15 July 2026, 16:44
Nga D.S

TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur së fundmi mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe gazetarit të BIRN, Gjergj Erebara, pas një postimi ironik të këtij të fundit në rrjetin social Facebook.
Shkak për debatin është bërë një fotografi e modifikuar me inteligjencë artificiale e postuar nga gazetari Erebara. Në të, ironizohej Balla dhe përdorimi i dronit nga ky i fundit për të monitoruar protestat e qytetarëve. Erebara e shoqëroi postimin me shënimin ironik:
"Urgjent të mblidhen 30 patronazhistë ta bëjnë P-në B. Pranohen edhe trafikantë droge nga Elbasani. Kjo foto është krijim artistik dhe nuk reflekton postim real.", shkruan Erebara.
Pas këtij postimi, kreu i grupit të PS-së reagoi ashpër, duke shënjestruar jo vetëm gazetarin, por edhe organizatën BIRN Albania, dhe duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin e gazetarit dhe etikën e medias.
"Ky 'falsifikator' qenka redaktor/bashkëpunëtor i BIRN Albania, një organizatë që u merrka me gazetari investigative si dhe me trajnimin e gazetarëve dhe projekte për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies. Hajde mision hajde. Hajde gazetari investigative hajde. TURP!...", shkruan Balla.
Në mbështetje të gazetarit dhe medias, ka reaguar edhe deputetja Koçeku, e cila nënvizoi rëndësinë e BIRN-it si një media serioze dhe kredibile në Shqipëri. Në një postim në Facebook ajo theksoi se, organizata ka qenë ndër vite një nga mediat më serioze dhe më të besueshme në vendin tonë, dhe gazetaria investigative është një domosdoshmëri për demokracinë.
Në reagimin e tij, Balla u kërkoi llogari donatorëve ndërkombëtarë që financojnë këtë media, duke përmendur Fondacionin Shoqëria e Hapur në Shqipëri (OSFA), Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe ambasada të ndryshme, për të vlerësuar nëse ky lloj komunikimi përputhet me vlerat që ata financojnë.
"BIRN ka qenë ndër vite nji nga mediat ma serioze dhe ma të besueshme në vendin tonë. Gazetaria investigative asht nji domosdoshmëri për demokracinë. Pikërisht falë punës së gazetarëve të saj, opinioni publik ka njoftë shumë çështje që përndryshe kishin me mbetë në errësinë. Sulmi publik i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së ndaj gazetarit Gjergj Erebara nuk asht thjesht nji përplasje me nji individ. Asht nji mesazh i gabuem ndaj çdo gazetari dhe qytetari që ushtron profesionin me pavarësi dhe integritet. Nji nga matësit e pushtetit asht mënyra se si i trajton ata që e kritikojnë atë. Fjala e lirë nuk hidhet në kosh dhe nuk mund të intimidohet.
Solidarizohem me gazetarin Gjergj Erebara dhe do të jem gjithnji në krah të çdo gazetari a media që, me profesionalizëm e guxim, i shërben dhe e shkruan të vërtetën, e mbron interesin publik, të drejtën, dhe e informon qytetarin dhe proteston bashkë me të kundër çdo lloj fallcifikatori politik.", shkruan Koçeku./Dosja.al
balla erebaara koceku
Politike
15 July 2026, 16:37
D.S
TIRANË- Organizata prestigjioze ndërkombëtare "Reporterët pa Kufij" (RSF) ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur dit&e...
Politike
15 July 2026, 16:25
D.S
KOSOVË- Kosova ende nuk e ka dorëzuar në Komisionin Evropian raportin mbi zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit t...
Politike
15 July 2026, 16:15
D.S
KOSOVË- Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë të mërkurën se jan&eum...
Politike
15 July 2026, 15:56
D.S
Arbjan Mazniku
TIRANË- Mbledhja e radhës e komisionit të posaçëm për reformën territoriale ka nisur me deba...
Politike
15 July 2026, 15:41
D.S
KOSOVË- Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet n&...
Politike
15 July 2026, 15:17
D.S
Luciano Boçi
TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u mblodh sot p&eum...
Politike
15 July 2026, 14:43
I.A
Ilir Panda
TIRANË- Ndryshon përbërja e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e Erion Veliajt në G...
Politike
15 July 2026, 14:22
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar ditën e sotme se SPAK është i papëlqyeshëm nga të dy kahet...
Politike
15 July 2026, 14:12
I.A
Samiti i NATO
ANKARA- Përpjekja e Shqipërisë për të organizuar samitin e NATO-s në vitin 2027 është përballur ...
Politike
15 July 2026, 13:08
E.d
Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj
TIRANË- Mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, sapo ka përfunduar ku në fokus kan&eum...