Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në fjalën e tij Berisha tha se Tatarella dhe Berlusconi janë arkitektët e qendrës së djathtë fituese në Itali dhe Europë.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjes në promovimin e librit kushtuar kushtuar reformatorit të madh italian Pinuccio Tatarella. Në fjalën e tij Berisha tha se Tatarella dhe Berlusconi janë arkitektët e qendrës së djathtë fituese në Itali dhe Europë.
"Të dashur miq, Së pari, dua të falënderoj nga zemra mikun tonë Tatarella, i cili vendosi të prezantojë në Shqipëri, në Tiranë, një libër kushtuar reformatorit të madh, një italiani të madh, të pavdekshmit Pinuccio Tatarella. Kam pasur rastin ta njoh dhe ta takoj shumë herë Pinuccio Tatarellën. Që në fillim kam vënë re respektin e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do t’i mbetem përherë mirënjohës, sepse me zërin e tij në qeverinë italiane, në Itali, por edhe në Parlamentin Europian, Pinuccio Tatarella ishte një avokat i shqiptarëve, i Shqipërisë dhe i programit të Partisë Demokratike. Ky libër përfaqëson një pjesë të punës së madhe që Pinuccio Tatarella bëri për të reformuar jo vetëm një parti të djathtë në Itali, por të gjithë qendrën e djathtë dhe skenën politike italiane pas rënies së Murit të Berlinit.
Siç e dimë të gjithë, pasojat e kësaj ngjarjeje në Itali ishin të paparashikueshme. Në një mënyrë ose në një tjetër, qendra e djathtë italiane pësoi një goditje të madhe. Por në skenë hyri Silvio Berlusconi, i pavdekshmi Silvio Berlusconi. Dhe më lejoni të falënderoj qeverinë italiane, sepse sot mësova se aeroporti i Milanos, Malpensa, mban tashmë emrin ‘Aeroporti Silvio Berlusconi’. Ky është vërtet një moment i rëndësishëm për miqtë e tij, për italianët dhe për miqtë e tij në mbarë botën. Hyrja e Silvio Berlusconit në skenën politike italiane dhe gjenialiteti reformues i Pinuccio Tatarellës arritën të krijonin një qendër të djathtë fituese, një lokomotivë të vërtetë të përparimit të Italisë dhe të Europës.
Më kujtohet shumë mirë se Pinuccio Tatarella ishte reformatori i lëvizjes së vjetër ‘Movimento Sociale Italiano’, duke e shndërruar atë në ‘Alleanza Nazionale’, me një lidership të ri dhe të ri në moshë, duke vendosur në themelet e kësaj force politike vlera universale si përgjegjësia ndaj institucioneve dhe toleranca. Ai arriti ta bënte këtë parti një nga shtyllat më të rëndësishme të qendrës së djathtë italiane. Tatarella udhëhiqte parlamentarët italianë në Parlamentin Europian. Ai i jepte gjithmonë një mbështetje të madhe grupit të Partisë Popullore Europiane në këtë parlament. Më kujtohet shumë mirë se shumë herë përfaqësuesit e tij votonin së bashku me deputetët e ‘Forza Italia’ dhe të ‘Lega Nord’, duke luajtur kështu një rol shumë të rëndësishëm në vendimmarrjet e Parlamentit Europian në Bruksel. Edhe një herë, duke shprehur respektin tim më të madh për të pavdekshmin, për gjeniun e politikës italiane dhe për reformatorin e madh Pinuccio Tatarella, falënderoj mikun tonë që erdhi mes nesh për të zhvilluar një debat mbi këtë libër," tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, që prej dy javësh dalin çdo ditë në shesh p&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën bu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke par...
Albin Kurti KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të rreth 20 p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas thirrjeve të djeshme të rinisë në koncertin e këngëtarit Ylli Lim...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protest&eum...
foto ilustruese TIRANË- Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me projektin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, q...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në vend dhe q&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rikonfirmoi edhe njëherë se do të rikthehet në SHBA për t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve që tashm...