Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Nga foltorja, Berisha tha se opozita kishte pranuar të merrte pjesë në proces pas kërkesave të Komisionit Evropian dhe qytetarëve, duke pretenduar se puna e saj ishte konkretizuar në një raport prej rreth 400 faqesh.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme dhe se po tenton të miratojë një reformë pa dakordësinë dhe diskutimin e plotë në komision. Nga foltorja, Berisha tha se opozita kishte pranuar të merrte pjesë në proces pas kërkesave të Komisionit Evropian dhe qytetarëve, duke pretenduar se puna e saj ishte konkretizuar në një raport prej rreth 400 faqesh.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se raporti i socialistëve është i paligjshëm, ndërsa theksoi se, demokratët do të bëjnë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër pushtetit të Edi Ramës.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, në krye të radhës, PD iu përgjigj një kërkese të prerë të Komisionit Evropian për angazhimin në komision parlamentar për reformën territoriale si një nga kushtet e pakëta të vendosura nga ky komision për progresin e Shqipërisë drejt BE. Por gjithashtu ne, përveç komisionit, kemi pasur me dhjetëra e qindra kërkesa nga qytetarët shqiptarë që të merrnim pjesë në këtë komision në mënyrë ëq të bënim avokatinë e kërkesave të tyre. I bëmë të gjitha këto në kundërshtim me bindjen e thellë se Edi Rama do bënte gjithçka për të përvetësuar këtë reformë në funksion të interesave të tij mafioze, antidemokratike, antishqiptare shpopulluese. Në këtë komision, siç jeni dëshmitarë, është bërë nga pala jonë, puna më serioze dhe ajo është konkretizuar në një raport prej 400 e sa faqesh. Në përputhje me axhendën e përbashkët janë organizuar dhjetëra konsulta.
Axhenda e përbashkët kishte vazhdimin me konsulta të tjera. Raporti që pretendoni të paraqisni sot është absolutisht i paligjshëm. Nuk është miratuar në komisionin parlamentar dhe në praktikën dhjetëra vjeçare, komisionet bipartizane kanë shtyrë sa herë ka qenë e nevojshme afatet. Ju sot paraqiteni këtu me një raport që nuk është paraqitur në komisionin e reformës. Ky është një brutalitet. Ky është një akt me të cilin ju doni me çdo kusht të largoni pushtetin nga qytetarët. Lexoni pak historinë e Shqipërisë, në 500 vitet e fundit nuk e ka bërë asnjë pushtues, asnjë regjim, asnjë diktaturë. Dhe tani kur e patë se shqiptarët hedhin poshtë me përçmim reformën e bërë, ndërpretë konsulta, sillni në parlament në mënyrë të paligjshme një raport. Ja ku është raporti ynë, por ne gjersa ky raport nuk është i debatuar në komisionin e ngritur, ne nuk e dorëzojmë se duhet se edhe ai që ka përgatitur pala juaj, edhe ky, të paraqiten në komision, të debatohen, pastaj të vijnë në parlament. Po ju nuk keni as ligj, as Kushtetutë, as normë, as moral. Veproni në këtë mënyrë. Çfarë mendoni ju se shqiptarët nuk do të kuptojnë? Atëherë ju vërtet mund të bëni një akt të tillë, por ne absolutisht do bëjmë gjithçka që ata të ngrihen në një kryengritje të përgjithshme të fuqishme kundër jush në mënyrë që të bëjnë drejtësinë që i takon," tha Berisha./Dosja.al
Kuvendi TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, me qëllim vijimin e ...
Beridha dhe Boci TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se protestuesit po kërkojnë me të drejtë fundin e Ku...
Taulant Balla TIRANË- Debati në Kuvend është shoqëruar me replika të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pas dekla...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit ndërprer...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, fotografoi deputetët e strukur të PS në pritje të seancës plenar...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, është përplasur me efektivët e Gardë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend së bashku me deputetët e tjerë demo...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend së bashku me deputetët e tjerë demokrat. Berisha dh...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kritikuar masat e rrepta që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, duke z...
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm P...