2 April 2024, 15:02
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar dorëheqjen kryebashiakut të Tiranës Erion Veliajt. Kjo kërkesë e Aleancës është bërë, pas skandalit korruptiv në Bashkinë e Tiranës të denoncuar nga Belind Këlliçi. Në një postim në Facebook, Aleanca shkruan se abuzimet e ditëve të fundit kanë treguar se ata kishin të drejtë në çdo kallëzim që kanë bërë kundër Veliajt. Po ashtu për këtë është paralajmëruar dhe protestë para Bashkinë në orën 11:00 ditën e premte.
Postimi i Plotë:
Të Nderuar Qendrestarë, Miq dhe Mbështetës tê Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me abuzimet në Bashkinë e Tiranë treguan:
1. Se sa e drejtë ka qënë qendresa jonë që ka hyrë në vitin e shtatë të saj.
2. Se sa e drejtë dhe legjitime është beteja ligjore e AMT-së.
3. Se në të gjithë kallëzimet tona, ashtu si e kemi argumentuar, jemi para një Grupi të Strukturuar Kriminal, ideuar dhe udhëhequr nga Erion Veliaj.
Në këto kushte, për t'i hapur rrugë hetimit dhe për të parandaluar prishjen, tjetërsimin apo fshehjen e provave,
Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte më datë 5 prill 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, do kërkojmë:
-DORËHEQJEN URGJENTE të Kryetarit të saj Erion Veliaj.
DORËHIQU TANI.
Po kështu, këtë kërkesë do i'a bëjmë me dije edhe Strukturës së SPAK.
Për këtë arsye, Ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në këtë aksion, sepse Tirana na përket të gjithëve.
Bashkë i'a dalim.
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.
aleanca për mbrojtjen e teatrit erion veliaj
Politike
2 April 2024, 14:28
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar sot penalisht kreun e Gruopit Parlamentar të PD-së...
Politike
2 April 2024, 14:24
I.A
Komisioni
TIRANË- Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka caktuar 4 ekspertët ditën e sotme për zhvillimin...
Politike
2 April 2024, 14:14
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve ka...
Politike
2 April 2024, 12:48
I.A
Komisioni
TIRANË- Debatet kanë vijuar ditën e sotme në Komisionin hetimor për shëndetësinë. Gjatë mbledhj...
Politike
2 April 2024, 12:36
M.B
Sali Berisha
SHKODRA- Në nderim të 4 martirëve që u vranë më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër, sot n&e...
Politike
2 April 2024, 11:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi, bëri një deklaratë për mediat pas përfundimi...
Politike
2 April 2024, 11:45
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se ish-zv/ministrja Milva Ekonomi ka firmosur për koncesionin në shëndet&e...
Politike
2 April 2024, 11:39
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar ng...
Politike
2 April 2024, 11:16
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Komisioni hetimor për koncensionin e Sterilizimit ka vijuar me përplasje ditën e sotme. Gjatë komisioni...
Politike
2 April 2024, 09:44
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Tiranës seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut...