Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Spajic tha se reforma synon të rrisë pagat jo vetëm për punonjësit me paga minimale, por edhe për ata me të ardhura mesatare dhe më të larta, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Sipas përllogaritjeve të qeverisë, më shumë se 250 mijë të punësuar do të përfitojnë nga rritja.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ka prezantuar modelin e ri qeveritar për rritjen e pagave, të quajtur “Euro Model”, i cili pritet të zbatohet nga janari i vitit 2027. Vijesti shkruan se sipas modelit të prezantuar nga kryeministri, paga minimale neto do të përcaktohet në varësi të nivelit të arsimit:
1,000 euro për punonjësit me arsim fillor
1,250 euro për punonjësit me arsim të mesëm
1,400 euro për punonjësit me arsim të lartë
Spajic tha se reforma synon të rrisë pagat jo vetëm për punonjësit me paga minimale, por edhe për ata me të ardhura mesatare dhe më të larta, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Sipas përllogaritjeve të qeverisë, më shumë se 250 mijë të punësuar do të përfitojnë nga rritja.
Sipas kryeministrit, krahas rritjes së pagave minimale, qeveria planifikon të ulë më tej barrën tatimore mbi punën. Si shembull, Spajic përmendi një punonjës që aktualisht merr 1,600 euro neto, ndërsa punëdhënësit i kushton rreth 1,980 euro. Sipas modelit të ri, me të njëjtën kosto për punëdhënësin, punonjësi do të merrte rreth 1,870 euro neto.
Paketa e paralajmëruar përfshin edhe pensionistët. Sipas Spajic, nga viti 2027 pensionet do të indeksohen katër herë në vit. Sipas projeksioneve të qeverisë, pensioni mesatar në prill do të kalojë 600 euro, ndërsa pensioni minimal pritet të kalojë 500 euro. Spajic njoftoi gjithashtu se në dhjetor të këtij viti çdo pensionist do të marrë 100 euro shtesë për dimrin.
Kryeministri tha se reforma është planifikuar të financohet përmes rritjes së konsumit dhe punësimit, luftës kundër ekonomisë informale, kthimit të diasporës, disiplinës në shpenzimet publike dhe masave tatimore.
Ai përmendi gjithashtu forcimin e mekanizmave për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme dhe masa të reja ndaj pronave të paluajtshme të mbajtura bosh. Sipas projeksioneve të qeverisë, deficiti buxhetor gjatë vitit 2027 pritet të jetë rreth 4–5%, ndërsa në vitin 2028 të ulet në rreth 3%. Spajic e lidhi reformën edhe me procesin e integrimit evropian, duke argumentuar se Mali i Zi synon të krijojë standarde ekonomike të përafërta me ato të vendeve të Bashkimit Evropian edhe para anëtarësimit formal./Dosja.al
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë...
Foto ilustruse KUBA- Qeveria amerikane ka vendosur sanksione të reja kundër Kubës, duke synuar minierat e metaleve, meta...
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, paralajmëron për një "plan rus&rdqu...
Foto ilustruse Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t'i mbrojë fëmijët nga rreziqet...
Hendrik Wüst dhe Friedrich Merz Në fillim të kësaj jave, kancelari Friedrich Merz (CDU) ndodhej në Rovaniemi, n&e...
Foto ilustruse Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë...
Foto ilustruse Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një ...
Pamje SPANJA- Spanja verilindore është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme, duke lë...
Foto ilustruse IZRAEL- Kolonët izraelitë u vunë zjarrin ullinjve në qytetin Burqa në Bregun Perëndimor të push...
Foto ilustruse Huawei po përballet me një kërkesë që po tejkalon kapacitetet e saj të prodhimit për pajisjet e inteligje...