LIVE UPDATES
Politike

"Skandali i aeroportit të Vlorës është si për Netflix"/ Berisha: Rama dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para, ndërsa koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro.  

24 October 2025, 13:42 Nga E.d
"Skandali i aeroportit të Vlorës është si për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një skandal me përmasa shumë të mëdha dhe akti më korruptiv i cili ka ndodhur ndonjëherë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para, ndërsa koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro.  

Berisha tha se pjesën më të madhe të tenderit e ka marrë biznesmeni dhe politikani i njohur Bexhet Pacolli, i cili sipas tij është pa eksperiencë në fushën e ndërtimeve të aeroporteve siç kërkon ligji. Kreu i PD deklaroi në fund se e ka denoncuar disa herë këtë "krim", ndërsa pohoi se është dhënë një garanci për 600 mijë bileta në vit, në një kohë ku sipas tij aeroport nuk i bën dot as 100 mijë bileta në vit.

"Të nderuar deputetë, një skandal i përmasave shumë të mëdha, të paqarta akoma për nivelin e tyre, ka shpërthyer këtë javë dhe ky është skandali i aeroportit të Vlorës. Skandali i aeroportit të Vlorës tejkalon si skenar çdo skenar tjetër të zhvilluar gjer sot, por edhe çdo skenar filmash. Një ditë të bukur, Edi Rama me Lubi Vallukun vendosin të vjedhin qindra milionë dhe shpallin për këtë qëllim ndërtimin e aeroportit më të madh në Ballkan në qytetin e Vlorës, që si qark mund të ketë gjithsej 180 mijë banorë që banojnë aty. Aeroportin më të madh në Ballkan. Dy ministra refuzojnë në mënyrë të prerë të firmosin për këtë mashtrim më të madhin në Ballkan. Sepse për shkak të atij që quhet high-risk, kishin përcaktuar aty 120 milionë garanci biletash, që do i ndanin njëri me tjetrin. Pas kësaj, përsëritet tenderi dhe nuk është më 120, por 140 milionë euro garanci biletash. Dhe megjithëse ligji e kërkon që të jenë kompani me ekspertizë të certifikuar për ndërtimin e aeroporteve, thirret një kompani turke që e kishte këtë eksperiencë. Natyrisht ajo thirrej si prestanome, sepse tenderi i jepet 47 asaj dhe pjesa tjetër 53 biznesmenit të njohur dhe politikanit të njohur kosovar, Bexhet Pacolli, por njeri pa eksperiencë në fushën e ndërtimeve të aeroporteve siç kërkon ligji. Tani, pas firmosje së dokumenteve, natyrisht prestanome duhej të ikte në punën e vet. Turku u thotë mirupafshim se këtu janë Lubia me Ramën dhe këta.

Si rezultat, aeroporti që kushton me çmimet më të fryra mbi tokë 105 milionë euro, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para. Dhe koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro. Nuk mund të ketë një akt më korruptiv se sa ky. Ndaj dhe tani që po vjen fundi, tani kërkojnë aksionet. Tani që vjen fundi, ka disa variante. Një variant është se një grup i fuqishëm droge ka dorëzuar mbi 40 milionë euro qeveritarëve. Nuk ka të dhëna. Por një gjë është e sigurt 100 përqind, që Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, janë të angazhuar gjatë dy javëve të fundit, sipas dokumenteve, me të gjithë pushtetin e tyre në favor të një ortaku... nuk kam asgjë me ortakët, por fakti që e gjitha qeveria shqiptare futet për një ortak, do të thotë se ajo është ortak vetë. Dhe e vërteta është se e kam denoncuar këtë krim të paktën 4-5 herë. Nuk kam ditur këto punët e ortakëve, por kam ditur se është dhënë një garanci e tmerrshme për 600 mijë bileta në vit, në një kohë kur ai aeroport nuk i bën dot 100 mijë në vit. Pra, ky është një gjobë e tmerrshme që u bëhet taksapaguesve shqiptarë. Dhe u kujtohet se si ajo për të mbuluar vjedhjen e saj, u thoshte shqiptarëve se ky është aeroporti më i madh në Ballkan. Po shko bëje pistën 500 metra më të gjatë dhe del më i madhi në Europë. Pra, po zhvillohet një skenar si në Netflix, por me personazhe të vërteta," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin