LIVE UPDATES
Politike

Protesta para Kuvendit/ Tedi Blushi letër ministrit të Brendshëm dhe kryepolicit Hita: Kush dha urdhrin për përdorimin e forcës fizike ndaj protestuesve? 

Deputeti i PL-së deklaron se ngjarjet e sotme nuk mund të relativizohen dhe as të mbulohen me heshtje institucionale.

23 July 2026, 19:50 Nga E.d
Protesta para Kuvendit/ Tedi Blushi letër ministrit të Brendshëm
Tedi Blushi

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i nisur kërkesë zyrtare Ministrit te Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë për të dhënë sqarime mbi përdorimin e dhunës policore në protestën e sotme para Kuvendit. 

Blushi shprehet se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, paprekshmërinë e lirisë dhe sigurisë së personit, si dhe të drejtën e çdo qytetari për t’u tubuar në mënyrë paqësore dhe pa armë.

Në lidhje me këtë, ai kërkon të di se sa qytetarë janë shoqëruar, ndaluar ose arrestuar gjatë dhe pas protestës, cili ishte plani operacional i Policisë së Shtetit për garantimin e mbarëvajtjes së protestës dhe çfarë lëndësh kimike ose agjentësh kimikë janë përdorur nga policia për shpërndarjen e protestuesve.

Deputeti i PL-së deklaron se ngjarjet e sotme nuk mund të relativizohen dhe as të mbulohen me heshtje institucionale. Sipas tij, përdorimi i forcës nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese të protestës kërkon transparencë të plotë dhe përgjegjësi individuale dhe institucionale. 

Letra:

Z. Ministër,


Z. Drejtor i Përgjithshëm,

Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 23, nenit 25, nenit 27 dhe nenit 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 22 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe të nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi lirinë e tubimit paqësor dhe parimin e domosdoshmërisë e proporcionalitetit në përdorimin e forcës, ju drejtohem me këtë kërkesë për informacion dhe llogaridhënie institucionale.

Ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar sot, më 23 korrik 2026, përpara Kuvendit të Shqipërisë, kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime tepër serioze mbi mënyrën se si Policia e Shtetit ushtroi kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore. Pamjet e transmetuara gjerësisht në media dhe dëshmitë e shumta të qytetarëve pasqyrojnë skena të një dhune të egër, çnjerëzore dhe krejtësisht të pajustifikuar ndaj protestuesve paqësorë, të cilët po ushtronin një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nga sa është bërë publike deri në këtë moment, krijohet bindja se forca policore nuk është përdorur si mjeti i fundit, por si instrument represioni ndaj qytetarëve, në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit që kufizojnë ushtrimin forcës nga organet ligjzbatuese në një shtet demokratik.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes, paprekshmërinë e lirisë dhe sigurisë së personit, si dhe të drejtën e çdo qytetari për t’u tubuar në mënyrë paqësore dhe pa armë. Ligji “Për Policinë e Shtetit” e lejon përdorimin e forcës vetëm në raste të domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale, duke detyruar punonjësit policisë të respektojnë në çdo rast dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut.

Nëse pamjet dhe faktet e bëra publike konfirmohen, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje tepër të rëndë të standardeve kushtetuese, ligjore dhe ndërkombëtare që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe mbrojnë të drejtat themelore të qytetarëve. Për këtë arsye, dhe duke qenë se ngjarja përbën një çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, kërkoj që brenda afateve ligjore të më vihet në dispozicion informacioni i mëposhtëm:

Cili ishte plani operacional i Policisë së Shtetit për garantimin e mbarëvajtjes së protestës së datës 23 korrik 2026 dhe kush ishte drejtuesi përgjegjës i operacionit?

Kush dha urdhrin për përdorimin e forcës fizike ndaj protestuesve dhe mbi çfarë vlerësimi operacional u mbështet ky vendim?

Sa punonjës policie morën pjesë në operacion, cilat struktura ishin të angazhuara dhe çfarë pajisjesh të forcës u autorizuan për përdorim?

Sa qytetarë janë shoqëruar, ndaluar ose arrestuar gjatë dhe pas protestës, mbi çfarë bazash ligjore dhe për cilat vepra penale apo kundërvajtje administrative?

Çfarë lëndësh kimike ose agjentësh kimikë janë përdorur nga Policia e Shtetit për shpërndarjen e protestuesve gjatë protestës së datës 23 korrik 2026?
Ju lutem specifikoni:

llojin dhe emërtimin e secilit agjent kimik të përdorur;

bazën ligjore dhe procedurale mbi të cilën është autorizuar përdorimi tyre;

sasinë e përdorur;

njësitë policore që kanë kryer përdorimin;

nëse është respektuar protokolli për paralajmërimin paraprak të protestuesve përpara përdorimit të tyre;

si dhe nëse është kryer ndonjë vlerësim mbi pasojat shëndetësore që këto substanca mund të kenë shkaktuar tek qytetarët, përfshirë të moshuarit, gratë, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Sa persona, qytetarë ose punonjës policie, kanë mbetur të lënduar dhe cili është bilanci zyrtar i dëmtimeve?

A është urdhëruar nisja e një hetimi administrativ për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe, nëse po, cili organ po e zhvillon atë?

A janë sekuestruar dhe ruajtur të gjitha pamjet filmike të kamerave trupore, kamerave operative dhe sistemeve të monitorimit të përdorura gjatë operacionit dhe a do të bëhen ato pjesë e një verifikimi të pavarur institucional?
A është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për këto ngjarje dhe a është referuar ndonjë rast për hetim disiplinor ose penal?

Ngjarjet e sotme nuk mund të relativizohen dhe as të mbulohen me heshtje institucionale. Përdorimi i forcës nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese të protestës kërkon transparencë të plotë, përgjegjësi individuale dhe institucionale, si dhe një hetim të menjëhershëm e të paanshëm mbi çdo akt të mundshëm të tejkalimit të kompetencave apo përdorimit arbitrar të forcës.

Për rrjedhojë, kërkoj që të merren menjëherë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e zinxhirit komandues që urdhëroi dhe drejtoi ndërhyrjen policore, evidentimin e çdo shkeljeje të ligjit dhe vënien përpara përgjegjësisë administrative, disiplinore dhe penale të çdo punonjësi apo drejtuesi të Policisë së Shtetit që ka tejkaluar kompetencat e tij. Duke qenë se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e lirive kushtetuese, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut tek institucionet ligjzbatuese, kërkoj që përgjigjja ndaj kësaj kërkese ti përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të bëhet publike në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me respekt,

Deputeti TEDI BLUSHІ./Dosja.al

tedi blushi protesta policia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin