LIVE UPDATES
Politike

Reforma Territoriale 2.0/ BIRN: Katër skenarët e propozuar nga PS

Përmes dokumentit të titulluar “Raporti Përfundimtar-Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, socialistët propozuan në mënyrë të njëanshme katër variante për reformën e re dhe një analizë të hollësishme të të gjithë sektorëve të qeverisjes vendore.

15 July 2026, 22:18 Nga D.S

Reforma Territoriale 2.0/ BIRN: Katër skenarët e propozuar nga PS

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një produkt konsensual, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës shfaqën befasi nga një dokument mbi 300 faqe që mazhoranca kishte hartuar si raport përfundimtar të komisionit.

Përmes dokumentit të titulluar “Raporti Përfundimtar-Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, socialistët propozuan në mënyrë të njëanshme katër variante për reformën e re dhe një analizë të hollësishme të të gjithë sektorëve të qeverisjes vendore.

Në kapitullin 26 të këtij dokumenti, PS propozon ‘4 skenarë strategjikë” si opsione analitike për riorganizimin territorial. Sipas raportit, këta skenarë bazohen në një vlerësim të kapaciteteve funksionale dhe administrative të 61 bashkive, të ndara në tre kategori sipas aftësisë për të ushtruar kompetencat ligjore. Analiza synon të identifikojë nëse hendeku mes përgjegjësive dhe kapaciteteve duhet të adresohet përmes ndryshimit të hartës territoriale, rishpërndarjes së funksioneve ose kombinimit të dy qasjeve, pa përzgjedhur paraprakisht një opsion të caktuar.

Raporti i ndan 61 bashkitë në tre nivele kapaciteti, 20 bashki me kapacitet të plotë, 21 me kapacitet të moderuar dhe 20 me kapacitet të kufizuar, duke i vlerësuar sipas aftësisë për të përmbushur funksionet ligjore.

Analiza arrin në përfundimin se shumë bashki nuk i ushtrojnë plotësisht kompetencat e tyre, ndaj zgjidhjet e mundshme janë riorganizimi i hartës territoriale, rishpërndarja e funksioneve ose kombinimi i të dyja masave.

Në këtë kuadër propozohen 4 skenarë riorganizimi si “opsione analitike që ilustrojnë mënyra të ndryshme të harmonizimit përgjegjësi-kapacitet”.

Varianti i parë është ai i ‘decentralizimit asimetrik’, ku harta aktuale territoriale ruhet e pandryshuar, ndërsa përgjegjësitë funksionale ndahen sipas kapacitetit të bashkive – çka nënkupton shtim kompetencash dhe funksionesh për disa bashki të mëdha dhe heqjen e tyre për bashkitë që nuk plotësojnë kapacitetet. Të gjitha bashkitë do të ruanin funksionet bazë, ndërsa funksionet më komplekse do t’u kalonin njësive me kapacitete më të larta ose do të realizoheshin përmes bashkëpunimit ndërbashkiak.

Në variantin e dytë parashikohen “bashkime të mëdha”,  ku propozohet një riorganizim i gjerë territorial përmes bashkimit të bashkive, me synimin që çdo njësi e re të ketë kapacitetet e nevojshme për të ushtruar të gjitha funksionet e parashikuara në ligjin në fuqi. Raporti vëren se kjo do të siguronte standarde të njëjta funksionimi, por mund të dobësonte parimin e subsidiaritetit dhe të krijonte vështirësi në disa rajone për shkak të diversitetit kulturor.

Skenari i tretë bën fjalë për “bashkime të mesme dhe rialokim i funksioneve plotësuese”, si një  opsion që synon bashkimin e bashkive me kapacitete më të kufizuara, ndërsa funksionet më të specializuara do t’i transferoheshin qeverisë qendrore, strukturave të bashkëpunimit ndërbashkiak ose një niveli të dytë të qeverisjes vendore. PS e konsideron këtë si opsion të favorshëm. “Avantazhi është raporti më i mirë kosto-përfitim i ndërhyrjes; sfidat janë rreziku i ricentralizimit të disa funksioneve dhe, sërish, nevoja e mundshme për një nivel shtesë qeverisjeje,” thuhet në raport.

Ndërsa skenari i katërt është ai i “bashkive të përqendruara në funksionet bazë”, që parashikon një ristrukturim më rrënjësor të përgjegjësive, ku bashkitë do të fokusoheshin kryesisht në funksionet bazë, ndërsa një pjesë e kompetencave të tjera do t’u kalonte strukturave të tjera të qeverisjes. “Avantazhi është përputhja më e mirë me parimin e subsidaritetit; sfidat janë vëzhtirësia praktike e ndarjes së njësive dhe potenciali I kufizuar decentralizim të mëtejshëm,” thekson raporti.

Raporti shqyrton edhe krijimin e një niveli të ri rajonal mbi 12 qarqet ekzistuese, i cili do të merrte përsipër funksione që tejkalojnë kufijtë e bashkive, si transporti ndërqarkor, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja nga përmbytjet dhe administrimi i fondeve të Bashkimit Europian. Në dokument thuhet se ky ishte një nga propozimet që mori mbështetjen më të gjerë gjatë konsultimeve publike.

Edhe pse raporti nuk rekomandon një variant të vetëm, analiza nxjerr në pah dy drejtime që konsiderohen të përbashkëta në pothuajse të gjithë skenarët e shqyrtuar. Së pari, reduktimi i numrit të bashkive duhet të jetë i lidhur me kritere që tregojnë se një njësi vendore nuk arrin të përmbushë standardet minimale të qëndrueshmërisë financiare, demografike dhe funksionale.

Së dyti, dokumenti sugjeron krijimin e një niveli të ri rajonal mbi qarqet ekzistuese, i cili do të kishte kompetenca të përcaktuara qartë dhe burime të dedikuara financimi për të administruar funksione që tejkalojnë kufijtë e një bashkie apo qarku.

Raporti parashikon gjithashtu që bashkitë me karakteristika të veçanta etnike ose kulturore, si edhe ato që ndodhen në zona shumë të largëta dhe të izoluara, të trajtohen si raste të veçanta dhe të mund të përjashtohen nga bashkimet e mundshme territoriale.

Dokumenti nuk rekomandon ende një model përfundimtar të hartës së re territoriale. Seksioni që do të përmbajë skenarin e rekomanduar mbetet i paplotësuar dhe pritet të përmbushet pasi Komisioni Parlamentar të përfundojë vlerësimin e katër varianteve të propozuara.

Komisioni mbyll punën pa konsensus

Mbledhja e fundit e komisionit nuk arriti të gjente konsensus as për të miratuar rendin e ditës, pasi opozita e konsideroi raportin e sjellë në komision nga PS si një kapërcim të fazave të punës. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të votohej kërkesa për shtyrje të afateve të punës, gjë që nuk u përkrah nga pala socialiste.  Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luçiano Boçi tha se nuk mund të prezantoheshin dhe miratoheshin raporte me konkluzione pa mbyllur ende fazën e dëgjesave me bashkitë dhe pa hartuar dhe miratuar ende raportin analitik të reformës territoriale në fuqi.

Boçi tha gjithashtu se socialistët vijnë me një hartë që kërkon ulje të numrit të bashkive, ndërkohë që në degjesat publike është kërkuar shtimi i tyre. Por bashkëkryetari socialist, Arbër Mazniku tha se koncepti i kalendarit është i lidhur me afatet kohore dhe jo me tematikat.

“Kam thënë që ka një axhendë të qartë nga opozita për të djegur punën e këtij komisioni duke djegur afatet,” tha Mazniku në replikë me Boçin.

Deputetja Jorida Tabaku tha se nuk mund të paraqitet një raport pa pasur ende një qëndrim të gjithë pushtetit vendor për këto përfundime dhe për shqetësimet reale të qytetarëve, ndërkohë që disa dëgjesa me bashkitë më të mëdha në vend nuk janë zhvilluar, ndër to dhe ajo e Tiranës.

“Me sa duket, ju kërkoni të prodhoni një hartë politike. Këtë mund ta bëni, por mos e paraqisni si një nevojë të shqiptarëve,” tha Tabaku./Reporter.al

reforma territoriale 2.0


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin