LIVE UPDATES
Politike

"Politika jonë është të marrim pjesë në dialog", Petkoviç para takimit në Bruksel: Bislimi të paraqesë prova konkrete për akuzat ndaj Beogradit për shpërthimin në Zubin Potok

Para fillimit të takimit në Bruksel, Petkoviç në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse do të ketë takim trepalësh edhe kësaj radhe. Petkoviç u shpreh se politika serbe është të marrim pjesë në dialog, sepse dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemin me Kosovën.

17 December 2024, 14:04 Nga N.F
"Politika jonë është të marrim pjesë në
Petkoviç

BRUKSEL- Dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë ditën e sotme takimi e radhës në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Siç ka bërë të ditur Bashkimi Evropian ditë më parë, Bislimi dhe Petkoviç kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe se aty do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Para fillimit të takimit në Bruksel, Petkoviç në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse do të ketë takim trepalësh edhe kësaj radhe. Petkoviç u shpreh se politika serbe është të marrim pjesë në dialog, sepse dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemin me Kosovën. Ai theksoi se shkojnë më kompromis në Bruksel por sipas tij kjo fjalë është e ndaluar në Prishtinë.

Petkoviç shtoi se në Bruksel shkojnë me argumente dhe me përgatije. Sipas tij ata janë me përvojë dhe Serbia ka vullnet politik për të zgjidhur problemet. Ai gjithashtu shtoi se do ti kërkojë Bislimit të paraqesë prova konkrete për të cilat ai akuzon Beogradin se ka lidhje me shpërthimin në Zubin Potok.

Intervista:

Vazhdimi i dialogut me Prishtinën është sot. Sa do ta rëndojë shpërthimi i infrastrukturës në Zubin Potok?

Petkoviç: Politika jonë është të marrim pjesë në dialog, sepse dialogu është i vetmi vend për të zgjidhur problemin Kosovë-Metohi, për të kërkuar zgjidhje. Për ne, kompromisi është një fjalë e mirë. Fatkeqësisht fjala është e ndaluar në Prishtinë dhe nga ajo anë, ndaj, si çdo herë, po shkojmë në Bruksel me ekspertë, me argumente, me përgatitje. A pres ndonjë gjë nga bisedimet në Bruksel? Më besoni, tashmë kam aq shumë përvojë, sado që të ketë vullnet politik nga ana jonë, ne do t'i zgjidhim problemet.

Në anën tjetër, kur flasim për Prishtinën, ai vullnet politik nuk ekziston. Jo vetëm që nuk ka vullnet politik, por shpeshherë zoti Bislimi nuk dëshiron të takohet drejtpërdrejt me mua dhe të bisedojmë. Do të insistoj edhe këtë herë për një takim trepalësh. Unë do të insistoj që z. Bislimi të tregojë prova konkrete për të cilat ai akuzon Beogradin. Unë po ju them që nuk ka prova, ka vetëm akuza politike. Dhe më besoni, as Bislimi, as Sveçla, as Kurti nuk do të dalin nga kjo, sepse ata akuzuan Beogradin dhe Beogradi nuk ka lidhje me shpërthimin e një pjese të kanalit Ibër-Lepenac.

Lista Serbe shpalli pjesëmarrjen në zgjedhjet në Kosovë, sa e rëndësishme është që përfaqësuesit e popullit serb të përfshihen në proceset politike, sidomos pas ngjarjeve në Kuvendin e Prishtinës?

Petkoviç: E mirëpres vendimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj, Beogradi do të mbështesë çdo vendim që do të marrë Lista Serbe. Qëndrimi ynë është që ata që janë në terren e dinë më së miri se çfarë është situata dhe në cilin drejtim të shkojnë. Ne jemi sigurisht këtu për të mbështetur, për të ndihmuar, dhe siç ka qenë më parë, ashtu do të jetë edhe tani, kështu që përkrahja e plotë për Listën Serbe . Në fund të fundit, fakti i gjithçkaje që ndodhi në periudhën paraprake dhe në javët, muajt dhe vitet e fundit nën terrorin e Kurtit është diçka që e forcoi dhe inkurajoi edhe më shumë popullin serb dhe Listën Serbe.

A do të ndikojë dhe si do të ndikohet në dialogun Beograd-Prishtinë ndryshimi i administratës amerikane?

Petkoviç: Një gjë është e sigurt, që do të punojmë me palën amerikane, me administratën e re. Është e rëndësishme që zëri ynë të dëgjohet dhe të kuptohet. Përsëri, ne nuk jemi naivë dhe dikush që nuk e di se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të mëdha është e vështirë për t'u ndryshuar dhe se ata nuk do të heqin dorë nga Kosova e pavarur dhe qëllimi i tyre, por se një lloj këndi duhet të gjetur për të ecur në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur edhe 12 vjet më parë, mbi të gjitha, mendoj, për formimin e bashkësisë së komunave serbe. Kjo është diçka për të cilën do të insistojmë, është obligim i Prishtinës, dhe shpresoj se do të ketë vesh dhe mirëkuptim për diçka të tillë në Uashington dhe në Bruksel.

A prisni një ringjallje të Marrëveshjes së Uashingtonit?

Petkoviç: Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ne kishim Marrëveshjen e Uashingtonit. Ndër të tjera, ai mbeti një letër e vdekur për shkak se ka pasur ndryshim në administratë, por edhe për mungesë vullneti politik, sepse ka pasur ndryshim në administratë, pra në qeverisje edhe në Prishtinë. Dhe Kurti e hodhi poshtë plotësisht atë marrëveshje, siç e dini. Që diçka të realizohet plotësisht, duhet të ketë një anë tjetër, në këtë rast Prishtina, e cila tani për tani i ka refuzuar të gjitha këto.

petkovic dialogu kosove-serbi bislimi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin