Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo theksoi se çështja lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27 të negociatave të anëtarësimit, i cili trajton mjedisin dhe që aktualisht është i hapur. Komisionerja nënvizoi se para mbylljes së këtij kapitulli, situata duhet të sqarohet plotësisht dhe të verifikohet nëse janë përmbushur të gjitha standardet evropiane.
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se projekti i planifikuar në zonat e mbrojtura të Shqipërisë duhet të jetë plotësisht në përputhje me legjislacionin dhe standardet mjedisore të Bashkimit Evropian. Duke folur në një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, Kos theksoi se Komisioni Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me projektin.
Ajo theksoi se çështja lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27 të negociatave të anëtarësimit, i cili trajton mjedisin dhe që aktualisht është i hapur. Komisionerja nënvizoi se para mbylljes së këtij kapitulli, situata duhet të sqarohet plotësisht dhe të verifikohet nëse janë përmbushur të gjitha standardet evropiane. Kos tha gjithashtu se Komisioni ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të realizohet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.
Duke komentuar protestat kundër projektit, ajo theksoi se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore evropiane dhe shprehu kënaqësinë që kjo e drejtë respektohet në Shqipëri. Sa i përket investimeve të huaja, Kos deklaroi se për Bashkimin Evropian ka më shumë rëndësi respektimi i legjislacionit evropian sesa origjina e investitorëve, duke shtuar se ky është aspekti që po monitorohet nga institucionet evropiane.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Gjatë dy javëve të fundit kemi parë protesta kundër një projekti turistik luksoz, i cili do të ndërtohej në zonat e mbrojtura bregdetare të Shqipërisë nga një kompani investimi e lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner. Kam tre pyetje për ju. A mund të na jepni vlerësimin tuaj për ndikimin e mundshëm të këtij projekti në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?
Marta Kos: Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e zgjerimit dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit. Ky përparim është i vlefshëm, i njohur dhe duhet të mbrohet. Në një situatë si kjo, është e rëndësishme që të gjithë të veprojmë mbi bazën e fakteve. Komisioni Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, jo vetëm me kryeministrin Edi Rama.
Sapo kemi pasur një vizitë të drejtorit tonë për Ballkanin Perëndimor, i cili u takua me ministrin e Mjedisit në Tiranë. Në rastin e zonës së Pishë-Poros dhe Nartës, si edhe për të gjitha projektet e tjera në zhvillim në Shqipëri, projekti duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe me standardet e përcaktuara në Kapitullin 27 të negociatave të anëtarësimit, që lidhet me mjedisin. Ky kapitull aktualisht është i hapur.
Përpara se të mund të mbyllet, situata duhet të sqarohet plotësisht. Aktualisht, mbyllja e këtij kapitulli është planifikuar deri në fund të vitit 2027. Roli ynë do të jetë të verifikojmë nëse standardet dhe kriteret përkatëse janë përmbushur. Deri atëherë, ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin hapa që ndihmojnë përmbushjen e kritereve për mbylljen e kapitullit dhe e çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Përmes komunikimeve tona kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen. Fakti që kjo po ndodh ndërkohë që Shqipëria është në procesin e anëtarësimit është i rëndësishëm.
Ky proces është juridikisht dhe politikisht detyrues, si dhe i nënshtrohet monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm. Kjo ofron garancinë më të fortë që natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje me standardet evropiane. Sa i përket protestave, dua të shtoj se e dini sa i rëndësishëm është për ne e drejta për të protestuar.
Ajo është një e drejtë themelore në Bashkimin Evropian dhe për të gjitha vendet aspirante. Jam e lumtur të shoh që kjo e drejtë respektohet në Shqipëri. Sa u përket investimeve të huaja, si për çdo vend kandidat ashtu edhe për shtetet anëtare, investimet e huaja janë të rëndësishme. Për ne ka më pak rëndësi se nga vijnë ato dhe më shumë rëndësi ka nëse realizohen në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Kjo është ajo që ne po monitorojmë./Dosja.al
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i pyetur për thirrjet e qytetarëve "Berisha në burg, Rama...
Erion Veliaj TIRANË- Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës s&...
Pjerin Ndreu TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas vendimit të deputetes Marjana Koçekut p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale komentin e një qytetareje nga Vlora, e cila shprehet kundër pr...
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka konfirmuar zyrtarisht mbështejen e saj ndaj protestës qytetare që po zhvillohet në kryeqyt...
Ina Zhupa TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të...
Ilir Meta TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar vendimin e dhënë për ish- presidentin e vendit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një replikë në distancë me një protestues që kundërshton p...
Fatime Kryemadhi TIRANË- Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin teksa pritej të shpallej pretenca për të, Pir...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për akuzat që janë publikuar ne disa media në lidhje ...