LIVE UPDATES
Politike

Çështja e pronave në Himarë, Rama: Është problematikë në çdo bashki

Rama u shpreh se Himara është proces transformimi dhe se nuk mund të krahasohet me Himarën e 10 viteve më parë

15 April 2024, 20:56 Nga r.ll
Çështja e pronave në Himarë, Rama: Është
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe problemet me regjistrimin e pronave në Himarë. Ai tha se ka probleme me regjistrimin e pronës, por se kjo sipas tij është një problematikë që haset edhe në bashki të tjera.

Në emisionin “Real Story” Rama u shpreh se Himara është proces transformimi dhe se nuk mund të krahasohet me Himarën e 10 viteve më parë. Ndërkohë tha se nuk ekziston një problem pronësie ekskluziv për Himarën, ndërsa tha se kjo është mit i ngitur nga opozita.

Pjesë nga intervista

Balla: Me shumë himariotë që unë flas, thonë që poshtë këtij konflikti ka një bazë, pakënaqësia e madhe e himariotëve për mënyrën se si bashkia adresoi, por edhe qeveria qendrore, ka adresuar çështjen e pronave. Shumë ose disa afera korruptive, disa prej të cilave po hetohen një prej tyre është ajo për të cilën është pas hekurave kryetari i bashkisë z.Goro. Ka njerëz të lidhur me maxhorancën tuaj që edhe sot janë në hetim, janë marrë masa, sekuestro. Ka një debat për mandatin e një prej deputeteve tuaja. Mendoni se kjo është mënyra se si maxhoranca po përballet me afera të presupozuara korrupsioni, pasi janë procese ende në hetim, a mendoni se maxhoranca duhet ta rishohë pak mënyrën se si ajo duhet të shtojë filtra për të ulur hapsirat të cilat i mbush korrupsioni?

Rama: Është gjithmonë një bisedë që realisht më bën për të qeshur se nuk qaj dot për faktin se sot drejtësia po vepron falë luftës që ka bërë kjo maxhorancë që ta sjellë drejtësinë në kushtet që të veprojë.

Balla: Po a është mjaft?                         

Rama: Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Thënë kjo, unë personalisht sa herë që drejtësia vepron dhe sa herë që njerëz që janë të lidhur me pushtetin janë të lidhur me një funksion publik shkojnë përpara drejtësisë, nuk mund të them që lumturohem sepse s’mund të të vijë mirë asnjëherë. Por ama nga ana tjetër, duke e parë jo nga pikëpamja njerëzore, por nga pikëpamja institucionale, sigurisht që për mua kjo është pjesë e rezultateve që po sjell një proces, për të cilin unë luftova me shumë këmbëngulje dhe një mijë herë të kthehesa pas, një mijë herë do kisha bërë të njëjtën gjë. E dyta, unë nuk e di se në cilën luftë dhe cila ushtri në historinë e njerëzimit kur shkon në një luftë, nuk ka probleme me tradhtarë, me frikacakë, me shkelës të rregullave dhe normave, me individë që marrin dënime që në kohën e luftës janë shumë më të rënda, nuk ka probleme me elementë edhe në komandën e përgjithshme që kanë të tjera qëndrime etj etj. Në cilën? Kjo nuk ndodh. Tani këtu jemi në kushtet kur diskutohet sikur është përgjegjësi dhe është faj madje dhe madje jo vetëm është përgjegjësi dhe faj, por më në fund po del përgjegjësia e faji i të gjithëve ne. Ndërkohë që ne jemi ata që kemi çuar PS në luftë për Shqipërinë. Pra, PS është një ushtri në luftë për Shqipërinë. Në Himarë ka probleme? Po, ka probleme, po ku nuk ka probleme, në cilën bashki të Shqipërisë nuk ka probleme në aspektin e arsyeve të njerëzve për të patur rezervat e tyre.

Balla: Jam dakord, por mos harroni, qeverisni kudo ju.

Rama: Po pra po, në cilën bashki nuk ka probleme, mund të qeverisë kush të dojë. Ne, ata le t’i vijnë nga Hëna, do ketë gjithmonë probleme sepse qeverisja askund dhe asnjëherë nuk është perfekte dhe nuk ka as çelësin magjik. Në Himarë, po ka probleme me regjistrimin e pronës, por ka probleme me regjistrimin e pronës edhe Malësi të Madhe, edhe në Kukës, në vende të tjera.

Së dyti, patjetër që Himara është një bashki që ka problemet e veta, por të gjitha bashkitë kanë problemet e tyre sepse është proces transformimi, është proces ndryshimi, është proces ku regjistrimi i titujve të pronësisë, është me probleme edhe sot e gjithë ditën për njëmijë e një arsye që nuk është vendi ti shpjegojmë, por nga ana tjetër Himara sot nuk krahasohet fare me Himarën që ishte përpara 10 vjetësh. Himara sot është një realitet komplet tjetër. Himara sot shkëlqen në shumë aspekte. Himara sot është destinacion turistik ndërkombëtar. Himara sot është një vend që ka prodhuar pasuri për himariotët, sepse në fund të ditës mund të diskutojmë sa të duam dhe nuk dua të hyj në detaje, por pronat në Himarë nuk grabiten. Kjo nuk ndodh që pronat të grabiten dhe t’i marrin disa oligarkë, sic thonë. Pronat në Himarë dhe në të gjithë Shqipërinë shiten dhe të gjitha ndërtimet që bëhen në Himarë, janë me kontrata shitjeje që janë gjithmonë e më mbresëlënëse për nga çmimi me të cilin shitet metri katror sot në Himarë. Bëhet fjalë për çmime që në një pjesë të vijës bregdetare janë më të larta se në Korfuz dhe këto të ardhura sigurisht që shkojnë te familjet himariote. Sigurisht që në tërësinë e këtyre transaksioneve patjetër që nuk e diskutoj fare që ka transaksione të mbështetura mbi veprime të kryera në hipoteka në të shkuarën, por edhe rasti që u përmend, nuk dua të hyj fare në aspektin konkret, por përsëri bëhet fjalë për banorë të Himarës që kanë një kontest midis tyre për pronën dhe bëhet fjalë për një marrëdhënie private me ta. Kështu që, kur i them këto, nuk dua të minimizoj problemet, por dua të them që nuk ekziston një problem pronësie ekskluziv për Himarën, ky është një mit.

Është një mit i ngritur nga politika e mbrapshtë dhe nga një seksion i saj që ka të bëjë me atë politikanin e lodhur dhe të rraskapitur që folëm. I lodhur, i rraskapitur, por shumë efektiv në manipulimin dhe në dizinformimin e Athinës, që nuk ka të bëjë fare si mit me realitetin, sepse të njëjtin problem që e ka një himariot për të regjistruar pronën e tij në Himarë e ka një dukagjinas, një malësor në Theth, një në Kukës, një tjetër në Tepelenë dhe ky është një proces. Por po të shikojmë tërësinë, dhe ta shikojmë pikturën e madhe në pikturën e madhe, këto janë gjëra që flasin për fenomene të caktuara, por nuk janë pjesa e madhe e pikturës. Dhe kur vijmë te drejtësia, sigurisht është e padiskutueshme që këto janë rezultate të mirëpritura. Kështu duhet të ndodhë, nuk ka se si dhe pse të ndodhë ndryshe, dhe kulmi është kur thonë ‘hajdutët e Edi Ramës’, po cilët hajdutë të Edi Ramës? Nëse janë hajdutë, janë hajdutë të kësaj shoqërie që duhet të meritojnë deri në fund ndëshkimin e kësaj shoqërie përmes ligjeve mbi të cilat kjo shoqëri funksionon. Nuk janë hajdutët e njëri apo të tjetrit, sepse secili mban përgjegjësi për atë që bën kur vjen puna për raportin e tij me ligjin. Sepse nuk është as vizioni, nuk është as programi, nuk janë as qëllimet tona të përbashkëta, dhe nuk janë as bisedat dhe as ndërveprimet tona të përbashkëta, që bazohen në gjë tjetër vecse në si të bëjmë punën tonë më mirë në shërbim të njerëzve. Dhe të solla shembullin e ushtrisë.

edi rama pronat ne himare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin