3 July 2026, 10:15
Nga D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestave të fundit, u shpreh se përtej asaj “kores së zezë” të tubimeve, ku sipas tij janë mbledhur “dështakët dhe zemërakët”, ekzistojnë shqetësime reale qytetare.
Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Rama nënvizoi se këto pakënaqësi të sinqerta përbëjnë “ujin e pastër” të protestës, nga i cili politika dhe administrata duhet të reflektojnë për të nxjerrë mësime të nevojshme.
Rama gjithashtu vlerësoi se, transformimi i administratës mbetet një proces kompleks, duke theksuar se qeveria përballet sot me një sfidë të madhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.
Deklarata e Ramës:
"Transformimi i administratës është një proces mjaft kompleks. Nuk bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me shumë njerëz dhe po të kthehemi për një moment mbrapa dhe të kujtohemi se ligji i parë themelor i administratës sonë publike është aprovuar një dekadë më parë, atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që në numrin e përgjithshëm të administratës kemi dhjetëra mijëra.
Ne kemi sot një kualitet të ri në administratën shtetërore, ne kemi sot një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve. Duke qenë se jemi në një moment specifik, intensiv, të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni që të sjell këtu një episod nga shumë episode që ne po përpiqemi të lexojmë protestën e bulevardit. Përveç shqetësimeve të qytetarëve që unë e quaj ujin e pastër të protestës, nën atë koren e zezë ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët. Në atë rrjedhë ka shumë për të mësuar.", tha Rama./Dosja.al
rama
Politike
3 July 2026, 08:45
E.d
Erion Veliaj dhe Ols Dado
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën Administrative do të zhvillohet seanca e rradhës gjyqsore, n...
Politike
3 July 2026, 07:51
E.d
Avokatit Dorjan Matlija
TIRANË- Avokatit Dorjan Matlija, ka replikuar kryeministrin Edi Rama, pas postimit që ky i fundit bëri n&...
Politike
3 July 2026, 07:26
E.d
Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama në bisedë me gazetaren e DW Kate Laycoc
DW: Kryeministër Edi Rama, jemi këtu n&e...
Politike
2 July 2026, 22:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale deklaratën e avokatit Dorjan Matlija, i cili bën me dije ...
Politike
2 July 2026, 22:15
E. D
Artur Shehu
TIRANË- Gazeta amerikane, CBS News ka publikuar një artikull të gjatë për biznesmenin shqiptaro-amerikan, Artur S...
Politike
2 July 2026, 20:45
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është sulur sërish protestuesve, të cilët u dhunuan këtë të enjte nga...
Politike
2 July 2026, 19:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është acaruar me pyetjen e gazetares së DW, e cila e pyeti nëse privatizimi i hapë...
Politike
2 July 2026, 18:46
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për DW, ku ka folur rreth protestave që po mbahen pr...
Politike
2 July 2026, 18:27
E. D
Nicolae Ștefănută
TIRANË- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ash...
Politike
2 July 2026, 17:29
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar lidhur me dhunën që ...