Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mësohet se kërkesa e PS-së ka ardhur pasi Shehaj ka marrë nga salla Gerti Bogdani marrëveshjen konfidenciale të huasë me SHBA-në dhe më pas është larguar me vrap.
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot përjashtimin nga Kuvendi me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj. Mësohet se kërkesa e PS-së ka ardhur pasi Shehaj ka marrë nga salla Gerti Bogdani marrëveshjen konfidenciale të huasë me SHBA-në dhe më pas është larguar me vrap.
Përveç përjashtimit me 60 ditë, PS-ja ka paralajmëruar dhe kallëzim në SPAK për Shehajn me pretekstin se me veprimin që kreu ka cënuar sigurinë e vendit. Në kërkesë thuhet se Agron Shehaj ka refuzuar sqarimet e stafit të Kuvendit, ka marrë me forcë kopjen fizike të dokumentit dhe është larguar me të. Po sipas socialistëve, një këshilltare e Kuvendit, e cila tentoi ta ndalonte dhe të rimerrte dokumentin, është rrëzuar në shkallë dhe ka pësuar lëndime.
“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjellje të dhunshme dhe të papranueshme. Këto sjellje cënojnë rëndë dhe në mënyrë të patolerueshme sigurinë e stafit të Kuvendit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Sjellja e deputetit duke marrë më forcë dhe duke nxjerr jashtë sallës dokumentin e klasifikuar përbën shkelje të rëndë të legjislacionit për informacionin e klasifikuar”, thuhet në kërkesë.
Gjithashtu, Partia Socialiste kërkon që rasti t’i referohet SPAK-ut për vlerësimin e mundshëm të disa veprave penale, mes të cilave përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, forma të përvetësimit të paligjshëm të dokumentit, pengimi i detyrës së funksionarit publik dhe vepra të tjera që lidhen me mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe sigurinë kombëtare.
“Gjithashtu referuar parashikimeve të Kodit Penal, nenet 139-142, 294-296, 235, t’i referohet mënjëherë Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me dyshimet se shtetasi Agron Shehaj ka kryer veprat penale:
përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;
(ii) vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;
(iii) grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;
(iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;
(v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët”, thuhet në kërkesë./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek rreziku i lartë nga zjarret, duke theksuar se ky sezon do të tregojë t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i gatshëm t'i dërgojë ndihmë Spanj&eum...
PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike së bashku me grupet e tjera të opozitës, Grupi Parlamentar i Partisë ...
Agron Shehaj TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ku po mbahet...
TIRANË- Seanca plenare u mbyll përplasje, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të miratojë në kundërshtim me Kus...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së par...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën socialiste dhe kryetarin ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend se çfarë pë...
Edi Rama dhe Kadri Morina TIRANË- Pallati i Kongreseve është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore n&eu...