14 October 2025, 17:04
Nga E.d

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, se nuk po lejon opozitën të marrë pjesë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një deklarate në rrjetet sociale Bardhi ka thënë se sipas Peleshit, përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm në seanca publike.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues. Sipas Bardhit, Kryetari i Kuvendit firmos atë çfarë ai e quan “idiotësira shtetërore” pa e kuptuar për çfarë e hedh firmën.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Në ndryshim nga paraardhësit në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, që çështjet që janë në kompetencë të Kuvendit, në rastin konkret mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i kanë trajtuar si çështje të përbashkëta të të gjithë Kuvendit dhe që duhet të pasqyrojnë opinionin e të gjithë Kuvendit, Niko Peleshi vendos një standard të ri. Për Kryetarin e Kuvendit mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë çështje e partisë–shtet, ku opozita nuk mund të ketë rol as për të thënë fjalën e saj.
Shtuar kësaj, Kryetari i Kuvendit vazhdon të firmosë “idiotësira shtetërore”, pa kuptuar se për çfarë e hedh firmën dhe aq më pak për çfarë e përdor vulën e institucionit më të lartë të shtetit – Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm në seanca publike dhe meqenëse nuk ka seancë publike, nuk mund të ketë përfaqësues.
Dikush duhet t'i sqarojë apo për shkak të pozicionit të lartë publik që ka marrë përsipër ai vetë duhet të lexojë e kuptojë, që përfaqësimi në rastet kur Gjykata Kushtetutese ka vendosur seancë mbi bazën e dokumentave, realizohet përmes dërgimit të mendimit me shkrim. Niko Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues. Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele./Dosja.al
niko peleshi gazmend bardhi pd
Politike
14 October 2025, 15:17
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi deklaroi se burgjet në Shqipëri janë mbushur me qytet...
Politike
14 October 2025, 14:57
I.A
Niko Peleshi dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi ka refuzuar kërkesën e opozitës parlamentare për të ma...
Politike
13 October 2025, 09:31
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë dje duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku ka relativizu...
Politike
14 October 2025, 14:28
M.L
Selia blu
TIRANA- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e k...
Politike
14 October 2025, 14:10
M.L
Lamallari, Kaso
TIRANA- Një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë mbledhjes së sotme...
Politike
14 October 2025, 12:59
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se vetëm për vitin 2024 janë regjistruar mbi 84 mijë &ccedi...
Politike
14 October 2025, 12:48
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zyrtarizon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për...
Politike
14 October 2025, 12:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme AKSHI është një anije që e nderon dhe e motivon qeveri...
Politike
14 October 2025, 12:04
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, përballet me protesta antiqeveritare në Beograd, në Prishti...
Politike
14 October 2025, 11:56
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Një debat ka nisur në fund të raportimit të Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallar...