Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, Boçi paralajmëroi se do t'u kërkojë mbështetje partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimin e një referendumi.
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, deklaroi se Partia Demokratike po shqyrton ankimimin në Gjykatën Kushtetuese për hartën e re territoriale. Një një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, Boçi paralajmëroi se do t'u kërkojë mbështetje partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimin e një referendumi.
Ai theksoi se referendumi është i vështirë, pasi është tentuar disa herë, por ligji shqiptar çedon, ndërsa shtoi se do t’i drejtohen KQZ-së që të marrë një vendim në raport me këtë.
Deputeti demokrat argumentoi se reforma është miratuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe procedurat ligjore, duke shtuar se janë shkelur dispozitat e nenit 108 të Kushtetutës, ligji për vetëqeverisjen vendore dhe ai për konsultimet publike. Në fund, ai akuzon mazhorancën se ka përdorur reformën territoriale për interesa politike, duke thënë se si pasojë e kësaj PD humbet territor politik.
Luçiano Boçi: Është bashkë me opsionet e tjera. Normal, me shkeljet kushtetuese që janë bërë, me një ankimim të thjeshtë kushtetues ti e rrëzon reformën, nëse Gjykata Kushtetuese do e vlerësonte. Do të kishte një mbledhje shumë të shpejtë, pasi ka shkelje kushtetuese në vazhdimësi. Ne i referohemi nenit 108, pika 2, i referohemi ligjit të vetëqeverisjes vendore 89/90, ligjit për konsultimet publike. Këta i kanë kapërcyer të gjitha procedurat, po shkelin çdo gjë, vetëm që të realizojnë qëllimin e tyre.
Do të komunikojmë me ndërkombëtarët, do të kërkojmë edhe mbështetjen e tyre për referendum, me gjithë autoritetet, edhe me Kongresin, edhe me BE. Referendumi është i vështirë, pasi është tentuar disa herë, por ligji shqiptar çedon, pasi është bërë për të mos u bërë referendum, dhe në rastin konkret, po të ketë vullnet politik, gjendet zgjidhja. Do t’i drejtohemi KQZ-së që të marrë një vendim në raport me një referendum.
Po, është hartë politike. Marrim shembullin Pukë dhe Fushë-Arrëz, janë bashki të fituara nga PD dhe sot bashkohen. Me çfarë parimi veproi? Parimi i një bashkie që ka të ardhura më të mëdha? Por kanë të njëjtat. Po kështu dalim te Librazhd-Përrenjas. Këtu PD humbet një territor politik. Vazhdojmë me Selenicën. Selenica ka pasur drejtim të djathtë, ka tendencë të tillë dhe tani e fusin në gropën e madhe të votave të Vlorës. Dhe dalim në Elbasan. Belshi është një bashki që ndahet në vota, 300 plus që lëvizin dhe kanë lëvizur në këtë rend, dhe duke e ndërfutur në Elbasan vetëm për vota politike./Dosja.al
Foto ilustruse Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, nuk u ...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Në Kosovë, gati dy muaj pas zgjedhjeve të parlamentit të tetë qershorit, u tentua t...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese për ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale lidhur me dokumentin "Besa". Në postimin e tij...
Valbona Kola KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit është mbledhur këtë të enjte për të diskutuar projektin e propozuar n...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Sot në Parlamentin e Kosovës, 120 deputetët e legjislaturës së 11-të janë betuar, du...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit me vlerë 15 milionë euro për blerjen e tre avionëve ...
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës p&...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për të vijuar bisedime...
Bedri Hamza TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që sean...