Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në përgjigje të tij, ish-bashkëkryetari i PS për reformën territoriale Arbjan Mazniku, ka thënë se ndryshimi nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i ndarjes së hartës, por edhe në raport me kompetencat që do të kenë njësitë vendore.
TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje edhe brenda Partisë Socialiste, teksa deputeti Erion Braçe ka shprehur kundërshtime ndaj propozimit për hartën e re territoriale. Në përgjigje të tij, ish-bashkëkryetari i PS për reformën territoriale Arbjan Mazniku, ka thënë se ndryshimi nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i ndarjes së hartës, por edhe në raport me kompetencat që do të kenë njësitë vendore.
Gjatë fjalës së tij, Mazniku iu referua propozimit për bashkimin e Divjakës me Lushnjën, duke thënë se një bashki më e madhe mund të ofrojë shërbime dhe të ushtrojë funksione që një njësi më e vogël e ka të vështirë t’i realizojë. Sipas tij, Bashkia e Lushnjës kryen një sërë funksionesh që Bashkia e Divjakës nuk i përmbush dot në të njëjtën mënyrë, ndër to planifikimin urban vendor dhe ofrimin e shërbimeve të strehimit social. Mazniku theksoi se reforma territoriale duhet të shoqërohet me rishikimin e kompetencave dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, përtej përcaktimit të kufijve të rinj administrativë.
“I nderuar z. Braçe i vlerësoj debatet që kemi bërë për reformën, e cila duhet të ketë jo vetëm hartat, por edhe kompetencat. Jemi në një pikë që humbasim momentumin nuk do ia dalim dot ose ia dalim përmes këtij mekanizmi që kemi sot. Për të qenë i vërtetë bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji as nga qeveria për t’i ushtruar. Planifikimi urban vendor, Lushnja e bën, Divjaka jo. Zhvillimi i turizmit-Lushnja shpenzon, Divjaka jo. Strehimi social është një politikë që bën bashkia, Divjaka nuk e bën. Enti i banesave ka pjesën e tij dhe i ndihmin bashkitë kur munden. Lushnja merret, Divjaka nuk merret. Kujdesi social për të sëmurët, arsimi profesional, transporti, Lushnja e bën, Divjaka jo. Kohezioni social kërkon që planet zhvillimore të jenë të ndërtuara nga pushteti vendor, dhe nëse nuk janë të ndërtuara nga pushteti vendor nuk financohen nga BE”, tha Mazniku./Dosja.al
Foto ilustruse Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për “Pastrim t&eu...
sali berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për ...
pamje TIRANË- Partia Demokratike ka vlerësuar pozitivisht protestën e zhvilluar ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, ...
Pamje TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ndërsa deputeti socialist Erion Bra...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka kritikuar Reformën e re Territoriale, e cila është propoziar ...
Berisha-Klosi TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje në Kuvend mes deputetit socialist Blendi Klos...
Eno Bozdo TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka kundërshtuar Reformën e re Territoriale. Gjatë fjalës së tij në K...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Reforma Territoriale lidhet m...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyr&eum...
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka deklaruar se Reforma e re Territoriale, e cila është...