LIVE UPDATES
Politike

‘Shqipëria pikiatë në 11 vitet e Ramës’/ Berisha: Paratë vidhen, rritja ekonomike, një rritje për oligarkët, rritje për trafikantët

Berisha foli me shifra dhe të dhëna, mbi batërdinë e Ramës ndaj ekonomisë së shqiptarëve dhe të vendit.

8 September 2024, 19:40 Nga I.A
‘Shqipëria pikiatë në 11 vitet e Ramës’/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha gjatë mbledhjes me 12 drejtuesit politikë të qarqeve tha se 11 vite të qeverisjes së Ramës, kanë qenë pikatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Sipas Berishës, ‘britmat’ e Ramës për rritje të ekonomisë dhe turzimit nuk përkthehen ndryshe, veçse rritje për ekonominë e oligarkëve dhe trafikantëve. Berisha foli me shifra dhe të dhëna, mbi batërdinë e Ramës ndaj ekonomisë së shqiptarëve dhe të vendit.

"Sot Edi Rama u përpoq të mbulojë me mashtrime vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, por meqë jemi pas 11 vitesh dua t’i them Edi Ramës dhe qytetarëve shqiptarë sa vijon: Nga 57 mld euro që bëjnë buxhetet e këtyre 11 viteve, 7 mld janë rrogat, çfarë ndodhi me 49-50 mld euro, ku shkuan?

Shqiptarët sot në qoftë se 11 vite më parë kishin pagesën më të lartë në rajon, sot edhe pas rritjes së rrogave, përsëri mbetemi me rrogat më të ulëta në rajon. Pas 11 viteve, më thoni një zonë ka furnizim më të mirë me ujë. Më thoni një zonë që ka kanalizime. Bërtet turizmi, turizmi, turizmi! Dhe atë e mbulon me mashtrim.
E vërteta është se , Shqipëria është i vetmi vendi në botë ndoshta ku turizmi ndëshkon qytetarët. Nga bixheti i shtetit shpenzohen çdo vit 430 mln euro për infrastrukturën e resorteve turistike që Edi Rama i jep me 1 euro.

Kurse ky buxhet vjel nga taksat që merren, nga shitjet në fushën e turizmit, gjithesëj 8 mln euro, Gjithësej 4 euro për një qytetar, i cili paguan 215 euro. Turizmi nuk ka dyshim që është shtuar, por ama, cila është e vërteta. Nga viti 2005 në vitin 2013, turizmi është rritur me 13 herë. Ishte 320 mijë, arriti në 4.7 mln. Unë nuk them se nuk është rrit. Por ajo është rritje me 13 herë, kurse kjo është rritje kallpe.

Nuk po ndalem në aspektin që e shkatërroi këtë vit, nuk po ndalem fare në këtë, po marr vitin e kulmit të suksesit ku janë? Na thotë një projekt të madh me 48 mld euro. Cili është projekti i madh që u realizua në Shqipëri në 11 vite? 5.9 km të tunelit të Llogarasë? Na thoni, ku janë? Sigurisht, ato dihet ku janë. Janë vjedhur mbi 90% e tyre në rrugë që ndërtohen me çmime 10 herë më të shtrenjta, në shkolla që ndërtohen me çmime 10 herë më të shtrenjta.

Edi Rama, thuaju shqiptarëve, çfarë është kjo rënie e tmerrshme vertikale e arsimit në Shqipëri? Si mundet që të zbresë Shqipëria 62 pikë sa asnjë vend tjetër në botë? Sepse paratë vidhen, sepse rritje ekonomike nuk është një rritje për qytetarët, është një rritje për oligarkët, është një rritje për trafikantët. Ku janë?

Fole për pensionistët. Si nuk skuqesh dhe nuk zverdhesh? 2005-2013 pensionsitëve iu dyfishuan pensionet. U zotove se po indekson. I mashtrove. Do të ketë bonus, prap nuk i rrite. Nuk kanë nevojë për bonus pensionistët. Nuk duhet të ketë pension në Shqipëri nën 300 euro. Nuk mund të ketë rrogë minimale nën 500 euro në Shqipëri. Nuk mund të ketë minimumi jetik nën 220 euro. Po ju vidhni dhe vetëm vidhni. Ndaj dhe ti merr ansamblin e Skapit dhe ua servir shqiptarëve," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin