LIVE UPDATES
Politike

Rama në Selanik/ Berisha: Përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë elektorale, akt antikushtetues! I barabartë me tradhti kombëtare

Berisha theksoi se ai përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. Kreu i PD-së tha e mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut. Sipas tij ajo i kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Ai shtoi se përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë.

3 November 2024, 20:31 Nga N.F
Rama në Selanik/ Berisha: Përdorimi i arsimit dhe i shtetit për
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha në fjalën e tij komentoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama të zhvilluar me shqiptarët e diasporës në Selanik. Ai u shpreh se Rama u përpoq sot në Selanik të bëjë aty një leksion historie. 

Berisha theksoi se ai përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. Kreu i PD-së tha e mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut. Sipas tij ajo i kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Ai shtoi se përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë.

"U përpoq sot në Selanik, të bëjë aty një leksion historie. Përmendi një emër, përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. A e dini ju o miq se mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut. I kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Laj gojën ti Edi Rama kur të përmendësh Sali Gjukën, laje gojën, hajdut.


Përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë. Dëgjoni miqtë e mi, i thuri lavde kopjes së tij në histori, Hasan Pashë Mesaresë, i cili dorëzoi Selanikun për shkak të qypit me flori që mori. Lexo mor i zi. Por s’të bën përshtypje shitja dhe blerja ty, se shitesh e blihesh me klientin e parë. I thuri himn Hasan Pashë Mesaresë, që dokumentet greke tregojnë sa verdhushka mori dhe sa e blenë. Këto janë standarde morale për ty, ndaj dhe shitja, blerja, pazari është virtyt për ty, nuk është ves. Por është faqe e zezë për njeriun," tha ai.

Berisha shtoi se Rama u paraqit në Selanik si i kujdesshëm për gjuhën amtare, tek fëmijët e emigrantëve dhe mori përsipër të paguajë një kontratë duke dëshmuar kështu, shfrytëzimin e shtetit për qëllime elektorale. Sipas tij përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë elektorale, është akt antikushtetues dhe i barabartë me tradhti kombëtare.

"U paraqit në Selanik si i kujdesshëm për gjuhën amtare, tek fëmijët e emigrantëve dhe mori përsipër të paguajë një kontratë duke dëshmuar kështu, shfrytëzimin e shtetit për qëllime elektorale. Sigurisht që Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për tu krijuar mundësinë shqiptarëve për të mësuar gjuhën amtare kudo që janë. Por përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë elektorale, është akt antikushtetues, antidemokratike, është akt i barabartë me tradhti kombëtare. Sepse kërkon të vjedhësh lirinë, të vjedhësh votën e shqiptarëve.


O hipokrit, po ti që rrënove arsimin në Shqipëri, ty s’të ndjen se nuk ke ndërgjegje shqiptari. Emigrantët duhet ta dinë se në 8 vite të qeverisjes së tij, cilësia e arsimit në këtë vend, ra më shumë se në çdo vend tjetër të planetit, ra me 68 pikë, sepse këta vjedhin, vjedhin në çdo gjë. Të dashur miq! Çdo orë, çdo ditë që kalon e bën urgjente, e bën imperative përballjen me narkoshtetin, betejën për qeverinë teknike. Është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!" përfundoi ai.

berisha edi rama ne selanik

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin