LIVE UPDATES
Politike

PD dorëzon amendamentet për Rregulloren e Kuvendit: Konsensus dhe mbrojtje të drejtave të opozitës

Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka shprehur kundërshtim ndaj nismave të njëanshme të mazhorancës socialiste, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të asgjësuar rolin e opozitës.

13 May 2026, 13:44 Nga I.A
PD dorëzon amendamentet për Rregulloren e Kuvendit: Konsensus dhe
PD

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me amendamente dhe propozime për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka shprehur kundërshtim ndaj nismave të njëanshme të mazhorancës socialiste, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të asgjësuar rolin e opozitës.

Në dokumentin e dorëzuar, Partia Demokratike thekson se çdo ndryshim në Rregullore duhet të jetë produkt i një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, siç ka qenë tradita parlamentare që nga viti 2004. Bardhi argumenton se propozimet aktuale të Partisë Socialiste synojnë “kufizimin juridik” të hapësirave të opozitës, duke tentuar ta kthejnë Kuvendin në një institucion monopartiak.

Pikat kyçe të propozimeve të Partisë Demokratike:

Mbrojtja e kohës së debatit: PD kundërshton reduktimin e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta për projektligjet, duke e cilësuar këtë si cenim të lirisë së shprehjes dhe parimit të demokracisë përfaqësuese.

Përfaqësim i barabartë: Propozohet që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të ketë përbërje me raporte të barabarta midis shumicës dhe pakicës parlamentare (5 me 5), për të shmangur përdorimin e masave disiplinore si mjet politik.

Forcimi i kontrollit parlamentar: Një pikë e rëndësishme është “E drejta për informim”, ku kërkohet që titullarët e institucioneve të jenë të detyruar t’u kthejnë përgjigje deputetëve brenda 15 ditëve nga data e kërkesës.

Kufizimi i orarit të seancave: PD propozon që seancat plenare të mos zgjasin përtej orës 22:00, me qëllim garantimin e transparencës dhe informimin e duhur të qytetarëve.

Përzgjedhja e drejtuesve të institucioneve: Propozimet synojnë procese më transparente dhe dëgjime publike për kandidaturat për drejtues të organeve kushtetuese, duke shmangur emërimet e kontrolluara vetëm nga mazhoranca.

Grupet e Miqësisë: Kërkohet që drejtimi i grupeve të miqësisë të reflektojë peshën politike të grupeve parlamentare dhe jo të mbetet në diskreccionin arbitrar të Kryetarit të Kuvendit.

Në relacionin shoqërues, Grupi i PD-së shprehet se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca, veçanërisht ato që lidhen me procedurat e përshpejtuara për ligjet e integrimit evropian, shmangin debatin dhe raportimin e drejtuesve të institucioneve.

“Opozita po përmbush rolin e saj, duke shpresuar se mazhoranca do të luajë një rol konstruktiv, me qëllimin final hartimin e ndryshimeve konsensuale”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Gazment Bardhi.

Kjo lëvizje e opozitës vjen si reagim ndaj nismave të fundit për ndryshimin e rregullave të lojës në Kuvend, duke hapur kështu një front të ri debati politik për funksionimin e demokracisë parlamentare në vend.

pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin