LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria terrorizohet nga tre ngjarje të rënda kriminale"/ PD: Nga Mirdita në Orikum dhe Korçë, autoriteti i shtetit po sfidohet hapur nga krimi

Pas vrasjes së mëngjesit, përplasjet me armë në Orikum dhe plagosjes në Korçë, për PD, kjo nuk është një ditë normale në një vend të sigurt.

3 September 2026, 18:01 Nga E. D
"Shqipëria terrorizohet nga tre ngjarje të rënda
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat, ka ngritur shqetësimin për situatën e rëndë kriminale në të cilën është përfshirë vendi. Pas vrasjes së mëngjesit, përplasjet me armë në Orikum dhe plagosjes në Korçë, për PD, kjo nuk është një ditë normale në një vend të sigurt. Sipas PD-së, kjo është fotografia e një shteti, autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Brenda pak orësh, Shqipëria është terrorizuar nga tri ngjarje të rënda kriminale, nga Mirdita në Orikum dhe Korçë. Në Ndërfushaz të Mirditës, 65-vjeçari Viktor Bardhi u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Në Orikum, ndërkohë, pronari i një resorti ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të paktën tetë automjete që mbërrijnë përpara kompleksit, bllokojnë zonën dhe prej tyre zbresin disa persona. Pas ndërhyrjes së policisë, një prej automjeteve të dyshuara është aksidentuar gjatë largimit. Brenda tij, sipas informacioneve të raportuara, janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri.

Në Korçë, po brenda së njëjtës ditë, armët kanë folur përsëri. Të shtëna në unazën e qytetit kanë lënë një person të plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Një qytetar vritet në pritë. Një biznes rrethohet nga një grup që lëviz me tetë automjete. Një tjetër qytetar plagoset me armë në qytet. Të gjitha brenda pak orësh. Kjo nuk është një ditë normale në një vend të sigurt. Kjo është fotografia e një shteti, autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi. Kur një grup mund të organizojë tetë automjete, të lëvizë në formacion, të rrethojë një biznes dhe të kërcënojë pronarin në mes të ditës, nuk kemi më të bëjmë vetëm me një episod të kronikës së zezë.

Kemi të bëjmë me një demonstrim force dhe me bindjen e botës së krimit se mund të veprojë në territorin e Republikës pa iu trembur shtetit. Kur në të njëjtën ditë një qytetar ekzekutohet në Mirditë dhe një tjetër plagoset me armë në Korçë, pyetja nuk është më vetëm se kush janë autorët. Pyetja është: ku është shteti? Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve. Ne mbështesim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që përballet me krimin dhe kryen me profesionalizëm detyrën e tij. Por Shqipëria nuk mund të qeveriset me postblloqe të ngritura pasi është kryer vrasja, me ndjekje policore pasi është rrethuar biznesi dhe me komunikata pasi është qëlluar me armë.

Policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas krimit. Shteti duhet të jetë një hap përpara tij. Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama dhe qeveria e tij duhet t’u përgjigjen shqiptarëve: si është e mundur që grupe të organizuara të lëvizin me tetë automjete për të rrethuar një biznes, ndërsa armët shkrepen dhe njerëzit vriten apo plagosen në rrugët e vendit? Problemi nuk është vetëm krimi që shohim. Problemi është pandëshkueshmëria dhe dobësimi i autoritetit të shtetit që i kanë dhënë krimit kurajën të dalë hapur në rrugë. Tre ngjarje të rënda brenda një dite nuk mund të fshihen pas propagandës së “Rilindja 2.0”.

Shqiptarëve nuk u duhet një version i ri i propagandës së vjetër. U duhet një shtet që kontrollon territorin, mbron jetën dhe pronën dhe që nuk negocion autoritetin e tij me të fortët dhe botën e krimit. Partia Demokratike, në qeverisje, do ta rikthejë rendin dhe sigurinë publike në krye të detyrave të shtetit.

Ne do të shkëpusim çdo lidhje mes politikës, policisë dhe botës së krimit; do të çlirojmë Policinë e Shtetit nga emërimet politike dhe do të promovojmë profesionistët mbi bazën e meritës dhe integritetit; do të forcojmë inteligjencën kriminale dhe hetimin proaktiv për të goditur grupet e organizuara përpara se ato të godasin qytetarët; do të godasim armëmbajtjen e paligjshme dhe asetet financiare të krimit; do të vendosim mbrojtjen e biznesit të ligjshëm nga kërcënimi dhe zhvatja në qendër të politikave të sigurisë; dhe do t’u japim policëve profesionistë teknologjinë, burimet, pagën dhe mbështetjen institucionale që u nevojitet për t’u përballur me krimin. Nuk premtojmë një Shqipëri pa krim.

Premtojmë një Shqipëri ku krimi i trembet shtetit dhe jo qytetari krimit. Sepse një shtet që mbërrin vetëm pasi është shkrepur arma nuk është një shtet që garanton siguri./Dosja.al

partia demokratike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin