Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kjo deklarata e liderit të opozitës sjell në vëmendje figurën e Esat Pashë Toptanit, një prej personazheve më të debatueshme të historisë politike shqiptare, i cili u vra në Paris në vitin 1920 nga Avni Rustemi.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri këtë të shtunë një parashikim ogurzi për fatin politik të Kryeministrit Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Ramën për akte të tradhtisë kombëtare dhe deklaroi se nëse ai nuk largohet nga vendi për të kërkuar azil politik, një ditë mund të gjykohet njëlloj si Esat Toptani. Kjo deklarata e liderit të opozitës sjell në vëmendje figurën e Esat Pashë Toptanit, një prej personazheve më të debatueshme të historisë politike shqiptare, i cili u vra në Paris në vitin 1920 nga Avni Rustemi.
Kush ishte Esat Pashë Toptani?
Esad Pashë Toptani ka qenë ushtarak i Ushtrisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, drejtues i Rrethimit të Shkodrës dhe kryeministër i Shqipërisë. Në fillim të shekullit XX, ai ishte një nga figurat më të fuqishme, por edhe më të debatueshme të Shqipërisë. I përfshirë në zhvillimet politike të vendit pas Pavarësisë, Esad Pashë Toptani mbajti edhe postin e kryeministrit të Shqipërisë gjatë viteve 1914–1916.
Roli i tij politik mbetet ende temë debatesh në histori, ndërsa marrëdhëniet e tij me fuqitë e huaja dhe ambiciet për pushtet e kthyen atë në një figurë tejet të kontestuar në politikën shqiptare. Pas largimit nga Shqipëria, Esat Pashë Toptani u vendos në Francë, ku vazhdoi aktivitetin e tij politik dhe diplomatik. Por qëndrimi i tij në Paris mori një fund tragjik në qershorin e vitit 1920.
Atentati në Paris
Në 13 qershor të viti 1920, në orën 13.00 Esad Pashë Toptani doli nga hotel “Continental” në Paris. Kishte ditëlindjen dhe po festonte 57-vjetorin e lindjes dhe atë ditë, kishte menduar ta festonte në një nga lokalet më luksoze në Paris, me të dashurën franceze, 22-vjeçaren Eliz Dyfur dhe nipin e tij, Xhemil Bej Vlorën. Për të festuar, ata do të shkonin në lokalin “L’Escargot d’Or”. Para se të dilte nga hoteli, Esad Pashë Toptani porositi te recepsionisti një makinë, e cila u parkua përpara hyrjes. Teksa Xhemili dhe Eliz u futën në makinë, Esadi po ecte disa metra prapa tyre.
Por krejt paparitur, pas Esadit, ndodhej Avni Rustemi. Ai nxorri pistoletën dhe pa thënë asnjë fjalë, e qëlloi dy herë. Herën e parë plumbi e kapi në pjesën ku qafa bashkohet me kurrizin, e ndërsa Esadi po rrëzohej, e qëlloi sërish përpara në anën e zemrës. Për tu siguruar që tashmë, 57-vjeçari nuk do ta gëzonte ditëlindjen e tij, Rustemi nuk u largua nga vendi i krimit dhe rojet e hotelit e kalimtarët e kapën me dhunë.
Pas krimit, vetë Rustemi ka rrëfyer se ka qenë rastësisht tek hyrja e hotelit. Ai tregon se në momentin që ka parë Esadin, mendja i kishte shkuar në vetëm dy gjëra, te revolveri që mbante në xhepin e djathtë të xhaketës dhe te krimet që kishte kryer Esadi.
“Esad Pasha ecte ngadalë e me fodullëk. Me të parë atë, gjithë historia e Shqipërisë m’u përshkua në mendjen time dhe më pushtoi një turbullim i madh. Kapa në xhep të djathtë revolverin e mbushur me 6 fishekë që e mbaja me vete dhe qëllova disa herë… Ai u rrëzua gati menjëherë dhe unë e hodha shpejt për tokë revolverin…”, rrëfeu në atë kohë Rustemi.
Si e organizoi vrasjen Avni Rustemi në Paris?
Avni Rustemi hyri në paris në ditën e fundit të majit. Siç thonë raportet e shërbimit sekret dhe policisë franceze, Rustemi mbërriti i paveshur mirë, aq sa nuk e pranuan në hotel “Prens Alber” dhe u detyrua të porosiste rroba të reja në vlerën 375 franga. Pas disa ditësh kërkoi të stërvitej për qitje në një shkollë.
Madje, bleu edhe pistoletë. Nga 31 maji deri më 6 qershor harxhoi 1 mijë franga franceze, ndërsa nga 31 maji deri më 13 qershor qëndroi në dy hotele, “Tyilëri”, rruga “Hiasentë” dhe “Monmatrë” rruga 32. Në të dy hotelet nuk fliste me askënd. Më 13 qershor duket sikur Avni Rustemi ndryshoi sjellje. I kërkoi kamarierit që t’i sillej shpejt ushqimi, sepse kishte një takim dhe në 12.30 u largua. Gjysmë orë më pas, në orën 13.00, vrau Esad Pashë Toptanin.
Shkaqet e vrasjes dhe marrja e pafajësisë
Ishin shumë ata që besonin se Esad Pashë Toptani kishte dorë në të paktën 10 vrasje. Eqrem bej Vlora, djali i motrës së Esadit, në kujtimet e tij tregonte me detaje se si daja i tij ‘ecte mbi kufoma’.
“Ky njeri që në kuptimin e plotë të fjalës ecte mbi kufoma dhe nuk turpërohej sa here ia donte puna t’i lyente duart me gjak,” shprehej ai.
Autor i pafajshëm. Historia e jurisprudencës botërore nuk njeh një rast të dytë që të vërtetojë se dikush është edhe autor i një krimi, por edhe të shpallet i pafajshëm. Mbrojtësi juridik i Avni Rustemit ishte Anatole De Monzie, që do të bëhej më vonë disa herë ministër i Francës, solli argumente unikaale në sallën e gjyqit.
Gjykata e Parisit vendosi që autori Avni Rustemi të shpallej i pafajshëm dhe ai u lirua në sallën e gjyqit. hetimi zgjati 5 muaj e 16 ditë, procesi gjyqësor zgjati 24 orë. Ai nisi më 29 nëntor dhe në mbrëmjen e 30 nëntorit trupi gjykues me 12 anëtarë, deklaroi pafajësinë e Avni Rustemit.
Një paralelizëm i fortë politik
Kjo është historia e Esad Pashë Toptanin, që Berisha solli në vëmendje me deklaratën e tij për Kryeministrin Edi Rama. Deklarata e Berishës vjen në një klimë të fortë përplasjeje politike dhe herë pas here, Lideri demokrat hedh akuza të ashpra ndaj Ramës, duke bërë edhe parashikime ogurzeza./Dosja.al
Edi Rama Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për disa akte që Kryedemokrati i cilë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kr...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i shtyn që...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e vendit janë në komunikim të v...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, tha se...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që sht...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar sërish nismën për krijimin e një shteti ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me sigurinë në resortet turistike dhe rrezikun që...