LIVE UPDATES
Politike

Shpallen fituesit e ankandit hibrid fotovoltaik, Balluku: Proces i hapur dhe transparent, rrisim kapacitetet prodhuese të energjisë

300 megavatorë ishte kapaciteti maksimal për këtë ankand, në të cilin morën pjesë 14 kompani dhe bashkime operatorësh shqiptarë dhe të huaj.

10 July 2024, 19:09 Nga M.B
Shpallen fituesit e ankandit hibrid fotovoltaik, Balluku: Proces i hapur dhe
Belinda Balluku

TIRANA- Ka përfunduar me sukses ankandi i parë fotovoltaik hibrd në Shqipëri, një proces i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me BERZH dhe SECO. 300 megavatorë ishte kapaciteti maksimal për këtë ankand, në të cilin morën pjesë 14 kompani dhe bashkime operatorësh shqiptarë dhe të huaj.

9 prej kompanive pjesëmarrëse u shpallën të kualifikuara në fazën finale, e cila u zhvillua ditën e sotme me hapjen e ofertave financiare të paraqitura nga këto kompani dhe 8 prej tyre u shpallen fituese. Kompanitë e shpallura fituese plotësonin në total një kapacitet prej 283.93 megavatorësh, ndërkohë që çmimi mesatar është 51.8 euro për megavatorë. Çmimi me i ulët në këtë ankand ishte 39.7 Euro/MWH për një kapacitet prej 35.6MWac

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se tashmë Shqipëria ka një praktikë të konsoliduar në zhvillimin e ankandeve duke u marrë edhe si një shembull nga shumë prej vendeve, jo vetëm të rajonit, duke vlerësuar transparencën dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë procesit. Balluku tha se përmes nismave të tilla Shqipëria po avancon hap pas hapi drejt diversifikimit dhe rritjes së kapaciteteve energjetike, duke pasur në fokus synimin madhor që vendi ynë të kthehet brenda vitit 2030 në një vend eksportues neto të energjisë.

“Ankandi hibrid që po konkludojmë sot është më i madhi i zhvilluar në vend dhe ku shteti shqiptar nuk angazhon asnjë aset shtetëror, ndaj dhe quhet hibrid. Nëse në dy ankandet e mëparshme, atij të Karavastasë dhe të Spitallës, shteti ka vendosur tokën në dispozicion të prodhimi të energjisë nga këto ankande, në këtë rast kemi një ankand hibrid, ku toka është siguruar nga subjektet e interesuara dhe nga ana tjetër shteti është vetëm blerësi i energjisë të prodhuar nga këto parqe”, tha Balluku.

Duke u ndalur tek ankandi fotovoltaik hibrid, ajo shtoi se tej se ky ankand ka pasur një kriter i cili lejon konkurrentët të hyjnë në garë me një park jo më të vogël se 10 megavatorë dhe jo më të madh se 100 megavatorë. Ministria ofron për fituesit një kontratë shit-blerje të energjisë elektrike për një periudhë 15-vjeçare me një çmim të pandryshuar. Balluku u ndal më tej edhe tek nismat e tjera që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të prezantojë në vijim.

“Ne duhet të kemi një prodhim të konsoliduar që vjen padyshim nga parqet fotovoltaike, por duke pasur gjithmonë parasysh që parqet fotovoltaike duhet të mbështeten nga njësitë depozituese për të krijuar balancimin e duhur të energjisë. Dhe e gjitha kjo do të jetë një paketë e ardhshme, të cilën ne po e punojmë sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sigurisht do të kërkojmë ndihmën dhe asistencën e partnerëve tanë për të kuptuar sesi një paketë e re incentivuese mund të dalë në treg për të mbështetur të gjithë ato entitete të cilat do të dëshirojnë të investojnë në kapacitete depozituese”, u shpreh Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin