16 June 2025, 21:29
Nga I.A
Tërmet Peci
TEPELENË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës, ku po verifikohen një sërë dosjesh të lidhura me tendera publikë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se zbarkimi i sotshëm i SPAK në zyrën e Tërmet Peçit, ka ardhur pas denoncimeve në lidhje me fondet shtetërorë dhe dhënien e tenderave.
Pjesë e kontrollit i BKH-së kanë qenë zyra e Financës, zyra juridike e Bashkisë dhe zyra e kryebashkiakut Peçi. Dosja.al, mëson se hetimi ndaj Pecit po kryesohet nga prokurori Bledar Maksuti. SPAK dyshon për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzim me fondet shtetërore.
Nisja e hetimeve erdhi pas një denoncimi të bërë publik nga emisioni investigativ “Plug”. Në emisionin investigativ u paraqitën fakte, kontrata dhe dokumente zyrtare që ngjallin dyshime të forta mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura nga kryetari i kësaj bashkie, Tërmet Peçi në dhënien e tenderave. Peçi akuzohet se bashkë me drejtorin e tij në Bashki, shtetasin Lorenc Bami kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura.
Në emisionin Plug u zbulua se drejtori i Bashkisë së Tepelenës, Lorenc Bami në vitin 2017 në emër të bashkëshortes Aleksandra Bami dhe në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, themeluan kompaninë “NG STRUCTURES shpk” për të përfituar tendera publikë nga kjo bashki. Kjo kompani ka marrë 18 milionë euro tendera nga bashkia e Tepelenës dhe Gjirokastrës dhe 66 milion euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.
Jo vetëm kaq, por në emision u zbulua se si motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, është shndërruar në investitore dhe përfituese e fondeve të AZHBR, pasi i vëllai i ka dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin. Me këtë dhurim, ajo ka ndërtuar një agroturizëm dhe ka përfituar një fond në vlerën 220.000 euro nga fondet e IPARD.
tërmet peci
Politike
16 June 2025, 21:12
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim q&eum...
Politike
16 June 2025, 19:04
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një video tjetër ditën e sotme, ku ka hedhur kunja ndaj med...
Politike
16 June 2025, 19:38
I.A
TIRANË- Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në d...
Politike
16 June 2025, 19:31
I.A
Samiti
TIRANË- Samiti i SEECP në Tiranë ka përfunduar pasditen e sotme me një deklaratë të përbashkët të ...
Politike
16 June 2025, 19:26
Gordana Silanovska-Davkova
TIRANË- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, duke folur në Samiti i SEECP-s...
Politike
16 June 2025, 18:57
I.A
SPAK
TIRANË- Pedagogu dhe ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka depozituar në SPAK dosjen me 400 faqe për plagjiaturë për...
Politike
16 June 2025, 17:50
Franziska Tschinderle
Edi Rama
Një mbrëmje të premteje, dy ditë para fitores së tij në zgjedhjet parlamentare më 11 maj, Edi Rama e mblodhi p&...
Politike
16 June 2025, 15:11
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, në Kryesinë e Kuvendit, u mblodh...
Politike
16 June 2025, 16:39
M.B
Tabela
TIRANA- Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend është mbyllur pas më shumë se tre orësh debate. Në p&...
Politike
16 June 2025, 16:17
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i PD-së i legjilaturës aktuale, Dashnor Sula, i cili nuk u përfshi në zgjedhjet e 11 majit, ka ironi...