LIVE UPDATES
Politike

Shënim: Pse është e rrezikshme shakaja e Ramës për RMV?

Ndaj dhe komenti i Ramës ka ngjallur reagime. Fraza e tij ka ngritur dyshime nëse Bullgaria vërtetë ka pretendime të tjera territorial ndaj Shkupit zyrtar. Deri më tani, ose të paktën zyrtarisht, nuk ka.

12 June 2022, 15:03 Nga k.m.
Shënim: Pse është e rrezikshme shakaja e Ramës për RMV?
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë që ka marrë “dhenë” në politikën e Maqedonisë së Veriut. Në pamjet që vetë Rama i ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, adreson kritikat që ka marrë për 'parashikimin' e bërë ndaj Maqedonisë së Veriut. Teksa homologu grek, Kyriakos Mistotakis po prezantonte Scholz me të gjithë miqtë, shkoi tek Kovaçevski dhe Rama që po qëndronin së bashku. E teksa i prezantoi, Rama ndërhyri e tha për homologun maqedonas: Kryeministri i Bullgarisë së Perëndimit.

Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime në Shkup, madje janë paralajmëruar edhe protesta kundër qeverisë nga opozita. Por pse gjithë ky reagim? Prej vitesh, Maqedonia e Veriut (rrjedhimisht dhe Shqipëria) bllokohen për t’u integruarnë Bashkimit Europian për shkak të vetos që ka vendosur Bullgaria. Këtë të fundit kërkojnë njohjen e minoritetit dhe gjuhës në Kushtetutë. Ndërsa më parë, probleme kishin me Greqinë, aq sa u detyruan të ndërronin emrin e shtetit nga Republika e Maqedonisë, në atë të Maqedonisë së Veriut.

E gjitha në kuadër të marrëveshjes së Prespës. Por tashmë Rama ngre dyshime për planet që mund të thuren për vendin fqinjë. Kjo pasi me marrëveshjen e Bukureshtit, të njohur si marrëveshje e paqes mes palëve ndërluftuese në Luftën e Dytë Ballkanike, të nënshkruar më 10 gusht 1913, mes Serbisë, Malit të Zi, Rumanisë dhe Greqisë, në njërën anë, dhe Bullgarisë në anën tjetër, territori gjeografik i njohur me emrin Maqedoni u nda në atë mënyrë që, pjesën më të madhe të tij. Pjesën e ashtuquajtur Maqedonia e Egjeut, me sipërfaqe prej 34.356 km2 e mori Greqia; pjesën e Maqedonisë së Vardarit, me sipërfaqe prej 25.342 km2, e morri Serbia; ndërsa pjesa e quajtur Maqedonia e Pirinit, me sipërfaqe prej 6.798 km2 iu dha Bullgarisë. Qeveria e shtetit që i përkiste Jugosllavisë deri në 1991 dhe është kandidat i BE që nga viti 2005 shpresonte se u kishte dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve historike me fqinjët e saj duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Por duket se telashet nuk kanë mbaruar.

Bullgaria ka kërkesat e saj. Sipas historiografisë zyrtare bullgare banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht - por gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91), sipas tyre u krijua një identitet dhe gjuhë e re "maqedonase", të cilat u imponuan artificialisht. Ky pretendim nuk është i ri, është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

Ndaj dhe komenti i Ramës ka ngjallur reagime. Fraza e tij ka ngritur dyshime nëse Bullgaria vërtetë ka pretendime të tjera territorial ndaj Shkupit zyrtar. Deri më tani, ose të paktën zyrtarisht, nuk ka.

Por kjo nuk pengon askënd që të aludojë. Madje dhe Shqipëria për një farë kohe ka qenë pjesë e akuzave, pasi pretendon në hartën e Shqipërisë së Madhe se ka territore në vendin fqinjë. Kjo pasi edhe numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30%) dhe Shkup (60%). Pretendime territorial ka pasur edhe me Shën Naumin, që mbreti Ahmet Zogu I ia dhuroi fqinjëve më 1925 si shpërblim për ndihmën politike, financiare dhe ushtarake që atij i dha kryeministri serb Nikolla Pashiçi për të shtypur në dhjetor 1924 qeverinë revolucionare të Fan Nolit dhe për të rivendosur autoritetin e vetë pushtetor në Shqipëri.

Teksa të gjithë kanë pretendimet e tyre, batuta e Ramës ka ngritur shqetësimin që një ditë edhe Shqipëria mund të kërkojë nga Maqedonia e Veriut, pse jo edhe territor.

ironia e rames per rmv edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin