Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kryeministri në detyrë, Kurti, e takoi për herë të dytë kreun e LDK-së, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit.
KOSOVË- Një takim mbi treorësh midis Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike (LDK) në opozitë, nuk dha fryt të martën. Për më tepër, ai la më shumë pikëpyetje, sesa që dha përgjigje, vlerëson analistja politike, Donika Emini.
Kryeministri në detyrë, Kurti, e takoi për herë të dytë kreun e LDK-së, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit.
Ata dështuan ta arrinin një marrëveshje politike dy ditë para se të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri, por i cilësuan bisedimet si të mira dhe paralajmëruan mundësinë e vazhdimit të tyre.
“Mendoj se ky takim nuk prodhoi ndonjë marrëveshje konkrete politike. Përkundrazi, la më shumë pyetje sesa përgjigje”, thotë Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.
Kurti ka bërë përpjekje për të mbajtur bisedime me të gjitha partitë opozitare shqiptare, por Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë zgjedhur të qëndrojnë në opozitë, duke hedhur poshtë ofertat për takime me të. Tani, Kurti ka vetëm LDK-në për ta arritur një marrëveshje medoemos, për të nxjerrë vendin nga kriza pothuajse dyvjeçare politike e institucionale.
LVV-ja e tij i siguroi 53 vende në Kuvend dhe, duke e pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të tij me partitë e pakicave joserbe - që gëzojnë 10 vende Kurti pritet t’i ketë votat e nevojshme prej të paktën 61 deputetëve për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta formuar Qeverinë e re.
Por, që votimi për presidentin e ri të Kosovës të jetë i vlefshëm nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende. Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në e cila i fitoi 18 vende atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 deputetë do të qëndronin në sallën e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit dhe presidenti - dy poste në tavolinën e bisedimeve vetëm sa i shtuan pikëpyetjet. Dhe, pika më e nxehtë në negociatat mes Kurtit dhe Abdixhikut duket të jetë posti i presidentit, dhe Kurti nguli këmbë përsëri e përsëri, pas takimit të martën, se nevojitet një emër konsensual, edhe pse të dy liderët thanë se nuk kishin diskutuar për këtë post.
Sipas Kurtit, presidenti i ri i vendit nuk duhet të paraqesë polin e katërt të pushtetit, e as të jetë partiak, pra të mos jetë "i përfshirë në polemikat ditore". Emini thotë për REL-in se nëse ky mbetet kriteri i Kurtit, “atëherë kjo automatikisht e nxjerr jashtë ekuacionit Vjosa Osmanin”, e cila është kandidate nga LDK-ja për presidente.
“Edhe vetë Osmani ka deklaruar më herët se nuk dëshiron që formimi i institucioneve të mbahet peng për shkak të ambicieve për postin e presidentes”, thekson Emini.
Ajo beson se ish-presidentja e Kosovës mund edhe “të synojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, meqë politiken e jashtme e ka prezantuar karakter të saj politik”. Ndërkohë, Abdixhiku la të kuptohej pas takimit se partisë së tij nuk i intereson ta ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si post “ceremonial”. Por, Emini thotë se nuk pajtohet me vlerësimin e liderit të LDK-së, duke shtuar se “kryetari i Kuvendit nuk ka vetëm rol ceremonial”.
“Sidomos në situata të krizës institucionale, ai ushtron kompetenca të rëndësishme kushtetuese dhe roli i tij bëhet edhe më i rëndësishëm në rast të mungesës së presidentit ose vonesave në zgjedhjen e tij”, vlerëson ajo.
Seanca konstituive
Seanca për konstituimin e Kuvendit të ri do të mbahet të enjten paradite, dhe partia në pushtet nuk pritet të përballet me telashe për ta përmbyllur me sukses këtë proces. Por, çështja është nëse po soset koha për një marrëveshje të gjerë edhe për postin e presidentit. Emini thotë se konstituimi Kuvendit nuk është në pikëpyetje, por ajo nëse ekziston një marrëveshje e plotë politike, dhe më saktë a i kanë LVV-ja dhe LDK-ja edhe votat për të zgjedhur presidentin.
“Edhe nëse arrihet një marrëveshje LVV–LDK, mbetet e paqartë nëse do të ketë mbështetje të mjaftueshme për presidentin, për shkak të qarjes së brendshme të partisë [LDK-së]”, thekson ajo.
Abdixhiku nuk ka mbështetje të fuqishme brendapartike, pasi ai u përball me dy votëbesime këtë vit, më rishtazi javën e kaluar, kur i shpëtoi atij për një fije floku dhe u rikonfirmua në krye të LDK-së. Janë rreth shtatë deputetë nga 18 sa ka LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, të cilët prej kohësh kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të vet, sipas ekspertëve.
Dështimi për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të ishin të katërtat në dy vjet. Për Kosovën, thotë ajo, kjo do të nënkuptonte edhe një vit tjetër të humbur politikisht.
“Nëse nuk ka një strategji të qartë edhe për këtë fazë, rrezikojmë të përsërisim të njëjtin cikël: institucione të formuara pjesërisht, por pa zgjidhje për presidentin, gjë që mund ta çojë vendin sërish në bllokadë institucionale dhe, në fund, në zgjedhje të reja”, vlerëson Emini./REL
Aeroporti i Vlores TIRANË- Kompania MABCO e Behgjet Pacollit ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës pë...
Takimi i 10 korrikut mes udhëheqësve të LVV-së dhe LDK-së. KOSOVA- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kry...
Albin Kurti KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se takimi i zhvilluar të martën me kryet...
TIRANË- Partia Socialiste u ka dërguar zyrtarisht bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative, në një kohë kur në...
Ndërtesa e Departamentit amerikan të Shtetit në Uashington. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë huanë në vlerë prej 30...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e kryeministrit Edi Rama duke udhëtuar me nj...
Pamje VLORA- Kryeministri i vendit, Edi Rama është shkëputur nga rutina e përditshme dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dh&...
foto ilustruese KOSOVË- Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër ve...
Valon Belja dhe Imami Bekir Halimi TIRANË- Valon Bela dhe Bekir Halimi, dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut, të cilët u shpall&eum...
Valon Belja dhe Imami Bekir Halimi TIRANË- Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut...