LIVE UPDATES
Politike

Pezullimi i vizave për Shqipërinë? Zëdhënësja e KE: Ne po punojmë për të siguruar emigracion të kontrolluar

Shkaku: rritja e migrimit të parregullt.

11 November 2022, 09:06 Nga I.A
Pezullimi i vizave për Shqipërinë?  Zëdhënësja e
Anitta Hipper

GJERMANI- Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hipper thekson për DW domosdoshmërinë e harmonzimit të politikës së vizave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me atë të BE. Shkaku: rritja e migrimit të parregullt.

DW: A do të marrë Komisioni Europian në konsideratë pezullimin e udhëtimit pa viza nga Shqipëria dhe Serbia prej Presidencës Çeke deri në fund të këtij viti? E kam fjalën për pezullimin për shkak të migrimit të parregullt dhe kontributin e këtyre dy vendeve në rritjen e numrit të migrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor, (BP).

Anitta Hipper: Ne punojmë ngushtë me Serbinë dhe partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Siç u theksua nga Komisioni në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, muajin e kaluar, është thelbësore që partnerët e BP të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me atë të BE-së për të siguruar një migrim të menaxhuar mirë. Serbia pritet të përafrohet plotësisht me politikën e vizave të BE. Serbia është zotuar të marrë masa të shpejta dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër. Komisioni po monitoron dhe ka theksuar nevojën e harmonizimit të plotë të strategjisë së vizave nga Ballkani Perëndimor në kontekstin e Raporteve të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, Raporteve të Zgjerimit dhe takimeve të rregullta të Nënkomisioneve për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.

DW: Sa shqetësuese është rritja e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor?

Anitta Hipper: Komisioni po monitoron nga afër situatën përgjatë rrugës së BP. Nevojitet një vigjilencë e shtuar duke pasur parasysh ardhjet në vendet anëtare të BE-së përgjatë kësaj rruge. Siç vuri në dukje komisioneri Johansson në Procesin e Pragës të zhvilluar muajin e kaluar, në 24 tetor, do të punojmë së bashku me partnerët e Ballkanit Perëndimor në 4 shtylla: arritjen e harmonizimit me politikën e vizave të BE-së, afrimin në mënyrë të koordinuar me vendet tranzit dhe me vendet kryesore të origjinës së migrantëve që vijnë në BE pas kalimit tranzit në rajon; rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes së FRONTEX në Ballkanin Perëndimor: komisioni bëri dy javë më parë, më 25 tetor, propozime për mandate të rishikuara për të negociuar Marrëveshjet e Statusit, që do të lejojnë vendosjen e rojeve kufitare midis kufijve të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë, Bosnjë - Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë; rritjen e bashkëpunimit për kthimin dhe ripranimin: komisioni është gjithashtu i gatshëm të mbështesë më tej Ballkanin Perëndimor për të rritur kthimet, si financiarisht ashtu edhe në zbatimin e marrëveshjeve të partnerëve të ripranimit. Dhe së fundi do të forcojmë gjithashtu luftën tonë të përbashkët kundër kontrabandës së emigrantëve. BE-ja nisi një Partneritet Operacional kundër Kontrabandës rajonale me Ballkanin Perëndimor në Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në Tiranë, një javë më parë, më 3 nëntor, për të mbështetur zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin gjyqësor, fushatat e informacionit, menaxhimin e kufijve, me mbështetjen financiare të BE-së dhe mbështetjen e agjensive të BE-së - për bashkëpunim ndërkufitar dhe në nivel operacional, përgjatë rrugës së BP.

DW: A mund të ndikojë rritja e emigrantëve të parregullt që kalojnë në BE nga Shqipëria dhe Serbia në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të të dyja vendeve?

Anitta Hipper: Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në si pjesë e politikës së zgjerimit. Komisioni e ka ndjekur këtë çështje në raportin e tij vjetor për paketën e zgjerimit dhe mekanizmin e pezullimit të vizave. Ai përsëriti rekomandimet për përafrimin e plotë në paketën e zgjerimit të vitit 2022 dhe do ta bëjë këtë edhe në raportin e pestë mbi mekanizmin e pezullimit të vizave, që pritet të dalë në mes të nëntorit.

DW: A e konsideron apo jo BE ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor si një mënyrë efikase për të reduktuar migrimin e parregullt drejt vendeve anëtare dhe gjithashtu kërkesat e emigrantëve të parregullt për azil në vendet e BE-së?

Anitta Hipper: Përqasja jonë është të angazhohemi me partnerët e Ballkanit Perëndimor. Në fillim të muajit të kaluar, në tetor, Zëvendëspresidenti , Margaritis Schinas, vizitoi katër vende të Ballkanit Perëndimor për të trajtuar numrin në rritje të të ardhurve përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, ku theksoi nevojën që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor të përafrojnë politikat e tyre të vizave me atë. të BE-së. Komisioneri Johansson ka vazhduar dialogun me shtetet anëtare dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor në javët në vijim.

DW: Çfarë masash shtesë mund të ndermarrë Komisioni Europian për reduktimin e migracionit të parregullt drejt vendeve të BE, përveç një ndalimi të mundshëm të udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor?

Anitta Hipper: Rrjetet kriminale dhe kontrabandistët përfitojnë në mënyrë cinike nga dëshpërimi i njerëzve në nevojë. BE është gjithashtu i përkushtuar për të luftuar këto rrjete kriminale dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur parandalimin dhe luftën kundër kontrabandës në qëndër të përqasjes ndajmigracionit në kuadër të  Paktit të Ri për Migrimin dhe Azilin. Kjo gjithashtu parashikon Planin e Veprimit 2021-2025 të BE kundër kontrabandës së migrantëve. Plani i Veprimit i BE-së kundër kontrabandës së migrantëve fokusohet në: bashkëpunimin brenda BE dhe shkëmbimin e informacionit; dukuritë e shfaqura kundër kontrabandës; bashkëpunimin më të synuar me vendet e origjinës dhe tranzitit. Puna e agjencive të punëve të brendshme në këtë kontekst është vendimtare. Plani i Veprimit zbatohet përmes punës së përbashkët të EUROPOL-it dhe Qendrës së tij Evropiane për Kontrabandën e Migrantëve, FRONTEX, EUROJUST dhe Agjencisë së BE të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (European Union Agency for Law Enforcement Training - CEPOL). Prioriteti ynë mbetet të përqëndrohemi në bashkëpunimin praktik, operacional, në veçanti për të luftuar rrjetet e kontrabandës. Ne po ndërmarrim hapa thelbësorë në përpjekjet për të luftuar kontrabandën e migrantëve dhe po bëjmë përparim drejt arritjes së objektivave të përcaktuara në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin. Në prill 2022, Komisioni i BE-së propozoi një politikë të qëndrueshme të migracionit legal, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të përcaktuar në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin. Komisioni propozon rritjen e bashkëpunimit operacional në nivel të BE-së ndërmjet shteteve anëtare si dhe me vendet partnere. Pas nisjes së Partneriteteve të Talenteve* në qershor 2021, Komisioni tani po propozon një sërë hapash për t'i funksionalizuar ato me synimin për të rënë dakord për Partneritetet e para të Talenteve deri në fund të vitit 2022. Partneritetet e Talenteve janë skema lëvizshmërie për punë ose trajnim për të gjitha aftësitë nivelet e ankoruara në një bashkëpunim më të gjerë për menaxhimin e migracionit. Ne përcaktuam hapa konkretë për të funksionalizuar këto partneritete të përshtatura duke filluar me Marokun, Tunizinë dhe Egjiptin. Në diskutime dhe vlerësime të mëtejshme kemi Pakistanin, Bangladeshin, Senegalin dhe Nigerinë. Komisioni do të vazhdojë të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin me vendet e treta të origjinës dhe tranzitit, në mënyrë që të mund të punojmë në partneritet dhe të trajtojmë së bashku sfidat e përbashkëta të migracionit.

*Partneriteti i Talenteve është një nismë e rëndësishme e KE në kuadër të Paktit të Ri për Migracionin dhe Azilin që do të ndihmojë në adresimin e mungesave të aftësive në BE dhe forcimin e partneritetetit me përfitime reciproke për migracionin me vendet e treta.

Marrë nga DW

anitta hipper

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin