet.
Sipas VLEN, shqiptarët nuk i detyrohen askujt për pushtet të përhershëm, ndërsa akuzojnë BDI-në se po bllokon Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe po dëmton Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Më tej ata thonë se gjatë 25 viteve në pushtet, BDI ka pasur mundësinë që këto çështje t’i rregullonte përmes ligjeve, por sipas tyre ka vendosur prioritete të tjera.
VLEN akuzoi BDI-në se po përdor opozitën si mjet presioni dhe se po tenton të bllokojë proceset politike për shkak të humbjes së pushtetit. Në fund, VLEN thekson se Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve nuk i përkasin asnjë partie politike, por qytetarëve.
Reagimi i VLEN:
Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) nuk e mbron kauzën shqiptare, por e mban peng. Hesapi i tyre është i thjeshtë. Ose ata në kolltuqe, ose nuk ecën asgjë. Kur janë në pushtet, gjithçka është në terezi. Kur mbeten jashtë, përnjëherë prishet dynjaja. E pra, ai film nuk kalon më. Por ta sqarojmë një gjë.
Shqiptarët nuk ua kanë borxh pushtetin e përjetshëm karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Nuk u kanë borxh a ministra, as drejtorë dhe as tenderë. Aq më pak ua kanë dhënë të drejtën që, vetëm pse mbetën pa kolltuqe, ta bllokojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe ta rrënojnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit.
Plot 25 vjet e kishin edhe gurin, edhe arrën në dorë, por nuk u shkoi mendja që këtë të drejtë ta mbronin me ligj. Më të rëndësishme i kishin tenderët, pasurimin personal dhe pazaret e pista. Tani, kur dikush tjetër po e kryen punën, nga dëshpërimi kapen pas një fijeje kashte dhe kërcënojnë se do ta bllokojnë gjithë Kuvendin. BDI-ja nuk mund t’ua falë shqiptarëve që e dërguan në opozitë, prandaj tani po u hakmerret duke e bllokuar Ligjin për përfaqësim të drejtë.
Shqiptarët nuk janë plaçkë partiake e askujt dhe të drejtat e tyre nuk janë monedhë për kusure politike. Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi as e Ali Ahmetit dhe as e karrigexhinjve të tij të përjetshëm. Ajo u përket qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng për shkak të etjes së shfrenuar për pushtet./Dosja.al
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është rrëzuar kërkesa për lirimin me k...
Karl Bergner, Enea Karakaçi TIRANË- Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi në ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se në a...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nëse opozita do të bashk&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe pasuritë e Ermal Beqiri në Francë, ku mes t&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike sali Berisha pas daljes nga SPAK u takua me gazetarët nga të cilët u pyet në lidhje me protes...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat pas paraqitjes në SPAK,...
Pyetje: Zoti Berisha, ditën e sotme ka patur një reagim nga shoqatat e unioneve të gjyqtarëve të Republikës, Shoqata Kombët...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK në kuadër të masës së...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, pas daljes nga SPAK foli për dosj...